Rritja e konsumit dhe kushtet klimatike, sa gjasa ka që kafeja të kthehet në luks?

October 12, 2017 16:58

Rritja e konsumit dhe kushtet klimatike, sa gjasa ka që kafeja të kthehet në luks?

 

Vjeshta është gjithmonë një kohë e mirë për të krijuar zakone të reja dhe rrjetet e kafesë e dinë këtë.

Shumë nga këto zinxhirë kafeje përdorën Ditën Ndërkombëtar të Kafesë, si arsye për ta ofruar kafen e tyre me zbritje ose dhe falas.

Mirëpo kërkesa për kafe në mbarë botën po zhvendoset. Europa përbën ende një të tretën e kafesë të konsumuar në mbarë botën, por këto 5 vitet e fundit Kina ka dyfishuar konsumin e saj.

Për sa i përket Kanadasë, numrat mbeten të fuqishëm pasi më shumë se 90 për qind e kanadezëve të rritur pinë kafe.

Disa studime të kohëve të fundit e sugjerojnë kafenë si një zgjidhje të shëndetshme ndoshta kjo është dhe një nga indikatorët e rritjes së numrit të konsumatorëve.

Kërkesa shumë e lartë për kafe në vendet perëndimore vë më shumë presion mbi vendet që prodhojnë kafe.

Megjithatë meqenëse ndryshimet klimatike po afrohen dhe kafja është malli më i tregtuar në botë pas naftës, ekziston një kërcënim real për historinë e suksesit botëror të kafesë.

Deri më tani Brazili është prodhuesi më i madh, i ndjekur nga Vietnami dhe Kolumbia por prodhimi ka qenë modest duke u zhvendosur gjatë viteve të fundit.

Sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave, vetëm në Amerikën Latine, është vlerësuar se Etiopia, prodhuesi i gjashtë më i madh i kafesë mund të humbasë mbi 60 për qind të prodhimit të tij deri në 2050.

Por meqenëse kushtet klimatike sa vjen e bëhen më kritike kjo do të ndikojë edhe në jetën e miliona fermerëve dhe si pasojë kapaciteti i prodhimit është i rrezikuar.

Me ndryshimet klimatike, menaxhimi i pesticideve dhe sëmundjeve është çështje serioze për fermerët të cilët nuk do të kenë mundësi të mbrojnë të mbjellat e tyre pasi më shumë se 80 për qind e kultivuesve të kafesë janë fermerë fshatarë.

Pesticidet dhe sëmundjet do të emigrojnë në vende ku temperaturat janë të përshtatshme për mbijetesë dhe shumica e fermerëve nuk do të jenë gati.

Disa do të zgjedhin të kultivojnë kultura të tjera më pak të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe disa të tjerë mund të bëjnë përpjekje të rrisin prodhimin e tyre. Por pavarësisht kësaj cilësia do të komprometohet.

Temperaturat e larta do të ndikojnë në cilësinë e kafesë pasi kafja me cilësi të lartë rritet në rajone të veçanta të botës ku klima i lejon kokrrat të piqen në kohën e duhur./ SCAN

October 12, 2017 16:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*