“Rrjeta” e Maqedonisë kap grupin e trafikantëve të drogës

June 4, 2014 09:13

“Rrjeta” e Maqedonisë kap  grupin e trafikantëve të drogës

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë njofton se ka sekuestruar 23 kilogramë marijuanë, gjatë operacionit “Rrjeta”, kur shkatërroi një rrjet shqiptaro-maqedonas. Sipas autoriteteve të policisë, janë arrestuar 7 persona, të cilët kanë tentuar që lëndën narkotike ta transportojnë nga Shqipëria për në Maqedoni, më pastaj për në tregjet narkotike në Evropë. Vlera e lëndës së sekuestruar, kap shifrën e 70 mijë eurove. Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas maqedonas dhe 3 kroatatë ndërsa dy shtetas të tjerë shqiptarë janë në kërkim nga autoritetet e Shkupit. Deri më tani, në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’, janë arrestuar 80 persona si dhe janë sekuestruar gjysmë ton lëndë narkotike.

June 4, 2014 09:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*