Rruga Durrës-Kukës kërkon edhe 170 mln euro

November 27, 2015 23:27

Rruga Durrës-Kukës kërkon edhe 170 mln euro

Rruga Durrës-Kukës u përurua përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, por megjithatë ajo nuk ka përfunduar ende.

Deri më tani, kjo rrugë i ka kushtuar Shqipërisë 1.4 miliardë lekë. Rruga kërkon edhe 160 milionë euro të tjerë për t’u përfunduar, ndërsa është hapur publikisht edhe tenderi për dhënien me konsesion të aksit që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj thotë se as dhënia me konsesion nuk do ta zgjidhë shumën e investimit. Për këtë arsye, në buxhetin e vitit të ardhshëm kërkohen të tjera fonde për rrugën.

“Ka një tender në proces, i cili parashikon investime modeste për mirëmbajtje intensive. Nuk e dimë sesi do të dalë, por po ju them se, edhe sikur tenderi të mbyllet me sukses, përsëri ajo rrugë është e papërfunduar dhe, e theksoj, kërkon edhe 160 mln euro të tjera së paku, të cilat nuk i kemi”, deklaroi Ahmetaj.

Gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit të ardhshëm në fushën e investimeve publike, opozita thotë se qeveria ka shkurtuar tejet shumë fondet në këtë drejtim, por ministri Ahmetaj thotë se në infrastrukturë do të investohen 5.1% e PBB-së.

“Niveli i investimeve publike është në minimumin historik në raport me PBB-në, i barabartë me atë të vitit 1997, vetëm 4%”, tha ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Ai kishte edhe një shqetësim tjetër, atë se ku kryhen investimet.

Bode: Harxhohen 700 milionë dollarë investime publike në vit, një kantier ndërtimi nuk ka funksional në territorin e vendit.

Ahmetaj: 83 për qind e investimeve shkojnë në projekte në vazhdim. 17% janë projekte të reja.

Bode: Struktura e investimeve publike është rritur drejt blerjeve, makineri-pajisje, helikopterë dhe avionë, që nuk lënë gjë në ekonominë e vendit.

Erion Braçe: Duhet t’u themi shqiptarëve që po zbatojmë një kontratë të lidhur në vitin 2007-2008, apo pak më vonë, të prokuruar nga ju dhe që duhet zbatuar, përndryshe merr penalitete.

Shpenzimet e buxhetit të ardhshëm do të jenë mbi 452 miliardë lekë, prej të cilave 417 miliardë vijnë nga të ardhurat, ndërsa pjesa tjetër janë huamarrje.

November 27, 2015 23:27
Komento

19 Komente

  1. Niku November 27, 16:56

    Shkurt muhabeti, PS po lan mutin e PD, dhe asnjerit nuk i futet gjemb ne kembe, si p.sh. ketij Boles, me falni Bodes.

    Reply to this comment
  2. b.kanani November 27, 17:14

    Duhen dhe te pakten 160 mije euro keta gazetaret thone dhe 170 ruajna zote nga keta debil gazetare.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi November 27, 17:25

    E thjeshte fare, merrjani Bashes, pasi ai i ka vjedhur…..

    Reply to this comment
  4. SHISHJA E RAKISE November 27, 17:34

    pyeteni smerlapin e shqupit ku me i marr ate lul hajdutin se ai e din

    Reply to this comment
  5. Moza November 27, 17:48

    Paret e rrugeve ketu jane.Tia marrin duke i sekuestruar pasurite Saliut e familjes se tij,Bodes,Lulushit e gjithe hajduteve te krtij vendi.Apo nuk kane b…qeveritaret e sotem qe bejnega,ga,ga e asnje veprim ndaj hajduterise se tyre e gjyqesorit te korruptuar.Populli e di mire qe paret e tij jane ne pasurite e hajduteve te veshur me pushtet dje dhe sot.Ne krye kryehajduti kriminel Sali Berisha dge Lulushi qe e trash zerin e ben thirrje per revolte anti-popullore.Te japin llogari para popullit.perpara gjyqit te Zotit

    Reply to this comment
  6. fteri November 27, 17:52

    *****Po çfar rruge paska bere ky Sali Viçidoli ? sa i vajti vjera kesaj rruge ?!,kur do mbaroje se perfunduari ?..Kjo rruge eshte fakte se eshte bere nga Saliu pa cilesi ,vetem per te prere shirita ,DHE VJEDHE FONDET e saje.Duhet te futet ne burg shkaktari ,ti sekuestrohet pasuria dhe te zhdemtoi pasojat e vjdhjeve qe jane kryer mbi fondin e kesaj rruge .Ndertimi perfundimtar nuk u arrit kurre, ngeli si kalaja e shkodres ,qe gjithe diten ndertohej dhe gjithe naten shembej.Turp per S.Berishen dhe L.Bashen qe vodhen fondet e rruges ,tani na u dashka perseri shqiptaret te paguajm edhe 160 mije euro !!!Jo,Jo, ju duhet te te ju vije turp,turp . Varferuat shqiptaret I LATE ME GJEPA BOSHE ,jazik u qofte,politkan te majte dhe te djathte,ju nuk beni shtet ,dhe kjo eshte nje akuze shume e rende per ate qe ka veshe.###########################

    Reply to this comment
  7. Lloji November 27, 18:08

    Kjo eshte ruga qe pasuron cdo politikan.

    Reply to this comment
  8. . November 27, 18:27

    ———————————————————

    JO …

    leket per kete rruge jane dhene nje here … Ti nxjerre Lul faqe-torba atje ku i ka cuar apo depozituar…

    Ne nuk duam te hiqni leke perseri per kete rruge … kerkojani Lul Faqe-torbes ose futeni ne burg !

    ——————————————————————————————————

    Reply to this comment
    • TOMI November 28, 00:56

      Po, ashtu them edhe une. Meqe i kemi paguar nje here paret e rruges; s’ka arsye ta japin edhe me koncesion. Tia marrin leket faqetorbes dhe hundekerrutit.

      Reply to this comment
  9. shpatar November 27, 19:03

    Mire ua bejene hajdutet .U lane dopio gjashten ne dore dhe ju vetem birbilosni .Pa i futini pak tek hekurat te shohim sesi do lepien .Flet Bolia qe ska lene kusur ky antishqiptare qe flet shqip duke vjedhur e pasuruar fisin dhe sorollopin shule .

    Reply to this comment
  10. gregori November 27, 19:48

    Po c’na u desh kjo rruge, qe po vete 2-3 miliarde euro. Le te bllokohet, se nuk eshte ndonje e ardhur per shtetin, por vetem shpenzime.
    Pse nuk ka kaq shpenzime rruga Elbasan Qafe Thane, e rruge te tjera, qe nuk jane dytesore, por me kryesore se kjo lesh rruge?

    Reply to this comment
  11. SuloKapedani November 27, 19:57

    Merrjani feudalit te ri shqiptar dhe dhenderrit gjatosh tulipan ,pastaj rregullohet rruga e vjedhur.Rruga e kombit quhet ndryshe Rruga e vjedhur e kombit ,pa fiilluar punimet.Gugashi po uluret para kohe se do te behet kryeminister,shperblimi per vjedhjet,vrasjet ,shitjen e detit e ç’fare nuk kerkon te beje.

    Reply to this comment
  12. master chess player.. .. November 28, 00:48

    Kush thote qe enver hoxha ishte diktator ??

    absolutisht nuk eshte e vertete ..eshta ai popull qe pranoi pas 1992 te vritej te poshtrohej dhe te vidhet hapur fare…nuk e besoni ?? lexoni me poshte ju lutem…

    Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –

    Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

    Tenderi i shpejtë
    Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
    Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

    ‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
    Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
    “Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
    Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
    Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..

    Reply to this comment
  13. Ligji. November 28, 02:48

    Te filloje orgjentisht sekuestrimi i pasurive te ajduteve politikane dhe gjykatesve me pasuri te vhedhur, tu shitet pasuruia, me keto para te plotesohet ndertimi rruges.
    Lista fillon me saliun,lulin,meten,pellumbin,balliun,fevziun,sandrin,dhe homologet e tyre.Ndryshe do vazhdoje mbrojtja e ajduteve me pozita,,d.m.th. reformat behen kotesi.

    Reply to this comment
  14. Mark uk November 28, 08:08

    Dua te di kush jan ai grup specialistesh qe kan verifikuar se duhet kjo shume eurosh se nuk del njeri qe i ka pare ne terren.Eshte lehtesisht e kuptuar se ku jan llogaritur se ku do shkojn.Te pakten pse nuk thuani aq sa keni thene se i ka vjedhur Basha.

    Reply to this comment
  15. sallakja November 28, 08:33

    O shqiptare !
    Ngjallni Enver Hoxhen se ju shkrine.

    Reply to this comment
  16. Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit” November 28, 11:40

    Prisni se vjedhje te ngjeshme do vazhdojne dhe me Rrugen e Arberit qe 26km me 7m gjersi do te kushtojne 350 milione euro

    Reply to this comment
  17. Koli November 28, 12:30

    Shume e lehte per qeverine per ti gjetur parate.T’ia marrin Lulit meqenese edhe e akuzjne per perfitime 200 milion dollareshe.

    Reply to this comment
  18. mirel November 28, 12:38

    Hajt dhe nje dore e majme per qeverine e Rames, se perpak ngelen pa gje.
    Po nuk e kuptoni se ka qene mareveshja e Sales, qe tju lene ca “kocka” dhe ketyre te Rames, se fundja pse po rri Sala ende jashte dhe nuk eshte ne burg?
    Punojne keta kerma dhe per njeri-tjetrin qe ta gezojne ate qe vjedhin dhe kur bien nga pushteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*