Rritet çmimi i benzinës, naftës dhe gazit

November 5, 2017 09:47

Rritet çmimi i benzinës, naftës dhe gazit

Përdoruesit e automjeteve janë ndodhur dje që nga mëngjezi përballë një surprize të hidhur: çmimi i shitjes së karburanteve me pakicë është rritur me 5 lekë për litër në të gjitha pikat e tregtimit.

Disa nga shoqëritë tregtare që e shisnin deri dy ditë më parë gazoilin (naftën) me 168 lekë/litër e kanë rritur atë në 173 lekë/litër, ndërsa benzinën nga 169, në 174 lekë për një litër.

Ndërkohë, disa të tjera që pretendojnë për karburante më cilësore e kanë rritur çmimin deri në 179 lekë për një litër, -raporton Shqiptarja.Com.

Siç ka ndodhur zakonisht në të tilla raste, por edhe në rastet e uljes së çmimit, të gjitha pikat e karburanteve me pakicë i kanë rritur në të njejtën ditë dhe në të njejtën masë çmimet, duke dëshmuar ekzistencën e një oligopoli të fshehur.

Në 21 qershor të këtij viti në bursat ndërkombëtare një fuçi naftë amerikane (WTI – West Texas Intermediate) arriti një minimum prej 42.52 dollarësh, ditën e premte kjo shifër ishte në nivelin e 54.9 dollarëve për fuçi, me një rritje prej 29 përqindësh.

Ndërkohë detyrimet e tjera fiskale mbi karburantet nuk kanë ndryshuar.

Taksa doganore dhe akciza janë rritur, por kompanitë tregtare të pakicës shtojnë nga ana e tyre edhe një kosto tjetër, që ka të bëjë me shpenzimet e tyre për të arritur, nga 146 lekë për litër, që blihej nafta të premten tek shumica, në 173-178 lekë për litër tek klienti fundor.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, importet e karburanteve pësuan rënie vjetore me 22 për qind gjatë tetëmujorit. Nga 340 mijë tonë naftë të importuara në janar-gusht 2018, gjatë 2017-ës janë importuar 264 mijë tone, ose 75 mijë tonë më pak.

Diferenca në një treg të njejtë është përballuar nga prodhimi i naftës në vend nga rafineria ARMO.

November 5, 2017 09:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*