Rruga e Arbrit, Rama jep detajet e projektit të ri

November 11, 2017 13:52

Rruga e Arbrit, Rama jep detajet e projektit të ri

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për projektin e ri të Rrugës së Arbrit, rrugën e ëndrrave shumëvjecare, duke mos lënë pa shigjetur paraardhënin e tij, për ato që i ka quajtur mashtrime për rrugët e lëna rrugëve.

Ai ka treguar me detaje se pse nuk ishte i pranueshëm projekti i parë dhe se cfarë u preferuar projekti i ri që është jo vetëm më ekonomik, por favorizon më shumë zona.

“Projekti i parë që në fillim jashtë standardit të BE  dhe me kërcënim për sigurinë e njerëzve, nëse ne do kishim ecur me atë projekt që ishte shumë  shtrenjtë, ne nuk do ta mbaronim, edhe një rrugë që do mbetej rrugëve, 1,1 km për të bërë lidhjen me Tiranën dhe 9 km për të shkuar në Bllacë, që sot janë të përfshira në projektin e ri. Ne nuk do ndërhynim dot në 15 km të lëna rrugëve dhe nuk kanë as shtresa, as mbrojtje skarpatesh as sinjalistikë, pra do ishte, po dole në fund dole, duke vazhduar në një segment me gropa e me rreziqe, nuk ishte parashikuar degëzimi i Klosit që do të bënte që Klosi dhe Burreli të mos kishin akses, për vetëm 3,1 km. Nuk do të bënim dot, rindërtimin e Maqellarë-Bllacë, që do e bëjmë sot, vlera e këtij projekti me gjysmën e km që do ndërtohen sot ishte më e madhe se vlera e këtij projekti që është dyfishi i km dhe që i jep mundësi jo vetëm Bulqizës apo Peshkopisë, por edhe klosit dhe Burrelit që të shkurtojnë distancën, janë 90 km në një shteg për të shkuar nga Burreli në Tiranë, do bëhen 50,  dhe koha do jetë shumë më e shpejtë”- tha ai.

Duke kujtuar theniet dhe premtimet e dikurshme te Berishes, Rama tha se ato ishin vetem premtime dhe prerje shiritash per rruge te lena rrugeve.

Në disa rrugë nga ka automjete që se konkurrojnë dot kalin. Vetëm pak vite më parë, një paraardhësi imi thoshte se; ‘ky 4-vjeçar, do të jetë 4-vjeçari i përfundimit të rrjetit modern rrugor, duke nisur nga Tirana, skaj më skaj’. Sot i bie duhet të kishim ardhur nga rruga e Arbrit. Keni parë gjë ju nga këto? Zero, as për dy vjet, e as për katër. Ju keni parë shiritat e pafund që janë prerë dhe kilometrat e numëruara në letër që ju janë dërguar popullit. Gjithçka trashëguam nga ai kapitull ishte një mal me borxhe dhe rrugët të gjitha të lëna rrugës. Vet Rruga e Arbrit u la rrugës, vetëm për t’u hedhur hi syve njerëzve. Sot jemi këtu se tani më Rruga e Arbit nuk është më as ëndrra shekullore e dibranëve, që këtë rrugë e kanë dashur të paktën prej 1 shekulli, e as një premtim politikanësh. Por zotim i mbajtur, për të cilin jemi angazhuar që ditën e parë.”

November 11, 2017 13:52
Komento

6 Komente

  1. perkthyesi November 11, 14:48

    Shpresojme qe kete here kjo rruge, te mos kete fatin e asaj Tirane – Elbasan! Entuziazem i rezervuar!

    Reply to this comment
  2. Katundari prej Bllace November 11, 14:56

    Dy herë kryeministri shqiptojë emrin Bllacë. Duhet ta kishin mësuar të thoshte Bllatë se Bllaca është tjetër fshat që kurrë nuk do të shkojë autostradë, veçse ndoshta një rrugë e asfaltuar me një kalim.

    Reply to this comment
  3. Prroi November 11, 16:54

    Pse nuk ndërtoni shpella, moçale, xhungla?
    Pse ndërtoni qytetërim, shtet dhe qytet?
    Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
    Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

    Reply to this comment
  4. . November 11, 17:12

    ER duhet te mendoje per broadcast edhe per ata qe s’duan llogarira Facebook-u.

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic November 11, 18:27

    Nje fitore per ato zona te Dibres. Po dhe Tirana do te keyt shume perparsi nga kjo rruge.!

    Reply to this comment
  6. info analitike November 11, 19:26

    Sa km rruge ka ndertuar Kryepsikopati deri me sot?
    Vetem keshtu kuptoni se sa seriozisht duhet te merren premtimet bombastike te ketij tepsixhiut qe deshi timonin pa pasur patente.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*