Rritja e çmimit të ujit/ Basha sulmon LSI dhe PDIU: Iu bashkuat pazareve të Ramës

July 27, 2017 10:25

Rritja e çmimit të ujit/ Basha sulmon LSI dhe PDIU: Iu bashkuat pazareve të Ramës

Lideri i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Këshillit Bashkiak për rritjen eçmimit të ujit të pijshëm.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Basha sulmon LSI-në dhe PDIU-në se u bënë pjesë e pazareve të Ramës.

REAGIMI I BASHES
Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.
Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.
PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ajo është e fortë dhe e vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

July 27, 2017 10:25
Komento

2 Komente

  1. ben July 27, 10:51

    Sa i modh je mer Lul.Vazhdo te na mbrosh,amon.Shyqyr qe je ti,se nuk shtyret.po presim edhe keto 4 vite te tjera,sa te marrish ti pushtetin,besoj e ke te sigurt kete rradhe qe vjen.Je njish or Lul

    Reply to this comment
  2. Jimi July 27, 21:34

    Cfare mendesie infantile!? Sipas kesaj mendesie perjashtohet cdo mundesi e opzites per bashkepunim me poziten per vendime te rendesishme te cilat duhet te meren ne menyre koklegjale nga keshilli bashkiak, nese ndodh nje gje e tille dhe dikush per interes te qytetit voton se bashku me poziten pa tjeter ai eshte i shitur!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*