Fier, PS dënon dhunën mbi kandidatin e FRD: Nuk është hera e parë

Redaksia Online June 11, 2013 11:54

Fier, PS dënon dhunën mbi kandidatin e FRD:  Nuk është hera e parë

 

Dega e Partisë Socialiste në Fier reagon ndaj ngjarjes së të dielës në mbrëmje, kur kandidati i FRD-së, Mit’hat Hoxha, u dhunua barbarisht nga persona të paidentifikuar. Në një deklaratë për mediat, PS-ja e Fierit shpreh shqetësimin e saj, duke theksuar se dhuna fizike e ushtruar ndaj Hoxhës nuk është rasti i parë por i pesti që në 1994, ku ngjarja më e rëndë është vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi në 2009, një krim që edhe pas katër vitesh mbetet pa autor. Partia Socialiste e  Fierit thekson se ngjarja e 9 qershorit është një akt i dhunshëm jo vetëm kundër një personi, por kundër të gjithë procesit zgjedhor.

Deklarata e plotë e Andjus Olldashit, kreu i PS-së së Fierit

“Dal sot të denoncoj dhunimin e hapur fizik që po i bëhet fushatës zgjedhore në qarkun e Fierit dhe inekzistencën e shtetit ligjor. Mbrëmjen e të dielës është rrahur barbarisht kandidati për deputet i Partisë Fryma e Re Demokratike, Mit’hat Hoxha, të cilin e kishin kërcënuar më parë me jetë për tu tërhequr nga fushata që po kryen në qytetin e Roskovecit dhe fshatrat përreth. Partia Socialiste e dënon ashpër këtë akt të dhunshëm me prapavijë politike, që në këtë rast nuk është kryer vetëm kundër një personi, por kundër të gjithë procesit zgjedhor. Nuk është hera e parë, që në Fier ndodhin incidente të tilla në ditët përpara zgjedhjeve, ku forcat opozitare janë dhunuar barbarisht nga përfaqësues të pushtetit, me qëllim trembjen e tyre dhe demoralizimin e elektoratit e gjerë opozitar.

Në vitin 1994 e gjithë bota i di ngjarjet e turpshme që ndodhen në Libofshë, të gjithë i mbajnë mend rrahjet që pasuan zgjedhjet e 96-s, shkatërrimin e shtetit në 1997-n, grushtin e shtetit në 1998; e më keq ndodhi në vitin 2009, po në qytetin e Roskovecit, kur u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij deputeti socialist Fatmir Xhindi. Si gjithmonë policia nuk ka një autor apo motiv për këto ngjarje. Gjithmonë në këto raste është policia që ikën në drejtim të paditur, ndërsa autorët qëndrojnë në vend dhe drejtojnë lëvizjet e policisë. Kjo tregon edhe një herë atë ç’ka denoncuam disa ditë më parë, faktin se policia është kthyer në një instrument të pushtetit e të Partisë Demokratike dhe se shteti ligjor sot është inekzistent.
Por ne u themi këtyre kriminelëve se nuk trembemi. Ne u themi se populli opozitar dhe ai shqiptar nuk frikësohet nga makinacionet, shantazhet apo dhuna e tyre. Unë i siguroj të gjithë se lumi i votave të opozitës, lumi i votave të Partisë Socialiste do t’i ndëshkojë këta  kasapë me votë, e nesër me ligjin e së drejtës.
Partia Socialiste solidarizohet me kandidatin e Frymës së Re Demokratike Mit’hat Hoxha dhe i uron atij shërim sa më të shpejtë e rikthimin në fushatë.
Ndërkohë, u bëjë thirrje gjithë socialistëve, gjithë opozitarëve, gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, ejani e votoni masivisht më 23 qershor për numrin 29, votoni për Rilindjen e vendit, votoni për familjet dhe fëmijët tuaj! Votoni që të mos iu dhunojnë më, votoni që mos tu vjedhin më, votoni që të mos ju përbuzin më! Votoni masivisht për rilindjen që të ndëshkoni njëherë e përgjithmonë politikën e mbrapshtë dhe shkelësit e ligjit!”

 

Kandidati i FRD për kurim në Tiranë, Topi: Burgaj një militant, ruan Berishën, jo qytetarët!

Ka mbërritur në Tiranë për një kurim më të specializuar kandidati i Frymës së Re Demokratike për qarkun e Fierit, Mit’hat Hoxha. Ky i fundit u rrah barbarisht në Roskovec mbrëmjen e së dielës.

Kryetari i FRD, Bamir Topi ka vizituar në spital Hoxhën, prej nga ka akuzuar edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Topi tha se Burgaj është një militant partiak dhe i paaftë.

“Policia siguron eskortën e kryeministrit dhe harron sigurinë e qytetarëve. Ky është një akt me prapavijë politike,” tha Topi.

Kreu i FRD tha se kandidati i partisë së tij ka pasur kërcënime për të mos u angazhuar në politikë.

Kryetari i FRD madje ka hedhur poshtë deklaratat e policisë së Fierit, që deklaronte se nuk ka pasur asnjë denoncim për kërcënim ndaj Hoxhës. Topi tha se policia nuk ka vepruar, ndonëse patrullonte përpara spitalit.

****

Dhunohet kandidati i FRD, Topi: Berisha, garanto ecurinë e zgjedhjeve

Fryma e Re Demokratike reagon zyrtarisht në lidhje me dhunimin e kandidatit të saj, Mitat Hoxha, në Roskovec. Në një konferencë shtypi, kreu i FRD-së, Bamir Topi, e cilësoi ngjarjen një akt kriminal. Topi nuk akuzoi konkretisht askënd, por kritikoi neglizhencën e policisë së Fierit ndaj këtij rasti të rëndë. “Denoncoj publikisht një akt të rëndë kriminal që ka ndodhur në Roskovec, ku personat tashmë të identifikuar kanë dhunuar barbarisht kryetarin e FRD-së dhe kandidat për Roskovecin. Si ish-president i republikës dhe politikan i përgjegjshëm jam i prirur që të mos vë gishtin te asnjë forcë politike, sepse në të tilla raste ai që ka më shumë rëndësi është roli i institucioneve të shtetit. Kam kritikë të hapur për përfaqësuesit e policisë në qytetin e Fierit, të cilët që nga ndodhja e ngjarjes deri para pak çastesh nuk kanë marrë mundimin të jenë prezent. Policia ka për detyrë të mbrojë jetën e kandidatëve, pavarësisht forcës për të cilën kandidojnë”, tha Topi. Duke sjellë para mediave foto të kandidatit të dhunuar, i cili gjendet në spital në gjendje të rëndë, Topi tha se ngjarje të tilla i vënë vendit njollë në sytë e ndërkombëtarëve. Kreu i FRD-së tha se para te të bëhen premtime për 4 vitet e ardhshme, partia në pushtet duhet të garantojë proces të lirë zgjedhor. “Prokuroria vazhdon punën e saj por ajo që dua të prezantoj nuk janë pamje për një vend demokratik. Shikojeni kandidatin në ç’gjendje është katandisur. Unë i drejtohem drejtpërdrejt atij që e ka për detyrë sipas ligjit të garantojë një proces të lirë e të ndershëm, që para se të japë premtime për 4 vitet e ardhshme, të garantojë ecurinë e zgjedhjeve të reja. Shteti është për të gjithë qytetarët, por ky pushtet që operon me falanga të tilla duhet t’i vërë gishtin kokës, sepse jemi në një situatë që na vë një njollë para ndërkombëtarëve. Ne kemi dhënë informacion edhe te OSBE/ODIHR dhe ata po bëjnë verifikimet e tyre”, tha Topi.

 

Rrihet kandidati i FRD në Roskovec, familja: Për shkaqe politike

Dhunohet barbarisht kandidati i Frymës së Re Demokratike në Roskovec, Mitat Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, ndërsa Hoxha kthehej në shtëpinë e tij. persona të paidentifikuar i kanë dalë atij në rrugë dhe e kanë qëlluar me mjete të forta.

Britmat nga dhimbjet kanë nxjerrë familjarët të cilët e kanë gjetur të gjakosur në fytyrë dhe trup dhe e kanë dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit, ku i është nënshtruar mjekimit intensiv në repartin e reanimacionit, ku gjendet edhe sot.

Familjarët e zotit Hoxha thonë se ngjarja ka ndodhur për motive politike. Babai dhe bashkëshortja e kandidatit Hoxha shprehen se një sulm i tillë ka qenë i paralajmëruar nga telefonata anonime dhe kërcënime për tërheqjen e tij nga kandidimi për zonën e Roskovecit.

 

Redaksia Online June 11, 2013 11:54
Komento

14 Komente

  1. shpatar June 10, 09:16

    Te na ruaje zoti se qeveria ka shku per leshin e zhofit.

    Reply to this comment
    • LORA June 10, 10:07

      E keni gabim,shpatar;zoti thote “ruaju te te ruaj”.Sic duket keta te FRD-se e kane harruar kete mesim te vjeter sa njerezimi.
      Jetojme ne kohen e shtetit te fundarepsur ne breket e dhjera te dr.krimit,kur e vetmja alternative eshte ajo e “dy duarve per nje koke”.

      Reply to this comment
  2. Jakupi June 10, 11:36

    Ju lutem si quhet babai i Hoxhes?Mos është nga Kurjani?…Kjo do zbardhtete dicka!…

    Reply to this comment
  3. QEMAL LACI June 10, 12:08

    Nuk presim gje tjeter nga keto huligane qe ka PD nga mbrapa ,se me keto ajo pretendon te marri ndonje vote ,keto jane te urdheruar nga kupola e larte e PD qe tani ndollen ne Fier .

    Reply to this comment
  4. SHKARRAVINA June 10, 12:20

    keto jane kriminelet e OLLDASHIT FILLUAN PRAP ME DEPUTET SE E KA VRA EDHE NJE NE FIER AY DO VARUR OLLDELJA E QELBUR ZAGARI

    Reply to this comment
    • nendetsja 105 June 10, 13:44

      O Shkarravine, te ndjerin Xhindi e ka vrare vellai i ish drejtorit te gjimnazit kunder deshires dhe urdherit te Sokol Beqir Ballukut. Koli kishte dhene urdher t’i hiqej vetem nje dajak i lehte Fatmirit sa te vinte mend dhe mos pengonte vjedhjen e votave ne Kurjan e Rroskovec. Pra kemi te bejme me tejkalim kopetencash nga ai zotnia, qe punon me miell, femra e pasagjere Anglie ne Belgjike dhe Francen veriore. Te lutem shkarravine here tjeter te jesh me i sakte.

      Reply to this comment
  5. sebastjan June 10, 15:14

    O topi qe te raft topi mbi koke po pse more berisha ta ka rahur kandidatin eee??/

    Reply to this comment
  6. Fredi June 10, 15:16

    Ok ka shume te drejt familja e tij qe e politizon sepse edhe per ate eshte plus se jemi ne fushat por qe te thote kryetari i frd qe ketu ka gisht PD pa patur asnje prove kjo eshte e pamoralshme besoj une.

    Reply to this comment
  7. Elbasani June 10, 15:17

    i hodhen bomben kollozit nuk beri ze njeri pervec PD e rahen kete te shkretin u tur PS duke be akuza direktre u tur edhe FRD duke be akuza, FRD te pakten i takon me be akuza edhe pse keto i ka te pa faktuara por PS pse perzihet me FRD a thu qe i dhimbsen PS kandidatet e FRD

    Reply to this comment
  8. Todi June 10, 15:18

    Ty duhet te te vij turp z.Topi qe ben deklerata kunder berishes sepse te gjithe e dime se si te vendosi berisha president ty dhe ti ia ktheve shpinen.

    Reply to this comment
  9. fat man June 10, 22:00

    Sakol Olldelja nipi legjitim me gen i Beqir Ballukut eshte de fakto minister i brendeshem. Te shikojme burrerin e ketij pas 23 Qershorit.

    Reply to this comment
  10. Demokrat June 10, 23:45

    <Esht e njejta dore qe vrau te ndierin Fatmir xhindin dhe esht e njejta motiv qe ka ndodhur ne 2009 nga te njejt ata qe muren bashkin e rroscovecit me zore aty Jane fsheuhr horrar e olldashi it qe e Marin me force e me te viedhur zhdo gje dhe zhdo istuticion po kush jane ata ata qe kan veare edhe nje djal tjeter nga kurjani edhe nje nga vloshi edhe nje djal tjeter nga mbersi dhe ka mar frike tere zona nga ata sepse policin e rroscovecit dhe ate te fierit edhe naften e marinzes e zotrojne e ata dhe e mbyllen qygjin me lek dhe me shtetin e te tera ato hesape po ka edhe me shum gjera te tjera qe media nuk I di dhe as nje nuk felt se kan frik nga automatiku naten te vrasin dhe diten te qajne dhe prisni se do vrasin akoma te tjere dhe votat I kan viedhur e mar me zore dhe do ti viedhin e do ti Marin prape me zore esht emri e fisi atje me shtetin atje duhet ti ngrihet nje hetim zones rroscovecit kurjanit vloshit strum it vidhishtes e mbers it.

    Reply to this comment
  11. stili. June 11, 12:18

    vetem nje verejtje qe ta kuptojne te gjithe dhe shqiptaret e intelektuale te ndershum e dijen mire se gazetat SHEKULLI,TEMA e disa te tjera jane GAZETA PRIVATE te P,S e L.S.I -se dhe paguhen DIREKTE ILEGALISHT nga RAMA META vetem qe te rrejne e propagandojne kunder SALIH BERSISHES.

    Reply to this comment
  12. Mark uk June 11, 12:25

    Po plagosjen e deputetit te partis demokratike te ndierit Azem Hajdari nga deputeti socialist Gafurr Mazrreku si e ke harruar.Po vrasjen e tij me 12 shtator e harrove,ku muaren pjes rreth 90 persona si dhe policia e shtetit.Jam i sigurt si ata qe bejn sikur u dhimbset,pra socialistet,e sot kerkojn te lajn duart si pilati.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim