Rroftë Turqia! Poshtë Turqia! Kombinimet që kualifikojnë Shqipërinë

June 21, 2016 23:38

Rroftë Turqia! Poshtë Turqia! Kombinimet që kualifikojnë Shqipërinë

Ekipi më i dobët i Europianit e kishin quajtur deri më sot, për shkak të performancave tepër të dobëta ndaj Kroacisë dhe Spanjës, por mjaftuan 90 minutat ndaj Çekisë, që Turqia t’u jepte një goditje shpresave të kuqezinjve tanë për të ëndërruar një kualifikim në fazën me eliminim direkt të Europianit.

Burak Yilmaz, që në minutën e 10, si dhe Ozan Tufan në minutën e 65-të të pjesës së dytë, ishin autorët e golave shpresëdhënës për turqit dhe atyre që lënë Shqipërinë të shpresojë tashmë vetëm te një mrekulli i Hungarisë ndaj Portugalisë.

Të besuarit e Fatih Terim zhvilluan një ndeshje të paparashikueshme, edhe pse vinin si inferiorë përpara sfidës me Çekinë, e cila nga ana e saj kishte humbur minimalisht 1-0 me Spanjën dhe kishte barazuar në mënyrë spektakolare 2-2 ndaj Kroacisë, me ballkanasit në avantazh të dy golave.

Megjithatë, turqit ditën të ishin më “vrastarë” dhe këtë e bënë që në minutat e para, e më pas i gjithë takimi fliste për çekët, që zotëronin topin dhe krijonin raste.

Sidomos në pjesën e dytë të takimit, kur tronditën edhe shtyllën, por ishte pikërisht hedhja në sulm e tyre në kërkim të një goli, ai që la hapësira mbrapa dhe me një kundërsulm turqit arritën të ndëshkonin për herë të dytë.

Tashmë kuqezinjve të De Biasit u mbetet që, përveç ndonjë “harakiri” të Italisë ndaj Irlandës, të shpresojnë vetëm te mposhtja e portugezëve të Cristiano Ronaldos me Hungarinë në përballjen e fundit të grupit F, pasi e vetmja mundësi që Shqipëria të kualifikohet është nëse dy grupet e fundit E dhe F nuk do të dërgojnë skuadrat e treta në raundin e ardhshëm.

Si mund të kualifikohemi

Pas mbylljes së katër grupeve të para, dy grupet e fundit të Euro 2016 mbajnë gjallë shpresat për kualifikim tutje të kombëtares shqiptare në Euro 2016. Shqipëria me tri pikë në pozitën e tretë të Grupit A shpreson që të mbetet në mesin e katër ekipeve më të mira në pozitat e treta të të gjitha grupeve për të mbetur akoma në Euro 2016.

1Tani Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Turqia janë mbi Shqipërinë në tabelën e ekipeve të pozicionuara në vendin e tretë të secilit grup. Vetëm Portugalia dhe Suedia janë nën kuqezinjtë. Të dy këto kombëtare luajnë sot në Grupet E dhe F. Për të mbetur Shqipëria në Euro 2016, katër ndeshjet e fundit të grupeve duhet të përfundojnë kështu:

1-Të fitojë Hungaria që të eliminohet direkt Portugalia, pasi edhe me barazimin, portugezët kalojnë mbi Shqipërinë pasi kanë një gol të shënuar e një të pësuar.

2-Të fitojë Islanda, pasi barazimi me gola, apo fitorja e Austrisë që ka golavarazh -2 (0 të shënuar, 2 të pësuar) s’kualifikojnë Shqipërinë.

3-Të fitoja Italia ose të barazojë me Irlandën. Fitorja e Irlandezëve shuan shpresat e kuqezinjve.

4-Të fitojë Belgjika ose të dalë barazim me Suedinë, në mënyrë që skandinavët të eliminohen dhe renditja në grupin F të jetë sipas asaj që shpreson Shqipëria.

June 21, 2016 23:38
Komento

5 Komente

  1. Mark uk June 22, 07:45

    Si menduet se do ju shohim hajrin turqve,qe kemi mbi 600 vjet qe vetem te kqija kemi prej tyre.E keqja ma e madhe eshte se prej tyre Europa na ndau ne pes shtete.

    Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 June 22, 08:33

    humbje ose barazim i suedis dhe irlandës-kalojmë!

    humbje e portogalisë,fitore ose barazim island austri-kalojmë!
    barazim, fitore e portogalisë-nuk kalojmë
    çekët nuk na ndihmuan me një gol,do të ishte vendosur dje!!

    Reply to this comment
  3. karamahmuti i albanis June 22, 08:52

    na e futi prape turqia ashtu si na e ka futur 500 vjet me radhe dhe na la 70% te jenicereve mysliman te saj ketu ne vendin e shqiponjave dhe tani keta 70% mysliman shqiptar vdesin per tyrqine.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 June 22, 17:19

      si ti dhe marki,
      a jeni në vete??
      turqia kishte lojën e saj,ajo kishte të njëjtat shanse si ne!i interesonte njëlloj si ne fitorja!!nuk është se me lojën e tyre mund të na ndihmonin ne dhe o vetveten!
      përse nuk thoni se na tradhëtuan çekët??një gol i tyre do të linte turqinë pas nesh!dy gola të gjermanëve do të linin irlandën pas nesh!!
      ndoshta po të mos kishim pësuar dy gola me francën do të kishim 4 pikë!bile dhe po të mos kishim pësuar golin me zvicrën do të ishim të dytët dhe për pasojë të kualifikuar direk!!
      kështu mor tarrallakër më keq se këta gazekarucër që shkruajnë sipas mendimeve të bythës!
      nuk na i ka fajin as turqia e as irlanda e italia!!të gjithë aknë shkuar për të fituar,bile dhe një pikë të vetme!!nuk u nisëm dhe ne për minimumin një gol të vetëm??
      bëmë lojë të shkëlqyeshme,për nivelin tonë,patëm dhe fitore dhe tashti si dhi e zgjebosur fillojmë e shajmë të tjerët përse nuk humbën ose përse nuk luajnë për interesat tona!!
      filloni e shani dhe portogalinë po nuk humbi!!
      debila gazekarucë debila komentues!!

      Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 June 22, 16:26

    humbje ose barazim i suedis dhe irlandës-kalojmë!

    humbje e portogalisë,fitore ose barazim island austri-kalojmë!
    barazim, fitore e portogalisë-nuk kalojmë
    çekët nuk na ndihmuan me një gol,do të ishte vendosur dje!!
    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*