Rrjedh gazi brenda një shkolle jopublike në Tiranë, evakuohen nxënësit, 4 prej tyre përfundojnë në spital

January 20, 2021 10:50

Rrjedh gazi brenda një shkolle jopublike në Tiranë, evakuohen nxënësit, 4 prej tyre përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet mëngjesin e sotëm.

Mësohet se një shkollë jopublike në “Don Bosco” ka patur rrjedhje gazi e për pasojë ka helmuar nxënësit.

Burimet bëjnë të ditur se shkolla është ajo e vajzave “Albanian Qatar College”, ose ndryshe Kolegji i Katarit.

Pas rrjedhjes së gazit nuk ka pasur flakë brenda godinës së shkollës.

Nga gazi i shpërndarë në ambientet e shkollës, 4 nxënës kanë përfunduar në spital.

Mësohet se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa situata në ambientet e jashtme të shkollës është e tensionuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e situatës.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.Gjithashtu  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës.

 

j.l./ dita

January 20, 2021 10:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim