Rruga e Arbrit, Karpeni, Aeroporti i Vlorës, Teatri… Po bëhen normë “ligjet speciale”?

July 7, 2018 14:47

Rruga e Arbrit, Karpeni, Aeroporti i Vlorës, Teatri… Po bëhen normë “ligjet speciale”?

Gjergj Erebara*

Çfarë është “sundimi i ligjit?” Gjatë dekadave të fundit ne kemi dëgjuar shpesh se kriteri kryesor për integrim në Bashkimin Europian është që të kesh “sundim ligji”.

Pavarësisht se e kemi dëgjuar shumë herë, duket se ne shqiptarët nuk e kemi brendësuar mirë këtë koncept. Para së gjithash se ai bie ndesh me traditën tonë, të mishëruar jo vetëm në historinë e trazuar të vendit, por edhe në shprehje popullore të llojit “unë bëj ligjin”, “ai bën ligjin” apo “fjala e tij është ligj”, të treja shprehje për të shpjeguar një figurë autoritare, i cili mund të na urdhërojë dhe ne duhet të bindemi sepse “ai është vetë ligji”.

Kjo në vetvete është e kundërta e Sundimit të Ligjit, atij konceptit Europian që ne duhet të mësojmë mirë si pjesë e rrugëtimit tonë në Bashkimin Europian. Nëse kërkojmë në Google me termin “sundim i ligjit”, marrim një seri përgjigjesh që sillen rreth këtij koncepti: “Kufizimi i ushtrimit arbitrar të pushtetit duke ia nënshtruar pushtetin ligjeve të mirëpërcaktuara dhe ekzistuese”.

Chris Patten, ish guvernatori i fundit i Hong Kongut, u përpoq ta shpjegojë më mirë këtë koncept në kontekstin e Kinës moderne, ku, si në Shqipëri, qeveria jo thjeshtë i nënshtrohet ligjeve, ajo i bën ligjet si të dojë.

Thotë Patten: “Qeveritë autoritare duket se e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë koncept. Unë mbaj mend negociatat me homologun tim kinez kur unë isha Guvernator i Hong Kongut. Unë po përpiqesha t’i shpjegoja se pse sundimi i ligjit kishte kaq shumë rëndësi për të ardhmen e këtij territori dhe unë vërejtja se kur isha në qeverinë e Britanisë, ligji zbatohej mbi mua po aq sa mbi ata për të cilët unë ndihmoja të qeveriseshin.Bashkëbiseduesi im mendoi se po bëja shaka. Në praktikën kineze kjo është sundim përmes ligjit – ligjit të hartuar nga Partia Komuniste për interes të vet”.

Në vitin 2015, një kompani shtetërore kineze erdhi në Shqipëri dhe u interesua për ndërtimin e rrugës së Arbrit.

Nuk dihet se si ndodhi, por kjo kompani kineze nuk iu nënshtrua ligjeve ekzistuese të vendit. Ajo mori një ligj të vetin, ligjin 41/2015, “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës koncesionare/PPP, me objekt ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Rrugës së Arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërisë “China State Construction Company”.

Parlamenti shqiptar, i cili nuk është tamam parlament, pasi funksionon thjeshtë si një noteri e kryeministrit të rradhës, e miratoi këtë “ligj të veçantë” pa e vrarë mendjen shumë. Ne të tjerët nuk arritëm të vinim re se çfarë po ndodhte.

Në fund të fundit, Rruga e Arbrit është një nevojë për zonën e Dibrës dhe këtu, qëllimi rezultoi më i rëndësishëm se sa mjeti.

Por përmes një ligji të tillë, kinezët dhe qeveria shqiptare bënë tre gjëra: e para, anashkaluan kuadrin ligjor ekzistues, i cili kërkon që nëse shteti dëshiron të bëjë ndonjë punë, duhet që t’i nënshtrohet ligjeve dhe jo “të bëjë ligjin”. E dyta, me një ligj të veçantë, qeveria i dha të drejtë vetes të bëjë pazar me interesat ekonomike të taksapaguesve pa i dhënë kurrfarë llogarie këtyre të fundit. E treta, ligji në fjalë i lejoi qeverisë që fillimisht të negocionte me kinezët jashtë çdo lloj kuadri ligjor dhe pasi të arrinte çfarë të pëlqente, ta çonte rezultatin e negociatave për miratim në Kuvend përmes “procedurës së veçantë të negociimit”.

Me një veprim të thjeshtë, qeveria shqiptare kopjoi praktikën e Partisë Komuniste të Kinës, e cila, si forcë diktatoriale që është, bën çfarë të dojë me ligjet e vendit.

Ligji “Për rrugën e Arbrit” dështoi. Marrëveshja nuk u miratua kurrë sepse bisedimet nuk u mbyllën kurrë. Megjithatë, precedenti i vendosur me këtë “procedurë të veçantë negociimi” i shërbeu Ramës edhe për tre kontrata të tilla.

Dy nga këto tre kontrata mund të interpretoheshin si tepër të mëdha, ose tepër të rëndësishme për t’u trajtuar me ligjet ekzistuese.

E dyta ishte “negocimi për Portin e Karpenit”, një ide fantazmagorike që kushtoi disa qindramijëra dollarë shpenzime “konsulence” për të mos sjellë asgjë, por që premtonte investime në masën 5 miliardë dollarë.

E treta ishte kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila është ende në “negociim”. Sërish, ne e anashkaluam peshën e “sundimit përmes ligjit”.

Tani qeveria ka paraqitur një kontratë të katërt. Ajo për teatrin kombëtar. Jo vetëm që kontrata përbën “sundim përmes ligjit”, por ajo përbën edhe një nivel të ri banaliteti. Nuk bëhet më fjalë për rrugë me tunele, porte fantazmagorike apo aeroporte. Bëhet fjalë për një pronë publike rreth 8500 metra katrorë që duhet t’i jepet një kompanie vendëse për të ndërtuar pallate.

Në përputhje të plotë me praktikat e sundimit përmes ligjit, deputetët socialistë ia dhanë votën procedurës së përshpejtuar për trajtimin e projektligjit dhe pritet t’ia japin votën projektligjit në tërësi tani shpejt, pa kurrfarë brerjeje ndërgjegjeje. Figurat më të dritura socialiste, përfshirë ish-kryeministrin Pandeli Majko, nuk u menduan dy herë. As nuk debatuan, as nuk ngritën pyetje për qeverinë “Rama”.

Më shumë se sa ligjvënës, të gjithë deputetët në të majtë e në të djathtë janë shërbyes të kryetarit. Vendi efektivisht nuk ka një parlament dhe ky është rezultat i marrëveshjes Berisha-Rama të vitit 2008.

Shqipëria ka precedentë të hidhur mbi sundimin e kryeministrit përmes dekret-ligjeve. Dhe përveç predecentëve, ka edhe telashin se u ka mësuar fëmijëve nëpër shkolla përralla me Skënderbe dhe jo leksione mbi sistemet kushtetuese.

Në kohën e Komunizmit, zinxhiri sundues i vendit përbëhej nga të ashtuquajturat Dekret-Ligje, të cilat i firmoste Presidiumi i Kuvendit Popullor (organ kolegjial ekuivalent i Presidentit të Republikës). Dekretligjet hynin në fuqi menjëherë, ndërsa parlamenti mblidhej “dy herë në vit” për t’i miratuar ato. Në fakt, parlamenti mblidhej dy herë në vit thjeshtë për të duartrokitur dekretligjet e miratuara.

Dhe në lidhje me funksionet e parlamentit, edhe kryeministri i sotëm Edi Rama nuk e ka fshehur dëshirën që parlamenti të mos mblidhet një herë në javë, siç mblidhet aktualisht, por mundësisht të mblidhet një herë në muaj. Në janar të këtij viti, Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist dhe një nga ata që votoi ligjin “për procedurë të veçantë negociimi” për Teatrin Kombëtar, propozoi ndryshime në rregulloren e kuvendit dhe mes të tjerash, kërkoi që Kuvendi të mblidhet më rrallë, mundësisht një herë në muaj.

Në këtë rast, qeveria do ta ketë më të lehtë që të bëjë çfarë të dojë me taksat dhe me pronën publike dhe më pas, t’ia dërgojë rrobat e veta të palara deputetëve të vet të përulur për t’i duartrokitur si arritje historike.

Por më shqetësuesja nga të gjitha duhet të jetë fakti se projektligji aktual për teatrin argumentohet në relacion si një dokument që “ka precedentë”, d.m.th., që qeveria ka në plan ta bëjë rrugë sundimin përmes ligjeve të veçanta.

Përveç faktit që projektligje të tilla duhet normalisht të konsiderohen antikushtetuese, ato formalizojnë në ligj një Shqipëri tashmë të ndarë më dysh. Një palë ligje që miratohen për elitën dhe klientelën e saj politike. Dhe një palë ligjesh të tjera për ne të gjithë të tjerët. Papritur ne do ta gjejmë veten qytetarë të dorës së dytë.

*Autori është gazetar i BIRN. Titulli është i DITA

July 7, 2018 14:47
Komento

17 Komente

  1. Kol July 7, 16:28

    Ne vjedhim me ligj , nuk jemi si ju qe vidhni pa ligj. Ne zbatojme ligjin , vjehdhim.

    Reply to this comment
  2. BLACK SWAN July 7, 19:15

    Autori eshte GAZETAR , kategori qe eshte ber teper e rralle, eshte nga ata Gazetaret qe duhet lexuar 5 here ne dite keshtu per dituri, e nja 115 here per te kuruar debillekun qe injekton Ertv ,IslamXhevoTarifa&co .

    Komplimenta shkrimit !!

    Taulant Palla kerkoi mbledhjen me rralle te kuvendit ??
    puupupu veshgjati i Librazhdit, ka vene kollare ;
    heret a vone do ngjase qe do kthehet ne fis te pellase …

    Reply to this comment
  3. Kris 1 July 7, 19:33

    Nuk vjedhin me pak.Vjedhin cte munden por jane te ndershem se vjedhin me ligjj.Jane mazhorance,perfaqesojne 25%te popullit dhe falangat e Horrit te rilindjes jane po aq mizore sa ato te Berishes.Ku po shkonky popuull qe kriminelet e rinj i servirin cdo gje falas pasi i grabisin pasurine dhe lirine?

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic July 7, 19:55

    Teateri dhe nje retrospektive.!

    E quditshme.?Teatri qe po kerkohet te shembet me vemdim te parlamentit po behet debat kaqe i madhe madje aqe shum po krijohen vajtim per te sa te bejne te mendoshe se vertet po shkelim mbi nje kufom e cila do te mnna mallkoj.
    KY teater qe ka zgjuar kaqe shum interesim me ben te mendoj.
    Ku ishin keta gazatare, keta intelektual, Keta komentues , kure shqiperis ju vu rruspullja ne emer te luftes kunder Komunizmite ku gjeten “vdekjen” edhe ullije e mbjellur qe nga koha e skenderbeut e deri bne ditet e sotme.
    Kush u interesua me qindea vepra te medha qe pa ligje , pa dekret , pa kuvend, u rrafshuan per tone ne emer te ngritjes se tyre te nuvelit bashjkohore , dhe sote e asaj dite kan ngelur vetem emrat e tyre dhe asegja nuk eshte bere. Ku eshte Autotraktori. Ku eshte Uzina Dinamo.? Ku eshte Uzina Enver.? Ku jan qindra ndermarrje te tjera. Ku eshte kombinati i famshem.? E diniu ju qe tezgjhau yne i kombinatit eshte shitur ne mal te zi dhe eshte shitur me vleren e skrapit.!
    Pra keto lan pa pune 1 Milion pontore dhe asnjeri nuk e ka ngritur zerin ase nme parlament dhe asegjekundi per te bere fajtore Berishe apo suiten e tyre qe benin thirrje rrafshojen e ta kthejmn edhe token permbys se do te kemi nje toke shqiptare te “: Re” E ku eshte sot kjo.
    Ti mire qe ke renditur ligjet dhe shkeljetb e tyre.Po mato qe u ben me maliq dhe dhe pa lgj perse nuk i trajtoni asnjeher.?
    Grev per teatrin se do te prishet dhe ne vend te tije do te ngrihen nje te pakte kater her me i madhe se ai. Dhe per ket behet e gjith kjo gurgule.!
    Intelektual P KOKE.! Qindra e 1 milion puntore dolen ne rrug te madhe ndersa ketu kerkohet te frenohet ne ndertim i ri i cili do ti jape jet Tiranes Kryeqytatiut te shqiperise.!
    Na pas ikur Pandeliu. Po perse se u prishka Tetri.Po kur u prish Zogui i Zi qe humen 1 miliard Evro perse nuk iku Pandeliu dhe s shume si Pandeleiu.
    Intelektua Pa KOKE. Keshtu bet edhe per kendin e lojrave. Keshtu bet edhe Staduimin, Kushte bet edhe per gjithcak madje keshtu bet edhe per kjoskat qe i prishi Edi Rama se per ju urina shkonte gjyrke mu ke sheshi skenderbej.!
    Turp te keni INTELRKTUAL pa KOKE!

    Reply to this comment
    • mirel July 8, 20:23

      Ali, nuk do vazhdojme te bejme te njejten pyetje per 1000 vjet.
      Shqiperia u zhbe nga kriminelet, u shemben gjithe fabrikat dhe uzinat, po kjo nuk korigjohet duke bere te njejten pyetje ne qiell, por duke ndaluar zhberjen qe nisi ne vitet 90.
      Atehere del dhe vlera e pavlere e pyetjes sende drejtuar Erebares.
      Mua ne kete moment nuk me intereson morali i Erebares, por pasoja e pamoralit te Ramutit qe po e zhben kombin me keq nga bandat e partixhinjve dhe drejtorave qe vodhen dhe pronesuan pronat shteterore.
      Eshte fakt apo jo?
      Edhe socialistet qe kane qene drejtore dhe funksionare kane zhvatur nga pasurite kombetare.
      Te ndalohet se pari vjedhja e metejshme, dhe pastaj te keni moral te diskutoni dhe per me teper te denoni hajdutet dhe shkaterruesit e meparshem

      Reply to this comment
    • Albi_I July 9, 12:54

      Erebara eshte diku te 35 vjec, mbase pak me shume. Qe do te thote se ne 1992 ka qene ende femije.

      Cfare llogarie po i kerkon ketij se le nam?!

      Reply to this comment
  5. Gjinika July 8, 08:30

    E lexova me vemendje kete shkrim, por nuk kuptova se ku qendron shkelia e ligjit , apo te berit e ligjit nga qeveria qe bie ndesh me interesat e vendit.!..Ne se ka debatuar me qeverine Kineze tre here per tre vepra dhe nuk i ka miratuar ato ( ashtu si shkruhet ketu ) nuk kuptoj ku eshte shkelja e ligjit, apo berja e ligjit ne dem te interesave te vendit. Si qytetar e kuptoj se ka negociuar por nuk ka rene dakort per arsye te interesave te vendit. Me duket pa kuptim te permenden ligjet Kineze, kur ato nuk kane gjetur miratim ne vendin tone. Me duket me teper se ky shkrim ka karakter politik, se sa me te vertet te mbroje nje kauz te drejte, ate te zbatimit te ligjit. BIRN-in e kam lexuar gjithmone me kenaqesi , se ka trajtuar vertet probleme te rendesishme ne interes te vendit, gjithmone te argumentuara me fakte. Ketu nukgjeta argumenta.

    Reply to this comment
    • Na mytën sahanlëpirsat... July 8, 10:02

      Dhe kush i autorizon koktulat te hidhen ne kerkim argumentash? 😉

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 9, 09:06

      o gjinikë
      ti nuk ke kuptuar asgjë nga ajo që shkruan erebara!!
      shteti krijon,nxjerr,ligje me të cilat qeveriset!
      shteti krijon,nxjerr ligje sipas dëshirës për probleme të veçanta,duke shkelur ligjet e para!pra nuk kemi më qeverisje por sundim!!
      pra nuk mund të shkohet përpara me ligje të krijuara sipas interesit të momentit!!
      po ta marrim një shëmbull të trashë dhe ekstrem!!
      një parti në pushtet që ka 90% të parlamentit mund të votojë një ligj për “X”problem të caktuar,që është në kundërshtim me ligjet e deriatëherëshme dhe me interesat e shtetit!!më pas ata mund të veprojnë në mënyrë të “ligjshme” duke e zbatuar atë “ligj” që e kanë vendosur vetë!!
      si e thotë erebara,sistemet autoritare,diktaturat e bëjnë një gjë të tillë,por ne e dimë fare mirë se nuk është e drejtë!!nazistët gjermanë normalisht,sipas ligjit të nxjerrë prej tyre,ishin të “pafajshëm”!ata nuk kishin bërë gjë tjetër veçse kishin zbatuar “Ligjet”e nxjerra për interesin e tyre!!e njëjta gjë në të tërë diktaturat!!
      ne e dimë fare mirë se dhe në demokraci,nuk kemi një pushtet perfekt!nuk kemi një pastërti absolute!por kemi më të mirën e mundëshme!më të mirën që duhet ta përmirësojmë!!

      Reply to this comment
    • Albi_I July 9, 13:00

      “Ligjet e vecanta” nuk bazohen mbi asnje kuader ligjor ekzistues. Ato biles e rrezojne ate. Ligjet me pak fjale thone se qeveria ka te drejten te negocioje privatisht, pa tender e procedura, dhe pa informuar askend, me firma te paracaktuara.

      Kjo jo vetem qe thyen parimin e barazise para ligjit, i sanksionuar ne nenin 7 te Kushtetutes, por eshte precedenti rrezikshem sipas te ciles qeveria nuk ka pse te ndjek procedura normale per tendera publik por mund ti vendose paraprakisht fituesit.

      Kjo eshte cmenduri, jo shtet ligjor.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 July 9, 14:50

        albi
        ““Ligjet e vecanta”janë për kohë lufte!kohë kur njeriu nuk ka kohë të diskutojë për një ligj të sakt dhe të paanshëm!
        ka 30 vjet që nuk jemi në kohë lufte,dhe për fat të mirë kemi zhdukur dhe ushtrinë!!
        po ta kishim mbajtur,mund të kishim një arsye për të thënë se “jemi në gjëndje lufte”!!
        “Ligjet e vecanta”janë pushteti autoritar i një grupi njerëzish për të sunduar mbi pjesën tjetër të popullsisë!!
        disa nga këta tipat që nuk kuptojnë ose bëjnë sikur nuk kuptojnë,do të kërcejnë e të thonë se “kush po sundon?ne jemi të lirë!!”,por nuk ke çtu bësh!aq e kanë volumin mëndor!!

        Reply to this comment
  6. ganiu July 8, 12:24

    Një shkrim jasht “normave” të shtypit shqiptar. I shkëlqyeshëm.
    “Papritur ne do ta gjejmë veten qytetarë të dorës së dytë.”, unë do të thosha “do të ktheheshim në SKLLEVËR të kategorisë së dytë”. Qytetar nuk kemi qënë ASNJËHERË!

    Reply to this comment
  7. Doni i Qetë July 8, 14:10

    Të lumtë pena, Gjeço! I ke thënë të gjitha! Shkruaj më shpesh! Është domosdoshmëri e kohës!

    Reply to this comment
  8. Ylli July 8, 18:23

    Çudi ,asnje rilindes qe don Atdheun ,nuk komenton ????
    Kur lexojne intervistat e Izet Haxhise ,kalojne ne ekstaze.99 rilindes per cdo shkrim apo interviste.
    Shkrimi qe argumenton shkeljet e ligjit nga qeveria Rama ,nuk i terheq rilindesit.Jane betuar para Partise qe me shume duan Partine sesa Shqiperine.
    Zoteri gazetar ,shkrimin duhej ta kishe mbyllyr me togfjaleshin….e megjithate fajin e ka Saliu.
    Ahhh ,cfare lumturie kolektive rilindase.

    Reply to this comment
    • Alban Trungu New York July 8, 19:12

      Haha, fiks. U eshte mbyllur sqepi plehrave. E hapin vetem per M…

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 9, 09:22

      yllo
      ke të drejtë kur konstaton se asnjë rilindas,neti me shokë,nuk po shkruan asnjë llaf!!
      POOOOOOOOOR kjo nuk do të thotë se kjo që shkruan erebara nuk vlen dhe për krahun tjetër!!atë demokratiks,atë berishjan.
      të jem unë i pshurrur,nuk do të thotë se ti pastrohesh nga muti që të ka marrë shalët!!
      kështu o yll,nëse rilindiotët e kanë pshurrur,deri tashti më vonë si dihet,ju e keni dhjerë!!e keni dhejrë kur keni pas pushtetin,e dhisni kur jeni në opozitë!
      fajin e ka me të vërtetë saliu!!sepse ai mbolli këtë farë të qelbur të tradhëtisë,të korrupsionit!!
      ti flet për “rilindiotët”,kundër ramës,por a i shtron pyetjen vetes se çfarë ndryshimi ka saliu nga rama,ose rama nga saliu??
      asnjë o yll!!
      ndërmjet rilindiotëve dhe jush,demokratiksve,qëndron një grup që ju kundërshton!!në këtë grup bëj pjesë dhe unë!!nga pikvështrimi tim!?
      as ju e as ata,as demokratiksët e as rilindiotët nuk keni asnjë ndryshim!!
      jeni e njëjta bajgë e ndarë më dysh!!
      yll,e kam thënë shpesh,nuk jemi du ndjek ndeshje futbolli,or vëlla!!jemi tu fol,shkrujt për jetën tonë!!duhet të dalim jashtë tifozllëkut!atij tifozllëku të sëmurë që po na vetshkatërron!!
      po vetshkatërron tërë popullin shqiptar,përjashto politikanët!!
      ata vetëm se pasurohen nga tifozllëku juaj!!unë jam kundër pavarsisht se dhe unë shfrytëzohem prej politikës së qelbur!!
      yll,yll nuk është punë rilindiotësh dhe idiotës,demokratiksash,çdo gjë rëndon në kurriz të të dyve!bile të të treve,dhe në atë të atyre që janë kundër jush!kundër idiotëve të fandaksur si jeni ju!!që dhe mut hani,por partinë tuaj se “tradhëtoni”!!

      Reply to this comment
  9. Bashkim Fitimi July 9, 23:03

    Zoti Erebara, me sakte e me drejte e me vertete nuk ka Te lumte penda por edhe redaksise qe po i hap rrugen te vertetes per te ndihmuar keshtu vertete qeverine por edhe Edi
    Ramen ne qofte se ka ndermend tedegjoje ndonje here.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*