Rritet barra fiskale në të gjithë vendet e BE-së

June 16, 2014 12:54

Rritet barra fiskale në të gjithë vendet e BE-së

Barra fiskale e përgjithshme ka pësuar rritje në të gjithë vendet e BE-së dhe taksa mbi punën ngelet burimi kryesor i recetave fiskale.

Raporti i recetave fiskale, domethënë shuma totale e taksave dhe e kuotizacioneve sociale ka shkuar në nivelin 39,4% të PBB-së në vitin 2012 të BE-së 28. Një rritje kjo në raport me vitin 2011 ku niveli ishte ne shifrën prej 38,8%. Barra fiskale e përgjithshme është rritur gjithashtu në zonën euro (BE-18) për të kapur nivelin e 40,4% të PBB-së në vitin 2012, kundrejt 39,5% në vitin 2011. Për vitin 2013 vlerësimet e Eurostat konstatojnë, se tendenca do të vazhdojë të jetë në rritje për recetat fiskale në të dy zonat.

Barra fiskale ndryshon ndjeshëm nga një shtet në tjetrin, duke variuar nga 2012 në më pak se 30% të PBB-së në Lituani (27,2%) në Bullgari dhe Letoni (27,9%), në Rumani dhe në Slovaki (28,3%) në Irlandë (28,7%) dhe me më shumë se 40% të PBB-së në Danimarkë (48,1%), në Belgjikë (45,4%) në Francë (45,0%), në Suedi (44,2%), në Finlandë (44,1%) në Itali (44,0%) dhe në Austri (43,1%).

Rritje e barrës fiskale me më shumë se 1%, midis 2011 dhe 2012, është konstatuar në Hungari (nga 37,3% në 39,2%), në Itali me ( 42,4% në 44,0%), në Greqi nga (32,4% në 33,7%), në Francë nga (43.7% në 45,0%), në Belgjikë nga (44,2% në 45,4%) dhe në Luksemburg nga (38,2% në 39,3%), ndërsa ulje janë konstatuar në Portugali nga (33,2% në 32,4%), Britani e Madhe nga (35,8% à 35,4%) dhe në Sllovaki nga (28,6% në 28,3%).

Taksa mbi punën, burimi kryesor i recetave fiskale thuajse në të gjithë shtetet anëtare të BE-së 

Burimi kryesor i recetave fiskale në BE-28 buron nga taksimi i punës, i cili përfaqëson më shumë se gjysmën e totalit të recetave fiskale në 2012 (51,0%), e ndjekur nga taksa mbi konsumimin (28,5%) dhe taksimi mbi kapitalin (20,8%)

Në 24 shtete të BE-së taksimi i punës përbën burimin kryesor të recetave fiskale për 2012, ndërsa në 13 prej tyre përbën më shumë se gjysmën e recetave fiskale në total. Proporcionet më të larta të taksimit mbi punën janë vëzhguar në Suedi (58,6%), Holandë (57,5%), në Austri (57,4%), në Gjermani (56,6%). Ky taksim është nën nivelin prej 40% vetëm në Bullgari (32,9%), në Maltë (34,6%), në Qipro me (37,1%) dhe Britaninë e Madhe me (38,9%).

Për sa i përket taksimit mbi konsumimin, ai përbën burimin kryesor të recetave fiskale për vitin 2012 në katër shtete të BE-së, Bullgar i(53,3%), Kroaci (49,1%) dhe Rumani (45,1%). Proporcionet më të ulëta të taksimit mbi konsumimin janë regjistruar në Belgjikë (23,7%), Francë dhe Itali me (24,7%).

Taksimi mbi kapitalin përfaqëson proporcionin më të vogël të recetave fiskale në të gjithë shtetet e BE-së për vitin 2012. Proporcione superiore mbi 25% janë konstatuar në Luksemburg me  (27,5%), në Britaninë e Madhe (27,4%), në Maltë me (26,6%)  dhe në Qipro me (26,1%), dhe më të ulëta se 10% në Estoni (7,1%) dhe në Slloveni me (9,8%).

Të dhënat statistikore, janë nxjerrë nga botimi i 2014 “Tendenca e taksimit në Bashkimin Europian”, të publikuar nga Eurostat, zyra e statistikave të BE-së dhe Drejtoria e Përgjithshme e Fiskalitetit dhe Unionit Doganor të Komisionit Europian. Publikimi prezanton një bashkësi indikatorësh fiskalë të harmonizuar, të bazuar mbi sistemin europian të llogarive (SEC 95), i cili lejon një krahasim të besueshëm të sistemeve fiskale dhe të politikave fiskale midis shteteve anëtare të BE-së./im.ta/

 

 

June 16, 2014 12:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*