Rritja 40%, ministrja Nikolla: Ja sa do të shkojë paga e mësuesve

October 7, 2017 20:43

Rritja 40%, ministrja Nikolla: Ja sa do të shkojë paga e mësuesve

Në fund të këtij 4-vjeçari, një mësues që sot ka një pagë mesatare 45 mijë lekë të rinj, do të marrë 63 mijë lekë.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, konfirmoi edhe një herë tjetër rritjen me 40 për qind që qeveria ka në plan të realizojë deri në fund të këtij mandati të dytë qeverisës. Shtesa do të nisë që prej vitit 2018, një gjë e tillë parashikohet edhe në buxhetin për vitin e ardhshëm.

“Edhe në mandatin që shkoi ne kishim një rritje të pagës së mësuesve. Do të jetë patjetër një premtim i mbajtur edhe në këtë mandat. Është një mandat që i dedikohet tërësisht mësuesit”, tha Nikolla nga ambientet e shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, ku shpalli edhe mësuesen e vitit.

Dhurata Myrtollari ka marrë këtë vit “trofeun”, vlerësuar nga kolegë, nxënës dhe prindër si projekt i koalicionit për arsimimin e fëmijëve dhe shtëpia e të drejtave të njeriut.

Sikundër vuri në dukje edhe një ditë më parë, ministrja e Arsimit nuk la sërish pa përmendur edhe testimin që pritet t’i nënshtrohen rreth 20 mijë arsimtarë në të gjithë vendin.

Ky provim do të shërbejë më tej si referues mbi nevojat që ka trupa e punonjësve të sistemit parauniversitar. Kjo praktikë e adoptuar edhe vitin e kaluar nxori në pah faktin se nevojiten trajnime.

Mbi 2 mijë mësues nuk arritën të kapërcenin pragun e kalueshmërisë dhe sipas Nikollës, brenda 100 ditëve të para për këta arsimtarë do të zhvillohen trajnime të posaçme.

“Ne realizuam në mandatin që shkoi një testim për të parë se kush janë nevojat reale të çdo mësuesi të Shqipërisë.

Tashmë ne kemi hartën e nevojave për çdo mësues të Shqipërisë dhe mbi bazën e këtyre nevojave ne do të fillojmë procesin e trajnimeve, një kualifikim që nuk shkon për të shitur dhe blerë kredite që ca agjenci të pasurohen, por një trajnim që orientohet nga nevojat e çdo mësuesi”, nënvizoi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

October 7, 2017 20:43
Komento

2 Komente

  1. servet October 8, 09:57

    kesaj i thone,prit gomar te mbije bar.

    Reply to this comment
  2. mesueset ne mbare vendin October 9, 09:06

    Me siguri qe shitjen e nje vendi pune ne aresim do ta rrisesh nga 4 mije ne 6 mije euro.Si ke sy e surrat e u del perpara njerezve aq me teper mesuesve qe u ke marre leke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*