Rrëzohet nga ndërtesa, vdes punëtori në Shkodër. Në pranga supervizori

April 13, 2018 11:17

Rrëzohet nga ndërtesa, vdes punëtori në Shkodër. Në pranga supervizori

 

Një punëtor 61-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen Guerrile të Shkodrës, ku viktima me iniciale Xh.C. ishte duke punuar në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe.

Lidhur me këtë ngjarje, policia arrestoi Kolë Pohjan 63 vjeç.

Policia e Shkodrës thotë se ai është supervizor ndërtimesh i palicencuar.

Kolë Pohja akuzohet për punësim të paligjshëm, fshehje të të ardhurave dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

a.s/dita

April 13, 2018 11:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*