Rruga drejt BE, Merkel dërgon sërish në Tiranë ministrin e Jashtëm

July 22, 2018 13:10

Rruga drejt BE, Merkel dërgon sërish në Tiranë ministrin e Jashtëm

 

Tirana do të vizitohet sot nga ministri për Çështjet Evropiane në Ministrin e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, i cili sipas agjendës së planifikuar do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në kuadër të temës së nxehtë, siç është ajo e negociatave të anëtarësimit.

Roth do të takojë fillimisht kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Më pas do të ndalet ne një takim me drejtues të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor për Ballkanin Perëndimor, por edhe me opozitën dhe shoqërinë civile.

“Sapo mbërrita në Tiranë. Do të takohem me Kryeministrin Rama, Ministrin Bushati me drejtues të RYCO, opozitën dhe shoqërinë civile. Dua të falënderoj veçanërisht mikun tim Ditmir Bushati që një ditë si kjo, në vend që të kalojë kohë me familjen e tij na organizoi takimin e sotëm”, njofton Roth në Twitter.

Kujtojmë se kjo është e disata vizitë e Roth në Shqipëri, teksa Gjermania është një nga promotoret më të mëdha të vendit tonë në BE dhe lobuesja më e konsoliduar që e kërkon avancimin e Shqipërisë në një stad të ri siç është nisja e bisedimeve të anëtarësimit, pavarësisht skepticizmit në disa vende të bllokut.

a.s/dita

July 22, 2018 13:10
Komento

3 Komente

  1. katarakti July 22, 13:20

    Kam frike mos ka ardhur per te bindur Shqiperine te pranoje hapjen e qendrave europiane te azilit ne vend. Do te ishte nje katastrofe e vertete. Qeveria, per mendimin tim, duhet te thote qe do te pranojme refugjate sipas kushteve dhe mundesive qe kemi, por duhet te jete teresisht e vendosur kunder hapjes se qendrave europiane te azilit. Tunizia, Maroku, Algjeria etj nuk kane pranuar hapjen e ketyre qendrave ne vendin e tyre.

    Reply to this comment
  2. Fidel Kastro July 22, 13:57

    Ka nje “Magnet ” qe e terheq ket gjermanin ne Tirane. Rilindja eshte e afte per çdo gje , te mundeson gjithe kenaqesite e kesaj bote .

    Reply to this comment
  3. Salah July 22, 22:31

    kështu që ju e dini, idiotët përkujtojnë Tiranën dhe mbledhin shpenzime të larta. Michael Roth është një nga shumë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*