Rrofsh se na kënaqe, me sisë e mollaqe! (Temë për debat për porno-këngët e sotme)

August 23, 2018 12:39

Rrofsh se na kënaqe, me sisë e mollaqe! (Temë për debat për porno-këngët e sotme)

Ndonjëherë kur jam,
me humor të rënë,
gjej ndonjë kanal,
që jep vetëm këngë!

Po prapë vetëtimthi,
heq atë kanal,
se ajo që shoh,
më duket skandal!

Më duket skandal,
çfarë shoh e dëgjoj,
dhe as një fjalë,
të vetme s’kuptoj!

Dëgjoj ca rënkime,
që nuk quhen fjalë,
shquaj në ekran,
vetëm bythë e shalë!

S’kuptoj asnjë fjalë,
nga goja e saja,
vetëm bythë e shalë,
dhe sisë të mëdhaja!

Numër dhjetë e sipër,
më poshtë s’gjen aty,
sa edhe një lopë,
do t’i kish zili!

Unë që di nga kënga,
që në djalëri,
kur dëgjoj të sotmet,
ndjej veç neveri!

Menjëherë tek Vaçja,
mendimi më vete,
sepse kush ka zërin,
nuk bën marifete!.

Me lakuriqësi,
zëri s’kompesohet,
ndaj faqja e zezë,
kënga bastardohet!

S’mund të pretendohet,
gjithkush që këndon,
në ato kanale,
të jetë Selin Dion!

Vërtet Selin Dion,
s’ka në Shqipëri,
po ka pasur Irmë,
dhe Parashqevi!

Ka një Elsa Lila,
dhe disa-garant,
që kanë çarë përpara,
me zërin brilant!

Ato që në vite,
bënë epopenë,
dhe kurrën e kurrës,
s’u xhveshën në skenë!

Këtë degradim,
si poet e vuaj,
dhe për porno-tipat,
ka vite që s’shkruaj!

Një që është e prirur,
nga lakuriqësia,
s’ka idenë se ç’është,
vargu-poezia!

S’ka idenë se ç’është,
ritmi edhe rima,
në pëlqeftë gjë,
do t’i pëlqejë:”Vrima!”

Kishte një model,
kënga shqiptare,
por në këto vite,
u shkretua fare!

Një model të saja,
kishte Shqipëria,
ku prioritare,
ishte melodia!

Po tani nuk ka,
u mbyll ajo faqe,
ndaj po shohim vetëm,
sisë dhe mollaqe!

Sisë dhe mollaqe,
kundër melodisë,
sot është kënga jonë,
në kohën e zisë!

Arben Duka

August 23, 2018 12:39
Komento

19 Komente

  1. info analitike August 23, 13:27

    Po c’thua o bejtexhi po ministresha e rilindur qe ajo qe i dha cmim te pare poezise “vrima”. Pastaj shikojei ministrite dhe administraten e shtetit ku do te gjesh mbushur me te tilla syresh.

    Reply to this comment
    • Askushi August 23, 18:03

      O info leshi se cpuna ka ministria me kenget e sotme. Jua kam thene si ty si intoleshit sjemi ne diktaturr ku cdo gje kalonte nga censura. Edhe ti dhe intoleshi keni privilegjin te vishni tanga dhe te kendoni ne televizor sic thote Duka i madh, dhe ndonje manjak seksual tju shikoj dhe tju degjoj do e gjeni.

      Reply to this comment
      • info analitike August 23, 18:26

        Jemi ne gusht dhe ti akoma me lesh. Kur ministria promovon vete kete lloj kulture perse qahet bejtexhiu?
        Pastaj pse leh kot per gjera qe nuk kupton, ti rolin e qenit ke se me shume nuk arrin te kuptosh.

        Reply to this comment
  2. Arben August 23, 14:16

    Thoja shokut tend, edkokaina keto, shoku Arben.

    Reply to this comment
  3. Shqiptari vertet August 23, 14:27

    O info anale , te kesh turp kur poetit te vetem shqiptar qe ka mbetur Arben Dukes i thua bejdexhi per ta ofenduar or zorraxhi e palaço pa moral , edhe kte poet qe na ka mbetur dhe kte e pergojoni o ju injorantet dhe plerat e kti vendi marrofte zoti , e percudnuat çdo gje ne kte vend ju ordineret dhe injorantet e kti vendi , rrespekte Arben Duka pena top tu beft , te gjith kta zaberhane qe te shajn jan vetem llumi dhe injoranca e kti vendi mos ja ver re , pena top tu beft dhe shkruaj gjithmon njerzit normal kan nevoj sot per poezit e tua , rrespekte .

    Reply to this comment
    • Syrja Qarri August 23, 17:58

      Po Shqiptari i vertete ka nevoje per kenge qe lartesojne figuren e ndritur te Rames dhe per ditet e lumtura qe fale tij gezojme sot.
      Shqiptari i vertete ka nevoje per kenge trimerie , per barut e dyfeke dhe per heroizmin e treguar ne punen per ndertimin e Shqiperise se Re te Rilindur.

      Reply to this comment
    • info analitike August 23, 18:28

      aaa jo keshtu se nga “shqiptar i vertete” del “injorant i vertete”. A di ti te besh dallimin midis poezise dhe bejteve?

      Reply to this comment
  4. Shahisti August 23, 16:54

    Pse nuk tregon qe mbasi mbaron kenga shkon e i fut nje me dore aty te qoshja e halese?

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN August 23, 17:42

      po ti Shahisti ça tallesh kot me bejtexhiun …;
      po lere per zotin, se ai dhe me pare e shumta i binte ne qafe shishes me raki 😛
      sot nga prostati i ka ngele ti bjere murit me koke se iku koha e biografise ….

      Reply to this comment
    • Askushi August 23, 17:59

      Ti e thua nga eksperienca e madhe qe ke??

      Reply to this comment
  5. Artemisa August 23, 17:36

    Porno- kenget, te cilat kenaqin perverset dhe ahegxhinjte pijanece, NUK KANE asnje dallim nga vargjet e tua, qe kenaqin ca pensioniste nostalgjike dhe trupaket rilindjote.
    Rasti i pare i barazimit te trekendeshave.

    Reply to this comment
  6. Turidardha August 23, 19:24

    Artemisa karakurva mbron gjinine e kurveruar se mami artemisit nga puna te bajgat e lopeve i tha artemisit sa me shume gojore qe te lash hakat e mamit

    Reply to this comment
  7. katarakti August 23, 21:08

    Si demonkrate te vertete e shoh qe ju pelqekan keto porno=kenget e sotme. Si psh ajo e famshmja “Oh sa te mire e ke bythen”. Keto jane vertet kenge demokratike. Nuk kane te bejne fare me ato kenget e shpifura te realizmit socialist, ku i kendohej punes, bujkeshes se dashuruar, montatorit e ku e di une. Dhe ato serenatat korçare nuk ishin te keqija per ate kohe. Apo kenget e grupit Liria apo atij te pleqve te Krujes. Dhe me siguri nuk ju pelqen as Vaçe Zela, as Anita Take, as Ermira Babaliu. Keni te drejte se asnje nga keto nuk kane nxjerre shalet ne shesh, siç eshte mode sot ne kohen e shkerdhatokracise. Edhe Edi Rama eshte dakort me ju dhe si ju. Mos u shqetesoni. Ai bashke me ministren Kumbaro nuk ja dhane kot vendin e pare “Vrimes”. Fajet te gjitha i ka Arben Duka. Nuk i mbushet qe nuk i mbushet tutka qe ta ktheje ndryshe. Te behet i kohes desha me thene. Te filloje edhe ai te beje tekste kengesh me rime si “Oh kur ta hypa une ty…”. keshtu ka lezet.Dhe vetem atehere nga bejtexhi do te behet poet i vertete. Dhe Alibeaj dhe ju plehrat ketu do te duartrokisnit. Meqe ra llafi keto kenge as nuk do te ndaloheshin as sot, as kurre. Jo si ato te kohe se Dulles, qe Alibeaj as nuk do tua degjoje emrin. Njelloj si gjithe letersia, piktura dhe dramat e asaj kohe. Parlamenti yne i nderuar, i mbushur me Burra Kombi, me nje barre mend qe u ka lezet fjala, ka per t’i ndaluar te gjitha. Nga ana tjeter ato videoklipe ku ka me shume shale, bythe dhe cica do te konsiderohen si modele te artit te lire. Rama, Kumbaro, Lulushi, Alibeaj me shume pompozitet dhe seriozitet do te shperndajne edhe çmime per keto kryevepra vizive te artit seksi=porno. Lereni Arben Duken. Ai nuk merr vesh se çdo te thote art i lire, modern dhe demonkratik. Ka ngelur komunist i pakorrigjueshem i shkreti. Me siguri qe per te bere perpara ka nevoje per mendte tuaja.

    Reply to this comment
  8. artdashesi August 23, 22:35

    Na shkruaj edhe ca vargje per fotografite nudo, si ajo e Edi Rames, per shembull.

    Reply to this comment
  9. Eri August 23, 23:19

    Artemisa sa vjece je ??? Jo me shume se 25 besoj, se un qe isha 15 vjec kur erdhi demokracia i dija te tera tekstet e kengeve te festivaleve, le kengen fituese pa diskutim qe e perpinim….po sa romane ke lexuar e dashur, se ne ne pushimet e veres na jepnin me deryrim te lexonim..Tolstoin…Cvajgun…Dostojevskin…etj…apo nuk o ke degjuar ndonjehere ti keta..letersi klasike..moderne etj…e keshtu gdhendeshe…doje nuk doje do kulturoheshe…po mos fol o Artemisa….pa pyetur kush ka qene A..Duka se te qeshin..

    Reply to this comment
  10. GRANIT DRENICA August 24, 07:51

    Që prej pas vitit 1990, më shumë sesa shumica e shqiptarëve u bënë, që edhe KAFSHËT me u neveritë prej tyre…?! Që prej pas vitit 1990,më shumë sesa shumica e shqiptarëve u bënë më KAFSHË edhe sesa të gjitha SHTAZËT…!? Që prej pas vitit 1990 e tëvona, më shumë se shumica e shqiptarëve u bënë që prej tyre më u nevërit …edhe QIELLI dhe TOKA …!? Që prej pas vitit 1990 e përpjetë, më shumë sesa shumica e shqiptarëve (SHQIPTAREVE) u bënë …që, TOKA i lëshoftë 101 pashë teposhtë!!!

    Reply to this comment
  11. rapsodi popullor August 24, 09:13

    Pa na ler rehat o Ben poeti,
    se keshtu do ky derr mileti,
    me mollaqe e me sise,
    te harroj hallet e shtepise,
    me aheng e tra la la,
    si hashash per fukara,
    me ahengje e bark bosh,
    qeveris ky pushtet kodosh,
    eshte taktik e qeverise,
    me mollaqe e me sise,
    eshte taktik e mire vertet,
    per te pergjumur kete milet,
    me sise e me mollaqe,
    me te puthur sy e faqe,
    me daulle, bori, zurna,
    te harroj se eshte fukara,
    varferi kudo pa mase,
    tra la la e barkun derrase,
    se ne dallim nga Enveri,
    kete ka ky Ram zeheri,
    lejon mollaqe e lejon sise,
    kete ‘Rilindje” te Shqiperise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*