Rrjedhja e votave, Berisha replikon ashpër me Salianjin dhe Dumën në mbledhjen e PD-së

September 10, 2017 17:45

Rrjedhja e votave, Berisha replikon ashpër me Salianjin dhe Dumën në mbledhjen e PD-së

Ish-kryeministri Berisha dhe njëherësh, ish-kryetar i PD-së duket se nuk e ka pritur aspak mirë rrjedhjen e votave në Parlament ditën e djeshme, ku u zgjodh Ruçi kryetar Kuvendi.

Ai në mbledhje e sotme e ka vendosur debatin drejt Salianjit dhe Grida Dumës. I pari është sekretar i Grupit Parlamentar, ndërsa Duma zëdhënëse e grupit të PD-së.

“Është e pafalshme. Kjo çështje duhet analizuar. Duhet të vendosim rregulla, unë dola me kokën ulur nga parlamenti. Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim për atë që bëri. Ata që e bënë duhen dënuar.

Se është populli që na gjykon, nuk mund të gjejmë pretekst që t’i hedhim hi syve” mësohet të ketë thënë Berisha”, tha Berisha në mbledhjen e grupit, sipas “News24”.  Më pas ai nisi të debatojë ashpër me Salianjin dhe Grida Dumën.

Berisha i drejtohet Salianjit: Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund të prononcoheshit. Grupi eshte grup. Të pranoj une se je ti i bindur për gabimin s’e pranoj. Une kam bindjen qe aty është tradhti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del në emër të grupit, merr miratimin e grupit, nuk del vetë.

Keta nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata në emër të grupit. Me vjen keq Ervin po ketu s’jam dakord. Kjo që thua ti nuk ka ndodhur në 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe qe kjo që themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyrë në parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.

DEBATI BERISHA-DUMA

Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, News thoshte Ruçi me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ia tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve.

Nuk bindim se ata manipuluan në votim. Se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti. Me një qëndrim të qartë të kryesisë së grupit. Ta dënojmë dhe të marrim masa. Mos të fshihemi pa asnjë kuptim.

Grida Duma: Unë mendoj që mjafton qëndrimi që mbajta dje, t’i qëndrojmë asaj.

Berisha: Grida nuk kemi qenë dakord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund të flasësh dhe të thuash në emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit.

September 10, 2017 17:45
Komento

2 Komente

  1. Konti Sbalta September 10, 18:54

    Cudia po ndodh! Saliu po kthjellohet.Nuk besoj se ka ndikuar Edi Rama me shume se zgjedhja e Gramoz Rucit ne krye te kuvendit.

    Reply to this comment
  2. PO,PO September 10, 21:58

    ” Shqiperia e shqiptarëve , vdekje tradhëtarëve ! ” .
    Sa aktuale tingëllon jehona e hajdutëve të pulave , që tashmë e ka mbuluar pluhuri i 73 vjetëve , dhe na i sjell si alternativë alla komuniste nxënësi besnik i E . Hoxhës !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*