Rritja e moshës së pensionit, mijëra rusë në protestë

July 28, 2018 22:41

Rritja e moshës së pensionit, mijëra rusë në protestë

Me mijëra rusë kanë shprehur zemërimin e tyre pasditen e së shtunës ndaj propozimeve të qeverisë për rritjen e moshës së pensionit.

“Ne duam të jetojmë me pensionet tona, jo të vdesim në punë”, shkruhej në pankartat që mbanin në duar disa prej protestuesve në rrugë.

Plani i ekzekutivit është që ta çojë moshën e pensionit në 65 vjeç nga 60 që është aktualisht dhe për gratë në 63 nga 55 që është sot.

Pretendohet se kjo do të ndihmojë në përballimin e situatës së krijuar nga tkurrja e krahut të punës.

Por sindikatat thonë se në këtë mënyrë, njerëzit nuk do të arrijnë të jetojnë aq sa për të përfituar pensionin.

Protesta u organizuan edhe në qytetet e largëta të lindjes së vendit dhe në Siberi. Edhe pse forca kryesore shtytëse pas tyre ishte Partia Komuniste Ruse, tubimeve i janë bashkuar edhe sindikatat e tregtisë dhe grupet nacionaliste.

Disa prej aktivistëve mbanin veshur kostume që personifikonin vdekjen e njëri kishte sjellë me vete një imitim skeleti.

s.a/dita

July 28, 2018 22:41
Komento

2 Komente

  1. kris 1 July 29, 03:36

    Keshtu si kundershtojne qeverne do Te shtyhen negociatat per pranim ne be

    Reply to this comment
  2. TLN July 29, 17:31

    Deri ne 100 vjec te punoni komb i qelbet. Me parate tuaja Putini bombardon femijet e Sirise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*