Rriten me 41% vetvrasjet te moshat e reja, qytetet më të prekura janë…

May 29, 2018 08:42

Rriten me 41% vetvrasjet te moshat e reja, qytetet më të prekura janë…

Në vitin 2017 në Shqipëri u kryen 199 vetëvrasje, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, me një rënie prej 11.5% (26 persona më pak) në krahasim me vitin e mëparshëm. Ndonëse ky është niveli më i ulët që nga viti 2012, kur raportohen të dhënat, sërish vetëvrasjet mbeten mbi tre herë më të larta sesa vrasjet (që në vitin 2017 ishin 63).

Por cilat janë grupmoshat që vrasin më shumë veten dhe qytetet ku shënohet numri më i lartë i vetëvrasjeve në raport me popullsinë?

“Monitor” ka përpunuar të dhënat e INSTAT, nga të cilat rezulton se në vitin 2017 ka pasur rënie të vetëvrasjeve tek moshat e mitura (10-19 vjeç), por është shënuar një rritje e ndjeshme për të rinjtë e moshës 20-29 vjeç. Në këtë grupmoshë u kryen gjithsej 34 vetëvrasje, me një rritje prej 41% (ose 10 të rinj më shumë që kanë preferuar të ikin para kohe nga kjo botë) në krahasim me vitin e mëparshëm.

Psikologët pohojnë se studimet e fundit nxjerrin moshën 14-25 vjeç si më të prekur nga ky fenomen. Të tjera studime e kanë çuar deri në moshën 29-vjeçare. Është edhe mosha e rritur e vonë e prekur, por arsyet se pse e marrin këtë akt i diferencojnë.

“Adoleshentët, duke jetuar në periudhën e zhvillimit shpërthyes të individit dhe formimit të personalitetit, janë lehtësisht të ndikueshëm nga faktorët socio-ekonomikë. Konkretisht, edhe në Shqipëri, ideja e adoleshentëve për të konkurruar për status: veshje, teknologji, para, makina luksoze, udhëtime etj., i vë ata nën një trysni që shpesh i çon në vetëvrasje. Edhe rrjetet sociale janë një faktor negativ në këtë mes, pasi u ofron mundësi ekspozimi të gjerë, nga ku një pjesë nuk mundet të arrijë të ketë të njëjtat. Ne si ekspertë e quajmë si dukuri “të pasurit të gjithçkaje”. Por jo të gjithë arrijnë t’i kenë dhe frustrohen. Presioni social shpesh bëhet i fortë dhe mund të ndikojë në marrjen e vendimit të vetëvrasjes”, ka pohuar më herët për Monitor, Prof. Asoc. Dr. Arjana Muçaj, anëtare e Këshillit të Psikologëve.

Në të kundërt, një tendencë dominuese në vitin 2017 ka qenë dëshira më e ulët për t’i dhënë fund jetës tek moshat pak më të pjekura, nga 30-44 vjeç, ku vetëvrasjet kanë rënë me 50% (28 më pak), duke ndikuar në uljen e tendencës së përgjithshme.

Një rritje e fortë e vetëvrasjeve, pothuajse dyfishim ka ndodhur te grupmosha 50-54 vjeç, në 31 raste, ku varfëria mbetet arsyeja kryesore e kësaj zgjedhjeje.

Në total, grupmosha 49-60 vjeç dominon, me 52% të totalit të vetëvrasjeve.

Meshkujt më të dobët, Lezha, qarku me më shumë vetëvrasje

Meshkujt janë ata që dorëzohen më shpejt përpara vështirësive të jetës, me 68% të vetëvrasjeve në total. Rekordi është në Elbasan ku 12 meshkuj vranë veten në 2017-n.

Rrethi që ka më shumë vetëvrasje në vlerë absolute është Tirana, me 37 persona që e kanë ndërprerë jetën përpara kohe (65% ishin meshkuj). Por, nëse i llogarisim sipas numrit të banorëve, kryeqyteti shqiptar rezulton i fundit, me 4.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Qarku më problematik është Lezha, me 13.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Korça (11.2), Berati (9.9), Durrësi (9.1).

Qarku ku kryhen më pak vetëvrasje në fakt është ai më i varfëri, Kukësi, me 2.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Në total, në Shqipëri në vitin 2017 u regjistruan 6.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Ky është një ndër nivelet më të ulëta në rajon, pas Greqisë me 5.4, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që i referohen vitit 2015. Në rajon kryeson Serbia me 19.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Mali i Zi (12.4), Maqedonia (9.9), Bosnja (7.1). Italia e ka këtë tregues 8.7, ndërsa mesatarja globale është 10.7.

s.a/dita

 

 

May 29, 2018 08:42
Komento

4 Komente

  1. Sallakja May 29, 11:18

    Per nje vend te vogel si Shqiperia, shifrat jane dritheruese.
    Po te isha kryminister do jepja dorheqjen, me motivacionin:
    I pa afte per te ndezur nje drite ne tunelin e erret ku fatkeqesishte ndodhet Shqiperia

    Reply to this comment
  2. lisi May 29, 13:22

    Keshtu ndodh kur K/minister zgjedh nje mjek psikopat ose nje piktor idiot ose nje mundes patru ose nje kalama qe vetem di te qesh

    Reply to this comment
  3. Dibrani May 29, 16:05

    Dua te pershendes gazeten Dita ,.panvarsisht anamit tek regjimi Rama ,..komentet e mia i lejoni ,..me vjen mir..

    Kur thuhet jan rritur vetvrasjet e te rinjve me 41% kjo tregon qart ,..qe ne Shqiperi shpresa ka vdek.

    Ka plot njeres te dobet qe nuk mund ti perballojne sfidat e jetes dhe gjykojne me vetvrasje….kjo ndodh nga monotonia e keq-qeverisjes Rama – Berisha qe 28 vjet qe nuk jep shpres.

    Kjo shpres e vdekur ndihet jo vetem tek vetvrasjet,..por dhe tek lindjet e pakta apo largimi i qytetareve.

    Populli duhet te shikoj te verteten ne sy ,..300-400 mij lekshii i vjeter ne muaj ,.duke ja marr ne goj Rames apo Berishes nuk eshte zgjidhja.

    Zgjidhja vjen kur tipa si Rama – Berisha – Metà – Monika – Basha – Balla – Brace – Spiropala – Ruca – Xhafa – Peza – Tahira – Beqaj – Ahmetaj- Prenga – Noka – Mane – Fino – Majko – Bushata-Klosi- Nikolla e tjer ,..hidhen ne kosh te plerave

    Neqoftese ky popull nuk hedh ne kosh te plerave te 140 pseo deputet kjo monotoni do vazhdoj per dekada tjera ndoshta dhe shekuj.

    Arsyja shum e thjesht ,…vjedhja eshte adikshen and pushteti u jep imunitet plus jan te plot-fuqishem …ata jan aq te paskrupellt sa edhe pse ditet e tyre mbrojne ne politike,…ven trashigmtaret e tyre ne nje menyr or tjeter.
    Kemi rastin Meta – Moniika Saliu -Malltezi-Basha Hajdari -vajza e vet Fahri Balliu – djalin e vet. Edhe Rama mbas shum viteve i zhytur ne korrupsion do ta gjej trashigimtarin e vet per te mbrojtur veten dhe pasurin kriminale te tij,..kjo vlen per gjith 140 deputetet kush me shum e kush me pak.
    Shumica e ketyre deputeteve jane per te mbrojtur pasurit e tyre dhe numra per te plot-fuqishmit .

    Po ti veni re gati 100% e deputeteve nuk artikulon ide per ligje te reja qe funksionojne drejt me kohen apo ide te reja per zhvillimin e Ekonomis dhe punsimin .

    Shum nga politikanet mendojne qe ekonomia e nje vendi rritet duke ulur taksat apo turizmi apo me shum rrug apo duke ber lulishte apo bujtina sic thot Rama

    Te gjith e kan gabim ,..perarsyje se jan injorant dhe medioker ne formim.

    Ekonomia e nje vendi zhvillohet vetem kur shteti i ve te gjith potencialet e buxhetit ne ARSIM.

    Vetem ARSIMI prefesional zhvillon ekonomin

    Neqoftese genjejme veten me ARSIM me diblloma dhe universitete fallco ateher Ekonomia do mbetet vend numro .

    Arsimi prefesional hap rrugen per investime ,.per ide te reja pershtatur kohes ,..per rroga te larta ,..per politik berje me efikase ,..per te zvillimin e shkences qe hape dritare te reja pune dhe efikasiteti.

    Kjo zhvillon ekonomin dhe hap shpresen per te jetuar

    Reply to this comment
  4. Deshmitar y May 29, 16:43

    Enveri ishte dictator.vriste njerez.
    Ka leket ne demokraci vetem vete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*