Rrogat e gazetarëve dhe një rast i jetuar

June 9, 2018 03:41

Rrogat e gazetarëve dhe një rast i jetuar

I nderuar kryeredaktor z.Adrian Thano

Më tërhoqi vëmendjen një shkrim i djeshëm te gazeta Juaj “Për ata që janë indinjuar nga rroga 45 milion në muaj e Fevzos”.

M’u kujtua një rast i përjetuar kur kam qenë Drejtor i Shtypit dhe Informacionit në Ministrinë e Bujqësisë, në kohën që ishte në pushtet Partia Demokratike.

Më vjen në zyrë juristja e Ministrisë dhe më thotë: “ Profesor, me porosi të Ministrit do bëhet një tender për një fond prej 300 milion lekë të vjetra për një spot publicitar për arritjet dhe sukseset që ka arritur ministria. Ky fond vazhdoi juristja ka ardhur me porosi të Kryeministrit Berisha dhe në këtë masë është për çdo dikaster qendror. Kërkohen katër oferta të komanduara nga Televizioni “KLAN”, “ TVSH”, “TOP CHANNEL” dhe VIZION +”.

Dërgova redaktorët dhe operatorët e grupit të filmit, morën ofertat dhe u mblodh një komision formal te drejtoria e Burimeve Njerëzore që përcaktoi se kush e fitonte këtë shumë.

Shpërndarja ishte tepër “racionale”, 24.000 ju dhanë Televizioni Klan, 2000 TVSH dhe 2000 Top Channel. Ky spot publicitar do transmetohej për një muaj rresht për të sensibilizuar opinionin shoqëror për arritjet dhe sukseset e çdo dikasteri.

Pas një muaj më vjen përsëri në zyrë juristja e Ministrisë, me një letër me disa emra ku më kërkoi firmën për transmetimin e spotit publicitar. Pasi e lexova, refuzova të firmos, pasi unë i thashë nuk e kam ndjekur në proces transmetimin e këtij spoti. Juristja ndihesh e frikësuar, megjithëse ishte dhe mbesa e gruas së ministrit, duke më thënë se është porosi e Ministrit dhe duhej firmosur. Unë nuk e firmosa, por kjo s’pati asnjë pengesë, se në vendin tim e firmosi zëdhënësi i Ministrit dhe fondi shkoi në destinacionin e paramenduar.

E solla këtë shembull duke marrë shkas nga shkrimi i djeshëm në gazetën tuaj, se me fondet e taksapaguesve shqiptar janë majmur disa televizione preferenciale që i kanë bërë fresk pushtetit të radhës dhe titullarëve egoist e karrierist të një pushteti të korruptuar.

Duke pasur parasysh nivelin ekonomik të vendit tonë, pagesat mesatare të nënpunësve të shtetit, pensionistëve dhe kur rroga e Kryetarit të parë të Shtetit, Presidentit të Republikës, është 2 milion lekë të vjetra, befasohesh dhe skandalizohesh kur dëgjon për rroga me shuma marramendëse, që disa gazetar marrin në muaj.

Një shoqëri e disbalancuar në mënyrë ekstreme, pa pasur hierarki vlerash, është e destinuar të degjenerojë dhe të vihet në shërbim të qeverisë së radhës apo të ndonjë padroni të huaj.

Flasim për vettingun, por a nuk duhet parë që nga i sigurojnë këto fonde befasuese disa media televizive, qofshin këto edhe private, që shpesh herë nuk i shërbejnë zhvillimit dhe prosperitetit kombëtar.

Ka ardhur koha që të flas drejtësia, si për çdo sektor tjetër dhe për veprimtaritë legale dhe ilegale të mediave të shkruara dhe vizive.

Me respekt, për gazetën Tuaj, Prof. Dr. Ago Nezha      

 

June 9, 2018 03:41
Komento

8 Komente

  1. demo June 9, 13:46

    Njemije here te lumte per trimerine,njeqindmije here te lumte per drejtesine,Ago Nezha!Keto Skuthat e urryer te medias po luajne rolin e rrobaqepesve sharlatane te mbretit,duke i rrjepur taksapaguesve shuma marramendese.

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta June 9, 17:03

    Edhe ti Ago nuk je edhe aq i lare nga keto pislleqet e pas viteve “90 ., sepse i ke sherbyer me zell te
    gjitha qeverive te ketyre viteve! Prandaj gezoi ata tituj qe ke marre prej tyre!

    Reply to this comment
  3. Kris 1 June 9, 19:52

    Nuk e dime sa ka perfituar Agua por ai ngre nje problem te rendesishem.Me taksat tona qeverite majmin korrupsionin.
    Nuk ka transparence ne shpenzimet e buxhetit dhe media eshte kthyer ne bythelepirese e pushtetit dhe gjobevenese per biznesin.

    Reply to this comment
  4. kenga qe me mungon June 9, 21:33

    Ago, me gjithe te drejten qe ke per ate qe shkruan, por besoj se do bjere ne veshe te shurdher se aty eshte vjedhur e do vidhet me thase nga ata qe u qajne hallin atyre qe jane te varfer per buken e gojes e qafen e tyre e kane si derr dhe jo vetem por edhe nga kriminele fizike e politike, desh te te pyesja: Si e bere Bujar Mehmetin qytetar nderi te Laberise? Ne emer te kujt dhe pse? A ka qene dakort Laberia me letren qe ke firmosur ti? Pse ke arritur deri ketu qe Bujar Mehmeti dekoron gjithe bashkepuntoret e nazi-fashizmit qe Europa edhe i pushkatoi ca, ndersa ti dekoron Bujarin per keto dekorime?! Shiko se çfare thote historiani dhe profesori Harvardit, Ëalker Laquer: “Pas luftes se dyte boterore, ne zonen britanike u shqyrtuan me shume se 2 miljone raste denazifikimit….Ne Belgjike ( ne 8 miljone banore) u hapen 634 mije çeshtje penale dhe 77 mije vete u denuan si bashkepuntore te pushtuesit. Ne Holande 150-200 mije burra e gra u hetuan si bashkepuntore. Ne France u denuan 120 mije vete, duke perfshire 4785 denime me vdekje ( prej te cileve u ekzekutuan 2 mije ). Midis te ekzekutuarve kishte dhe shkrimtare e gazetare “(Europa ne kohen tone faqe 23-24 dhe 28).
    -Philip Petain edhe pse ishte heroi frances ne luften e pare boterore, Franca e denoi me vdekje. Keshtu Norvegjia me Vidkund Quislingun. Atehere, perse ankohen kuislinget tane? Vetem se keta i denoi regjimi komunist? Prandaj Ago, ke humbur te drejten e drejtuesit te larte te Laberise, por edhe e ke poshteruar moralish e ligjerisht Laberine. Keqardhje. Tani parà do marrin te gjithe hajdutet, kriminelet e banditet duke perfshire edhe tradhetare qe nga ata te luftes e deri tek Bujar Nishani qe e çnderove ti.

    Reply to this comment
  5. perkthyesi June 9, 21:39

    Nje artikull interesant dhe teper kurajoz per nje problem qe vertete eshte bere gjeresisht objekt diskutimi ne opinionin publik! Nga burojne keta shuma astronomike parash qe fusin ne xhep disa drejtues emisionesh? Populli duhet deomos ta dije, dhe jam plotesisht dakord me mendimin e autorit te shkrimit. Ne se nuk kryhet nje transparence e tille, kuptohet sipas ligjit, atehere ketu duhet ndalur dhe skanuar e tere pasuria dhe burimi i fitimit i hierarkise dhe drejtuesve te mediave vizive dhe jo vetem e tyre.

    Reply to this comment
  6. Mëmuçi June 10, 06:19

    Ago! Pavaresisht nga rendesia e problemit qe ngre, une jam dakord me ate komentuesin qe thote se edhe ti nuk ke mbetur pa e ngjyer ate te shkrete gisht, kur ke pasur rast. Por une dua te te bej nje verejtje lidhur me gjuhen: Ke difekte te dukshme lidhir me ë-në fundore te foljeve, keshtu qe ben te ngaterrohet veta e pare njejes me veten e trete njejes. Kujdes se je dhe prof.

    Reply to this comment
  7. ZULLUMI June 10, 10:32

    SA ME SHUME KRAHETHYER SI AGO NEZHA QE NXJERIN DISA TE VERTETA AQ ME MIRE PER NE TE DIME SI POPULL TAKSAPAPAGUES SE CFAR NA VJESHIN,KUSH DHE SA SHUME PO MAJMEN SHPELLARET PARTIAK….!!!????

    Reply to this comment
  8. M A R K O June 12, 20:32

    Natyrisht pa leke dhe pa fonde qe shkonin nga Berisha me leter bakallli nuk do tundete bythet Ciljeta.. Nuk do bente videoklipe STRESI nuk do ti binte çiftelise Frangaj…. mire thonte dikur njeri nga Permeti… kanceri ne gryke…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*