Rritet kreditimi për biznesin

May 2, 2014 08:00

Rritet kreditimi për biznesin

Muaj Mars solli një rritje të lehtë të kredisë për ekonominë, duke mbështetur optimizmin e moderuar të Bankës së Shqipërisë për një përmirësim gradual gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, kredia u rrit me rreth katër miliardë lekë në një muaj, duke arritur në afro 545 miliardë lekë, niveli më i lartë që nga Nëntori i vitit të kaluar. Megjithatë, me bazë vjetore kredia vazhdon të qëndrojë në terren negativ, me një rënie prej 2.1% kundrejt Marsit 2013. Rritja e kredisë gjatë Marsit të këtij viti erdhi në pjesën dërrmuese nga segmenti i bizneseve, ku kredia u rrit me 3.2 miliardë lekë gjatë një muaji. Bizneset ngelen përcaktuese në tendencën e kredisë për ekonominë, duke qënë se zënë rreth 66% të portofolit total. Edhe kredia për individë u rrit me rreth 700 mlionë lekë dhe në fund të Marsit arriti vlerën e 149.4 miliardë lekëve. Muaji Mars ishte pozitiv edhe për sa i takon depozitave. Pas tre muajsh radhazi në rënie, depozitat u rritën me rreth 3.5 miliardë lekë, duke treguar se ekonomia ka ende potenciale për të rritur kursimet. Ndryshe nga kreditë, depozitat po ruajnë ritmet pozitive të rritjes, me 1.8% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Raporti mes kredive dhe depozitave ngelet relativisht i ulët, në nivelin 57%, çka tregon se sistemi bankar është mjaft likuid dhe ka mjaft burime të pashfrytëzuara për të mbështetur kreditimin e ekonomisë.

 

May 2, 2014 08:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*