Rroshi apelon “arrestin shtëpiak”

June 29, 2016 15:00

Rroshi apelon “arrestin shtëpiak”

Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka dërguar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që e linte atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ditën e hënë të javës së ardhshme kërkesën.

Ndaj Rroshit, Gjykata lëshoi urdhër arresti nën dyshimin e falsifikimit të dokumenteve.

Urdhri i arrestimit ndaj tij u zbatua më datë 13 qershor. Tri ditë pas arrestimit, kryebashkiakut ju caktua një tjetër masë sigurie, ajo e arrestit shtëpiak.

“Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

June 29, 2016 15:00
Komento

2 Komente

  1. Mark uk June 29, 17:32

    E ke te fituar se ke Edver Ramen,sic fali djalin e L Xhuvanit per vrasjen e pare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*