Rriten pagat për policët: Sa përfiton secila kategori nga orët shtesë

February 16, 2017 19:49

Rriten pagat për policët: Sa përfiton secila kategori nga orët shtesë

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë paga më të larta për orët shtesë jashtë orarit dhe për ditët e festave. Ky vendimi është marrë nga qeveria në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Në TiranaPost.al kërkuam informacione me shifra konkrete në Ministrinë e Brendshme, për të kuptuar se sa janë rritur rrogat për policët rrugorë, ata të rendit si dhe ata të cilët janë në ndjekje të kriminelëve.
Pas pensionistëve, në thelb kjo rritje rrogash, edhe pse shumë pranë nisjes së fushatës, është diçka e mirë sepse fut më shumë para në xhepat e qytetarëve.

Shpërblimi i policëve fillon nga 150 mijë lekë të vjetra dhe është kompetencë e Drejtorit të Policisë.

Nëse këta efektivë bëjnë punë shtesë gjatë orëve të natës, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare nga ora 19:00 deri në orën 22:00, ata përfitojnë një shtesë page prej 20%.

Sot, paga e një punonjësi policie me rolin bazë, është 450 mijë lekë të vjetra.
Paga e një punonjësi policie, grada Nënkomisar, është 580 000 mijë lekë.
Paga bazë e një punonjësi policie, grada Komisar, është 630 000 mijë lekë.
Paga bazë e një punonjësi policie, grada Kryekomisar, është 750 000 mijë lekë.
Paga bazë e një punonjësi policie, grada Drejtues, është 850 000 mijë lekë.

Në rastet kur orët shtesë të shërbimit kryhen nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, punonjësit e policisë do të përfitojnë një shtesë page prej 50%.

Për sa i përket orëve shtesë gjatë ditëve të festave dhe ato të pushimeve javore, punonjësit e policisë do të përfitojnë 25% shtesë page.
Nga një analizë e shpejtë duket qartë se sa më lartë të jesh në gradë, aq më shumë shpërblehesh.

Lajmi i mirë për uniformat blu është se më në fund çdo orë shtesë do të paguhet. Vendimi i qeverisë parashikon që punonjësit e Policisë së Shtetit, ashtu si administrata publike, të punojnë 40 orë në javë, nga 8 orë punë në ditë dhe për çdo orë shtesë të aplikohen shpërblimet e mësipërme.

Përsa i përket lejeve vjetore të punonjësve të policisë, ato do të jenë të përshkallëzuara në bazë të gradës, të cilat variojnë nga 30 deri në 40 ditë.

Ky vendim për shpërblimin e çdo ore shtesë afron vendin tonë më pranë standardeve europiane dhe mënyrës se si policia funksionon në vendet e BE-së./tiranapost.al

February 16, 2017 19:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*