Rritja zyrtare, sa shtohen pensionet nga 1 korriku

July 11, 2018 09:20

Rritja zyrtare, sa shtohen pensionet nga 1 korriku

Nga 1 korriku ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë që parashikon rritjen e pensioneve me 2.8%. Kjo do të thotë se në muajin gusht pensionistët do të marrin minimalisht 400 lek të reja më shumë në pensionin e tyre.

Nëse një pensionist merr sot 15 mijë lek pension, atëherë ai do të përfitojë shtesë në masën 420 lek. Kjo vlen edhe për pensionin social si dhe për të gjitha pensionet e tjera.

Pensione maksimale dhe minimale

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, që kanë datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.7.2018 nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë në muaj dhe më shumë se 26 757 lekë në muaj. Këto prekin pensionet e qytetit.

Ndërsa pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.7.2018 nuk do të jenë më pak se 9 161 lekë në muaj, por jo më shumë se 13 378 lekë në muaj. Keto prekin pensionet e fshatit.

Pensioni i parakohshëm

Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë në muaj.

Kompensimi

Përfituesit e pensioneve të caktuara pas datës 1.7.2018, por me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit, do të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; “Për rritjen e pensioneve”; “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve, të këtij vendimi, të jetë:

  1. a) deri në 15 028 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë;
  2. b) deri në 14 528 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
  3. c) deri në 9 851 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare në fshat.
  4. Kompensimet për të ardhura mujore minimale do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 15 028 lekë në muaj.

Përfituesit e pensioneve do të marrin edhe kompensimet e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse, bukës, gazit. Pas datës 1.7.2018, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet nuk mund te jenë me të vogla se 15 528 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 27 257 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë me të vogla se 10 051 lekë në muaj ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 528 lekë në muaj. Shuma bazë e pensionit duke filluar nga data 1.7.2018 e në vazhdim të jetë 7 262 lekë./Marrë me shkurtime nga shqiptarja.com

o.j/dita

July 11, 2018 09:20
Komento

6 Komente

  1. tironc i vjeter July 11, 12:03

    qe ke kput nmyth o i pari katunit. ke rrit pensionin sa i kaush me fara luledilli.

    Reply to this comment
  2. everest July 11, 17:37

    Mos mashtroni njerezit o gazetare!
    Nuk eshte rritje pensioni kjo shifra 2.8%,por per inflacionin!
    Rritje pensioni nuk ka,ndersa rritje taksash dhe cmimesh ka patur e do kete gjithmone!
    Qeveria nuk merret me cmimet,por me rrjepjhen per se gjalli te pensionisteve!

    Reply to this comment
    • Ali July 11, 22:47

      Me shume jane rritje inflacioni se sa rritje penisioni !

      Reply to this comment
    • Arben July 12, 13:58

      AJO PO NA RRJEP PER SE GJALLI, NE QE

      JEMI NE FORCE PUNE E NE MOSHE PUNE,

      KU PO PJERDH PER PENSIONISTAT.

      NGA NJERA ANE NUK ME VJEN KEQ, SE NE MASE

      VAZHDOJNE TE VOTOJNE PARTINE.

      Reply to this comment
  3. Arben July 12, 08:56

    Opo I mbytet ne lek pensionistat, mos ua rrisni kaq

    Shumee

    Reply to this comment
  4. Arber July 13, 06:20

    Rritje e Pensionit te Pleqerise apo rritje e Penisit te Qeverise?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*