Rritet kërkesa për energji,  OSHEE hap tender për 270.000 MWH

October 26, 2017 18:27

Rritet kërkesa për energji,  OSHEE hap tender për 270.000 MWH

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike parashikon të blejë 270.000 mwh energji për muajin nëntor, duke rritur ndjeshëm kërkesën, në krahasim me muajin tetor. Sipas njoftimit të shpallur, blerja do të bëhet në 2 lote, e ndarë sipas fashave orare të lëvrimit të saj.

Për muajin tetor, OSHEE shpenzoi rreth 6.1 milion euro, ndërkohë që për 5 ditët e fundit të muajit ishte e domosdoshme një blerje e dytë, prej 29. 600 Mwh, duke rritur edhe më tepër shpenzimet.

Paralelisht me hapjen e kësaj procedure blerjeje, gjatë muajit tetor kompania siguroi edhe 3 oferta, me qëllim optimizimin dhe sigurimin e energjisë me çmim sa me konkurrues.

Konfirmimi për këto oferta do të bëhet gjatë muajit respektiv, në varësi të situatës hidrike dhe mundësive të prodhimit të KESH si dhe çmimeve ndërkombëtare të energjisë.

Si pasojë e thatësirës së tejzgjatur, nga OSHEE për periudhën kohore korrik-tetor janë blerë rreth 86 milionë euro energji. Ndërkohë që, me blerjet e nëntorit vlera e shpenzuar pritet të kalojë 100 milion euro.

October 26, 2017 18:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*