Rrëzohet opsioni më i vështirë, sezoni i Superligës nuk shtyhet

August 7, 2019 11:44

Rrëzohet opsioni më i vështirë, sezoni i Superligës nuk shtyhet

Ishte një nga opsionet dhe ndodhta më i vështiri, por që tani është rrëzuar plotësisht.

Nuk do të ketë asnjë shtyrje dhe sezoni i ri i Superligës do të nisë sipas axhendës më 24 gusht.

Kjo konfirmohet nga lëvizjet e fundit në korridoret e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubeve. Më i rëndësishmi ka të bëjë me Skënderbeun.

Ndryshe nga sa parashikohej, skuadra korçare do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar, pavarësisht pezullimi 10 vjeçar nga Kupat e Europës, dënim i dhënë nga UEFA dhe i firmosur edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Në numrin e gazetës Panorama zbulohet se Ardian Takaj ka marrë vendimin e rëndësishëm jo vetëm për Skënderbeun, por edhe për garën në edicionin 2019/2020 të Superligës. Jo vetëm kaq, pasi duke qëndruar në raportimin e gazetës, numri një i klubit korçar kërkon të rikthejë në pankinë Ilir Dajën, teksa ka ndryshuar krejtësisht kurs në merkato: bllokimi largimeve dhe blerje të reja për të forcuar ekipin.

E ardhmja e Skënderbeut ishte çështja më e vështirë për t’u zgjidhur në prag të sezonit të ri, ndërsa ende mbeten në “ajër” klubet që kanë probleme me financat dhe si rrjedhojë me licensimin. Por kjo nuk e pengon Federatën të vazhdojë me programin, që sipas rendit kërkon si fillim hedhjen e shortit që do të përcaktojë kalendarin e Superligës. Në një moment të dytë do të përcaktohet nëse do të ketë ose jo ndryshime në tabelën e skuadrave që do të luajnë në kampionatin elitar të futbollit në vend.

l.h/ dita

August 7, 2019 11:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin