Rrjet social? Snowden ka një emërtim tjetër për Facebook

March 19, 2018 17:31

Rrjet social? Snowden ka një emërtim tjetër për Facebook

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg po përballet me thirrje gjithnjë e më të shpeshta, që të paraqitet personalisht në panelet e hetimeve për sjelljen e rrjetit të tij social.

Kompania është akuzuar se nuk i informoi përdoruesit, pasi informacionet e profileve të tyre ishin marrë dhe mbajtur nga “Cambridge Analitica”, një firmë të dhënash që ndihmoi Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet.

Të premten, “Facebook” tha se kishte bllokuar qasjen e firmës britanike në platformën sociale, pasi kompania londineze nuk i kishte fshirë të dhënat e përdoruesve të marra në mënyrë të gabuar, siç kishte premtuar.

Pas këtyre lajmeve, ka reaguar edhe ish-punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së (NSA), Edward Snowden, i cili ka sulmuar rrjetin social përmes një postimi në Twitter.

“Kompanitë që bëjnë para duke mbledhur dhe shitur të dhëna të detajuara të jetës private, dikur cilësoheshin “kompani mbikëqyrjeje”, shkroi Snowden në llogarinë e tij të Twitter, në të cilën shton: Ndryshimi i emrit në “rrjete sociale” është mashtrimi më i suksesshëm që nga koha kur Departamenti i Luftës u bë Departamenti i Mbrojtjes”.

“Facebook  bën para duke shfrytëzuar dhe shitur detaje intime në lidhje me jetën private të miliona njerëzve, përveç të dhënave të pakta të publikuara vullnetarisht. Ata nuk janë viktima. Janë bashkëpunëtorë”, përfundoi ai.

o.j/dita

March 19, 2018 17:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*