Rriten masat e sigurisë në porte pas sulmeve në Bruksel

March 24, 2016 13:25

Rriten masat e sigurisë në porte pas sulmeve në Bruksel

Pas sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel, Portet e Republikës së Shqipërisë, si ai i Durrësit, Shën Gjinit, Vlorës, Sarandës, “Romano Port” Durrës, “Petrolifera” Vlorë, kanë marrë masa të larta sigurie.

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto urdhëroi “Autoritetin Shtetëror për Sigurinë në Porte”, për testimin e nivelit të sigurisë në portet e vendit, për të parë reagimin në kohë të forcave të sigurisë dhe për të parandaluar ngjarje që cënojnë sigurinë.

Burime zyrtare të MTI-së bënë të ditur se ndër masat që kanë filluar të aplikohen, janë shtimi i kontrolleve të hyrje daljeve të individëve të ndryshëm, kontrolle të imtësishme të mjeteve dhe të pasagjerëve. “I bëjmë thirrje qytetarëve dhe operatorëve portuale privat, që të bashkëpunojnë me autoritetet. “AShSP”, po monitoron dhe kontrollon zbatimin e masave për administrimin specifik nga portet”, thanë burimet./E.T

March 24, 2016 13:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*