Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, 15 raste të reja me Covid-19

May 20, 2020 11:08

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, 15 raste të reja me Covid-19

Pas ditës së djeshme ku u shënua dita me numrin më të ulët të të infektuarve, është rënduar situata e të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar të infektuar 15 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Sakaq ministria ka njoftuar se vetëm në qytetin e Durrësit janë shënuar 13 raste pozitive për koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë së shëndetësisë:

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)

Testime totale 13621

Testime molekulare 12555

Testime serologjike 1066

Raste pozitive 964

Raste të shëruara 758

Raste Aktive 175

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 57

Durrës 44

Krujë 33

Shkodër 15

Kamëz 10

Berat 10

Fier 3

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1

j.l./ dita

May 20, 2020 11:08
Komento

3 Komente

  1. Loni May 20, 11:19

    Prishni teatrin se aty ishte e keqja….pijini lengun tani…Edi ku je?

    Reply to this comment
  2. Pipëtima May 20, 14:17

    Bani gati krevatët, se pas disa ditësh do të dalin dopio pozitivë rojet e revolucionit që përcollën teatrin me “ceremoni funebre”. Prrrrotestuesit.

    Reply to this comment
  3. Sali Serbi May 20, 16:26

    Qytetaret nuk mund te paguajne per te infektuarit nga protestat e dhuneshme te Shqupit dhe te Lesh e Lise qe po kthejne valen e te prekurve nga Pandemia.
    Kete pune beri edhe kokelopa Like Floriri me 2 mars.
    Opozite qe kerkon te fitoje duke patur sa me shume shqiptare te vdekur dhe te infektuar nga Covid-19.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim