Rritet ndërgjegjësimi i popullatës, në 6 muaj mbi 200 mijë kontrolle mjekësore bazë

July 25, 2018 19:58

Rritet ndërgjegjësimi i popullatës, në 6 muaj mbi 200 mijë kontrolle mjekësore bazë

Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 vjeç po jep frytet e veta jo vetëm sa i takon krijimit për herë të parë të një database mjekësore për sëmundshmërinë por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare.

Ajo që vihet re referuar të dhënave zyrtare është rritje e ndërgjegjësimit të popullatës për vetë rëndësinë që mbart kontrolli mjekësor bazë për identifikimin e çdo problematike shëndetësore që ky kontroll mjekësor vlerëson, nëpërmjet setit të analizave që çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç ka mundësi të kryejë falas, çdo vit.

Duke u mbështetur në të dhënat për 6 mujorin e parë 2018, rezulton se në total janë kryer 225,643 kontrolle mjekësore bazë në rang vendi, duke treguar një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë.

Në te gjitha rajonet ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve në vlerë absolute.

Analizimi i treguesve statistikor te kontrollit mjekësor baze gjatë këtij viti vlerësojnë se nga kontrolli i kryer kanë rezultuar 19% me risk të lartë, 34% me risk te moderuar dhe 47% me risk të ulët.

Rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve te referuara nga kontrolli mjekësor baze për periudhën janar -qershor 2018 rezultojnë: rreth 84,754 raste janë referuar tek mjeku specialist.

Nder këto: 49.61 % të rasteve janë referuar tek mjeku kardiolog, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 %  janë referuar me Diabet Mellitus tek mjeku endokrinolog, 10 % janë referuar për tek mjekët  Hematolog.

Diagnostikimi i hershëm jo vetëm përmirëson cilësinë e shëndetit të popullatës por lehtëson koston e trajtimit të pacienteve si dhe drejton në mënyrë të drejtë politikat shëndetësore.

o.j/dita

July 25, 2018 19:58
Komento

3 Komente

  1. Bravo... July 25, 20:33

    Tregues pozitive

    Asaj shoqerie i duhet aq shume ,ai sens poziviteti ne jete

    Reply to this comment
  2. Arben July 25, 21:30

    200,000 x 100 euro = 20,000,000 euro.

    kot per sportivitet, sa spitale ndertohen me keto para??

    Reply to this comment
  3. info analitike July 26, 09:08

    Po cfare ndergjegjesimi se mbeten duke i shantazhuar mjeket e bazes ne menyre qe te detyrojne qytetaret te shkojne te bejne kontrollet te Vilma e partise se keshtu justifikon thaset me leka qe i dhane nga buxheti i shtetit. Nuk ju behet vone per shendetin e njerezve po per Vilmen e Gogos.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*