Rrofsh se na kënaqe, me sisë e mollaqe! (Temë për debat për porno-këngët e sotme)

Arben Duka July 14, 2015 13:56

Rrofsh se na kënaqe, me sisë e mollaqe! (Temë për debat për porno-këngët e sotme)

Ndonjëherë kur jam,
me humor të rënë,
gjej ndonjë kanal,
që jep vetëm këngë!

Por prapë vetëtimthi,
heq atë kanal,
se ajo që shoh,
më duket skandal!

Më duket skandal,
çfarë shoh e dëgjoj,
dhe as dhe një fjalë,
të vetme s’kuptoj!

Dëgjoj ca rënkime,
që nuk quhen fjalë,
shquaj në ekran,
vetëm bythë e shalë!

S’kuptoj asnjë fjalë,
nga goja e saja,
vetëm bythë e shalë,
dhe sisë të mëdhaja!

Numër dhjetë e sipër,
më poshtë s’sheh aty,
sa edhe një lopë,
do t’i kish zili!

Unë që di nga kënga,
që në djalëri,
kur dëgjoj të sotmet,
ndjej veç neveri!

Menjëherë tek Vaçja,
mendimi më vete,
sepse kush ka zërin,
nuk bën marifete!

Me lakuriqësi,
zëri s’kompensohet,
ndaj faqja e zezë,
kënga bastardohet!

S’mund të pretendohet,
gjithkush që këndon,
në ato kanale,
të jetë Selin Dion!

Vërtetë Selin Dion,
s’ka në Shqipëri,
po ka pasur Irmë,
dhe Parashqevi!

Ka një Elsa Lila,
dhe disa garant,
që kanë çarë përpara,
me zërin brilant!

Ato që në vite,
bënë epopenë,
dhe kurrën e kurrës,
s’u zhveshën në skenë!

Këtë degradim,
si poet e vuaj,
ndaj për këto tipa,
kam vite që s’shkruaj!

Një që është e prirur,
nga lakuriqësia,
s’ka idenë se ç’është,
vargu-poezia!

Kishte një model,
kënga shqiptare,
por në këto vite,
u shkretua fare!

Një model të saja,
kishte Shqipëria,
ku prioritare,
ishte melodia!

Po tani nuk ka,
u mbyll ajo faqe,
ndaj po shohim vetëm,
sisë dhe mollaqe!

Sisë dhe mollaqe,
kundër melodisë,
sot është kënga jonë,
në kohën e zisë!

Me flamur të ulur,
në një gjysmë shtizë,
po nuk mund ta hamë,
gjithë këtë gjizë!

Arben Duka July 14, 2015 13:56
Komento

17 Komente

  1. Shahisti July 14, 14:24

    Si nuk u lodhe se ia futuri pordhes, or njeri?

    Reply to this comment
    • gushti July 14, 14:43

      O shahist! P.. po ia fut ti, pasi A. Duka ve gishtin ne nje plage te madhe qe vetem qorrat nuk e shohin. Por nuk thone kot: “Ku di dhia ç’eshte tagjia”.

      Reply to this comment
    • Lleshi July 14, 17:25

      Shahist pse te mbeti qejfi ?
      Nga goja pse s’tu nda qenefi ?
      T’u trondit vendi i punes ,
      apo ia ulen vleren sumes ?

      Mos u tremb
      dhe mos u mblidh
      sepse sa ta kesh te mire
      shume shume me e dridh !

      Edhe ne s’ta pranon mileti
      ne shoqate do jesh vete mbreti
      prandaj lene ç’thote Arbeni
      dhe takohena tek veni !

      Reply to this comment
  2. Halit o xhan ! July 14, 15:06

    Po mire thot Arbeni…Kan dale neper video klipe si pornostar,,kengetaret e jo serioz.Ku esht etika ketu..Kendon duke tundur siset.

    Reply to this comment
  3. "BALASHI" July 14, 15:36

    O shahist! Verte nuk ke degjuar kur ne tekstin e nje kenge thuhet: “Do te rrah, do te rrah, une me tjeter, do te dal!”. E sa budallalleqe te tjera.
    Poeti ka mision, nuk lodhet.
    Ti leme melodite e vjedhura qe i futin ca fjale shqip e haje per kenge…

    Reply to this comment
  4. Jezusi dhe Muhameti July 14, 16:42

    Une e di merakun e shahistit pse i ka mbetur qejfi,i kendon mamaja jo vetem pa sytjena por edhe pa brek ne buthe.
    mos u merzite o Shahist se do bleje edhe jot eme brek e sytjena por do merziten gjitonet.

    Reply to this comment
  5. As Poet, As Analist July 14, 17:43

    Janë dy shprehje popullore,
    trashëguar nga tè parët,
    njëra flet për drutë në stivë,
    ndërsa tjera per zagarët !!

    Çdo poezi të Poetit,
    disa e shikojne vrenger,
    keta palo vrangallshë,
    quhen thjeshtë,
    ‘një dru i shtrembër’!!..

    dru i shtrember qe prish stiven,
    keshtu jane paaak komentues,
    çdo poezie dhe fjale,
    i tundin gishtin tregues!….

    Kur vijme te shprehja e dytë,
    keta palo langaraqe,
    nga forum i Poetit,
    them se duhen bere helaq !!

    Sa here qe shkruan Poeti,
    këta mbrapa i bien legenit,
    ndaj me neveri u them:
    Jeni bërë si bishti i qenit !!

    Nese drutë dhe bishti i qenit,
    nuk kane s’e si tè drejtohen
    ca komente kakofone
    s’duhet fare tè botohen!!

    Nëse s’u pelqen forumi,
    përse duhet t’a lexojne,
    pastaj fjalë përçënduese,
    s’i jashteqite tè leshojnë?!  

    Do t’i lutem redaksisë,
    tè mare parasysh ndikimin,
    ‘druri i shtrember’ ‘bishti i qenit’,
    a ndikojne  mbi leximin??!!

    Reply to this comment
  6. Dardhari July 14, 19:30

    Z! Duka .
    Vazhdo si je se je ne ruge te drejte po na kujton rezikun se Ku shkon kjo dege e artit
    Sot nuk shet as zeri i bukur as kuptimi i fjaleve, sot shesin ato qe me te drejte ti I quan Byth e cica qe dhe Lopa do I kish zili . Po kjo gjendje nuk eshte se e ka zanafillen ne vendin tone
    Ne shofim se cbejne ” kengetaret ” ne ç’do vend dhe Stafeten e ka USA dhe GB
    Ka mare hov te madh ” rap ” qe nuk e kuptoj ne eshte muzike . Po sido qofte ju beni detyren tuaj per te mbajtur moralin dhe muziken e vertete dhe une ju falenderoj.
    Per deri sa ne lejojme qe nje fare KLLOUNI qe quhet Cani te kete nje Shou qe eshte me I shemtuar se surati I Canit tregon qe ” Ata ” do fitojne se audienca eshte ne nivelin 000000

    Reply to this comment
  7. katarakti July 14, 20:26

    Eshte prishur bota dhe Shqiperia bashke me te, o Arben. A nuk i shikon keto staret dhe VIP-at e huaj qe ngelen duke nxjerre bythen jashte. Tani kane filluar edhe disa skipetare qe po na behen “moderne”. Eshte politike degjenerimi i njerezimit. Behet me qellim. Qe njerezit ta kene mendjen te bytha e KarDashit, te Qerreti dhe te mos kerkojne me shume. Siç eshte po ashtu politike zhytja e sa me shume vendeve ne borxhe. Degjova dje Papen qe tha: Vdesin njerez ne bote nga uria dhe askush nuk shqetesohet, Ulet Bursa 1 ose 2 pike dhe trajtohet si skandal boteror!

    Reply to this comment
  8. Darius July 14, 22:50

    Katarakt….

    mos u skandalizo me Papen,se leket e VATIKANIT nga ajo Kufoma qe quhet Mbretresha e Anglise,adminstrohen dhe nga Pronaret e vertet te usa fisi De Passiua!!!
    Nejse….

    Reply to this comment
  9. Shahisti July 14, 22:55

    Bravo Leshi dhe As Mish As Peshku, po i afroheni gradualisht kryebejtexhiut. Bravo edhe Kakarakti qe i kupton kaq mire problemet boterore.

    Reply to this comment
    • As Poet, As Analist July 15, 07:12

      Si nuk thotë një fjalë tè mirë,
      goja jote pocaqi
      po nxjerr vetëm plehërishte
      nevojë dhe kakërdhi ? !

      Fjalët, pyetjet dhe mendimet
      i përkasin njerëzisë
      lehjet edhe kauisjet
      i takojnë që-në-ri-së !……

      Për tè mos e zgjatur shumë
      s’e kohën e kam flori
      unë do vazhdoj me Poetin
      ti vazhdo me që-në-ri !!

      Reply to this comment
  10. demo July 14, 23:48

    Biri moj mollaqe biri
    Biri defit edhe qiri
    Marshallah gusha dhe gjiri
    Se na lojtet nga fiqiri
    Buke e uje,hurma Misiri
    Bythe e sise si shalqiri
    Zeri si stragze mulliri

    Reply to this comment
  11. DRENICA E KUQE July 15, 07:17

    Z, Arben Duka eshte poet i lindur dhe te tille lindin rralle. Po, ne kete kohe Arbenin e kemi per mall! Kritikon çdo shemti, n’politike e n’lakuriqesi… Andaj, bravo: Arben Duka! Je poet i nderuar, se na bene krejt pis kjo fare e çnderuar!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  12. METEH July 15, 08:04

    Z.Arben,ju lumt per poezine,ku si perhere po bene mrregulline per kete vend qe e ka marre perupia ne çdo fushe dhe jo vetem ne arte.Jane vene ne drejtim te çdo fushe te paftet,ata qe kane vene pare te vjedhura dhe gocat shkojne pas tyre jo se kendojne mire,por per ndonje leke dhe elbete meqense muk kane zerin e mire e prirje per te bere artistin,tundin vithet e bombolat…mamica…cica…ku dhe lopes do i veshtiroseshin.Ata qe e perkrahin kete menyre jane te kenduari alabakçe…jane njerz te degjeneruar dhe duhej rregjimi i Enverit ti dergonte ne Spaç a Burrel.Po harroe gendet e bukura shqiptare dhe po kendohet ne TV ne gjuhe te huaja,ku 90% e popullit nuk i di keto gjuhe.At’here perse kendohen?Pra per bythe e cica duke i shitur shtrenje neper bote…!

    Reply to this comment
  13. anticensurë 25642654 July 15, 11:42

    temë e mirë!temë që mund të shkruash shumë,por që nuk ja vlen të shkruash fare!!
    në fund të viteve ’90 në një emision diskutohej për këngën e lehtë shqiptare!ishste koha e saliut të parë!dhe njëri nga diskutuesit bëri një vrrejtje që atij nuk i hynte në tru akoma!!
    pohonte se në kohën e zogut nuk ka pasur këngë të lehtë shqiptare dhe se ajo fillonte me komunizmin,ishte koha e “dekomunistifikimit të shqipërisë”,dhe se ishte jë skandal i madh që kënga e lehtë shqipe nuk i ngjasonte aspak asaj italiane,greke o “jugosllave!dmthë nuk i ngjante asnjërës prej muzikëve të lehta të fqinjve!ky ishte një skandal për diskutantin!!një shoku tim që ishte prezent në dhomë(duke parë sëbashku me ne TVnë) ngrihet në këmbë dhe me inat ti “thotë” diskutantit në emisionin televiziv-“duhet ti ngjajë patjetër komshiut për të qënë fëmija tënde?”
    bastrdimi i muzikës shqiptare,në radhë të parë me përzjerjen e muzikës turko arabe,në radhë të dytë me softpornografinë muzikore,i ka lënë shumë pak vënd muzikës së mirfilltë dhe këngëtarëve të talentuar!!
    por nuk mund të ndodhte ndryshe!!gjithçka degjeneroi që nga shteti dhe çdo gjë tjetër!!
    “ndaj po shohim vetëm,
    sisë dhe mollaqe!”
    më pëlqeu si titulli dhe gjithë poezia!!
    këtë thënje e kam dëgjiar të jetë përdorur për herë të parë nga i madhi Xhebro Gjika!!
    pas një shfaqe baleti klasik!!
    kjo thënje e tij është përshtatur dhe tek filmi “Kapedani”!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*