Video/ “Ajo është gjallë!”, zjarrfikësi nxjerr vajzën 10 vjeçe nga rrënojat

August 25, 2016 09:21

Video/ “Ajo është gjallë!”, zjarrfikësi nxjerr vajzën 10 vjeçe nga rrënojat

Në provincat e vogla italiane të goditura nga tërmeti me magniturë 6.2 ballë në mes të natës, ekipet e shpëtimit hapin vrima në rrënojat e shtëpive dhe apartamenteve duke kërkuar të mbijetuarit.

Një rast shpëtimi është treguar nga “Sky TG24”, ku një zjarrfikës në Amatrice gërrmon në rrënoja për të nxjerrë një vajzë të vogël.

Ai hidhte tek tullat dhe mbeturinat e tjera i përkulur bashkë me burrat e tjerë. Dhe befas, ja tek duket një shputë, pastaj këmba, pastaj këmba tjetër. Një vajzë e vogël 10 vjeçe shpëtohet dhe nxirret nga pirgu i tullave.

Në video, një burrë  duket se do të flasë me vajzën, kurse një tjetër i përsërie emrin “Xhulia!

Ajza qëndorn në heshtje. Është e pamundur të thuhet se çfarë ngjyre kanë rrobat që ajo ka veshur sepse është e veshur me pluhur ngjyrë hiri.

‘Bukuroshe”, i thotë një tjetër, ndërkohë që ajo çohet më tutje. “Bukuroshe”.

Është rritur në mënyrë të frikshme bilanci i viktimave nga tërmeti i së mërkurës në Italinë qëndrore.

Zyra e Mbrojtjes Civile konfirmon se deri tani janë regjistruar 247 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë. Ndërkaq 368 të tjerë janë lënduar nga tërmeti.

“Kjo nuk është shifra përfundimtare e viktimave”, ka thënë kryeministri italian Mattero Renzi, duke paralajmëruar se ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

“Dhimbja për këtë ngjarje nuk ka kufi”, ka thënë tutje Renzi.

Shumë njerëz besohet se janë të varrosur nën rrënoja dhe shumica e personave të zhdukur janë shtetas të huaj dhe turistë, të cilët po vizitionin këtë zonë historike.

Gërmimet nuk jannë ndërprerë gjatë gjithë natës në Amatrice, Accumoli, Pescara del Tronto dhe Aquata.

Ndërkohë janë ngritur kampe strehimi për 2500 të pastrehë.

Instituti sizmik konfirmon një lëkundje të re të tërmeti të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në shkallën 4.5 ballë të shkallës Rihter.

Sipas specialistëve të këtij Instituti, aktiviteti sizmik vazhdon të jetë ende i fuqishëm në këtë territor.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballësh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës goditi në veri të Romës, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arqueta del Trono.

2030405060708090100110120130140250

August 25, 2016 09:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*