Rriten çmimet e sigurimit të makinave

August 24, 2016 15:05

Rriten çmimet e sigurimit të makinave

Sigurimi i detyrueshëm i makinave tashmë do të kushtojë deri në 25% më shtrenjtë. Shoqëritë e sigurimeve duke filluar nga dita e sotme i kanë shitur policat TPL me një çmim të ri, mesatarisht në 18,500 lekë.
Kjo rritje e çmimeve sipas drejtuesve të kompanisë së Jo-Jetës erdhi për disa arsye.

E para ka të bëjë me reflektimin e vendimit të AMF-së, se primi i riskut nuk duhet të jetë më i ulët se 100 euro, çka do të thotë se nuk mund të shiten polica nën këtë vlerë. Sipas shoqërive të sigurimit, nga bilanci i të dhënave të gjashtëmujorit rezultoi se primi i riskut ishte mbi 100 euro.

E dyta, sipas drejtuesve të shoqërive të sigurimit, shkak për rritjen e tarifave janë aksidentet e shumta automobilistike që kanë ndodhur kohët e fundit e që kanë bërë që të rritet ekspozimi kundrejt këtyre rreziqeve.

E treta, sipas tyre, tarifa e re reflekton edhe rritjen e taksës së sigurimeve që hyri në fuqi në janar të 2016-ës.
Në paketën e re fiskale 2016, taksa kombëtare nga 3% u rrit në 10%. Shoqëritë e sigurimit shpjeguan se nuk e reflektuan këtë ndryshim te primi i shkruar bruto për produktet TPL në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të AMF-së, produkti TPL e brendshme, në periudhën janar – qershor 2016, pati një rritje prej 4.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.20% krahasuar me periudhën janar – qershor 2016.

Pavarësish kësaj rritje, Shqipëria ende ka nivelin më të ulët mesatar të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik në rajon./MONITOR

August 24, 2016 15:05
Komento

8 Komente

  1. AKILI August 24, 16:32

    keta po jane hajdut me cizme cfaj kane ata qe nuk bejne axidente dhe e dyta mir qe din nvelet me jashte po nivelet e rrogave i dine keta hajno

    Reply to this comment
  2. Ardit August 24, 19:01

    Nje grusht mafiozesh oligarke ,shumica maloke, vazhdojne te rrjepin me naften,te rrjepin me sigurimet,te rrjepin me gjithe cfare kane ne dore. Ceti,Ponari,Morina e gjithe sorrollopi i tyre malok i mbush xhepat me miliona euro Edi Rames ne cdo pale zgjedhje qe pastaj te zhvase deri ne palce budallenjte dhe idiotet qe votojne Ramen apo e shesin voten per 50 mije lek te Ilir Meta.
    Mire ti behet ketij populli te mbaruar,nuk e ka thene kot ai i mencuri,cdo popull meriton qeverine qe ka!

    Reply to this comment
  3. gjon cima August 24, 19:21

    Po ju ofroj ate qe nuk degjohet kurre ne vendin tone, nga politikanet, analistet, gazetaret etj. Modeli i shkelqyer eshte shume i thjeshte ne dukje te qarte ne Vendet Nordike dhe nuk eshte nevoja per ta imagjinuar por thjesht per tu marre ne dore me ndershmerine shqiptare.
    Vendet Baltike, qe dolen nga i njejti projekt i deshtuar komunist, sot jane ne rrugen drejt shkelqimit.
    Lituania, me te njejten popullsi me Shqiperine, krijon nje GDP vjetore prej 43 miliarde $ kundrejt vetem 12.2 miliarde $ te GDP shqiptar.
    Letonia, me vetem 2 milion banore, krijon nje GDP vjetor prej 28 miliarde $, dmth 2,5 here me shume se ne.
    Estonia, me vetem 1.3 milion banore, krijon nje GDP vjetor prej 23,847 miliarde $, dmth dy here me shume se ne.
    Singapori, nje qytet me vetem 719,1km2, qe e kam vizituar me admirim, krijon nje GDP vjetor prej 308 miliarde $, dmth 50% me shume se Geeqia edhe pse me popullsi sa gjysma e Greqise.
    A ka njeri qe me jep shpjegimin per keto fakte?

    Reply to this comment
  4. Darius August 24, 19:41

    Deri para 3 vjetesh ishin 165.000 siguracione te pa deklaruara,thjesht ne xhep!!
    Jo 25% po 2.500% ti rrisni hallall derisa keni copa delesh qe nuk ju q!jne robt juve me kuc e me mac…!!!

    Reply to this comment
  5. Vladimir August 24, 20:10

    Per fat te keq, duam apo nuk duam, eshte si thote Ardit. Edi e di qe partia e Berishes nuk merr vota. Kjo e ka bere arrogant e mosperfilles ndaj atyre qe e votojne. 90% te shqiptareve i di dele dhe na trajton si dele, 10% qe i bejne pune jane keta boset e siguracioneve, te mediave, te spiataleve private, etj.
    Shoqerite bandite te siguracioneve dalin çdo vit me fitime te ekzagjeruara, me gjithe nderhyrjet e Bosave per te rritur artificialisht shpenzimet. Kjo ndodh se shperblimi i demit qe ju bejne shqiptareve eshte qesharak. Per te njejtin dem e ne te njejtin vit ne Itali kam marre 2 milione lireta dhe ne Shqiperi vetem 10 mije leke te reja.
    Ketu nuk ka mbrojtje te konsumatorit nga askush, asnje nga mekanizmat qe funksionojne ne Europe, nuk funksionon te ne. Mbetet ti drejtohesh gjykates dhe gjyakata po dihet…
    Ku eshte konkurenca midis kompanive, keta, ne kundershtim te hapur me ligjin per monopolet, veprojne ne unison per te zhvatur shqiptaret.
    Mjere ne…

    Reply to this comment
  6. sula August 25, 00:11

    Hajduteria e Rilinndjes eshte e frymezuar nga LSI,populli eshte “budalla”!Sa te vije …..2017.

    Reply to this comment
  7. sula August 25, 00:15

    Hajduteria e Rilinndjes eshte e frymezuar nga LSI,populli eshte “budalla”!Sa te vije …..2017.Ponari(malok tropoje)ka blere 2 vila ne Austri me leket tone ,me ndihmen e qeverise,maloku tjeter nga kukesi bleu Piazzen per 6 milion euro.Ule kurrizin e popull !!

    Reply to this comment
  8. Hani pak mos hani shume m.... August 25, 03:28

    Qyetatret te KUNDERSHTOJNE masivisht, te mos sigurojne asnje makine, por ama masivisht te tere pa perjashtim, se shtet spurdhjak eshte ky.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*