Rruga e Elbasanit, segmenti më i ngadaltë në botë

June 14, 2015 20:12

Rruga e Elbasanit, segmenti më i ngadaltë në botë

Segmenti nga rreth – rrotullimi i Saukut deri tek Fakulteti Ekonomik, pjesë e rrugës së Elbasanit, mund të konsiderohet si ai me shpejtësinë më të ulët në botë. Ndonëse me nga dy korsi në të dyja anët, tabelat tregojnë se shpejtësia e lejuar është 5 apo 10 kilometra në orë.

Ajo i acaron drejtuesit e tjerë të automjeteve, që i shohin tabelat, por i konsiderojnë të pakuptimta dhe thuajse të pazbatueshme.

Nëse do të ecnin sipas shpejtësisë së përcaktuar prej tyre, trafiku do të ishte kilometrik, raporton Klan.

Tabelat tregojnë se në këtë segment po kryhen punime. Në të vërtetë askush nuk punon. Rruga është e përfunduar dhe tabelat kanë mbetur aty që nga koha kur ky segment ishte nën rikonstruksion.

Megjithtatë, tabelat janë detyruese. Drejtues të policisë rrugore, të kontaktuar nga televizioni Klan thane se drejtuesit e automjeteve që nuk i respektojnë ato do të përballen me sanksione sipas Kodit Rrugor.

Thënë më thjeshtë, nëse policia do t’i ndalonte këto automjete, thuajse të gjithë drejtuesve të tyre do t’u hiqej patenta për tejkalim të shpejtësisë deri në 10 herë sesa norma e lejuar.

Tabelat janë vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, e cila ka kryer edhe punimet për rikonstruksionin e këtij segmenti hyrës të Tiranës.

June 14, 2015 20:12
Komento

3 Komente

  1. tekniku June 14, 23:13

    Kjo situate eshte e shpeshte dhe eshte treguesi kryesor i mungeses se ndergjegjes si individ i lire, i shqiptareve te shumevuajtur – nuk ndodh kollaj qe ne ti kerkojme shtetit qe tu permbahet edhe ai detyrimeve qe ka ndaj shtetasve, e jo vetem te ushtroje te drejtat (shpesh edhe me abuzim). Kur kjo te ndodhe, do kete edhe ndryshim, por do duhet durim, pasi akoma nuk reagohet ndaj atyre qe futen pa rradhe, apo prishin qetesine, e jo me te reagohet ndaj shtetit per keshtu gjerash…

    Reply to this comment
  2. ismeti June 15, 08:16

    o fajet i ka trami

    Reply to this comment
  3. Perkthyesi June 15, 11:04

    Segmenti Tirane – Elbasan ngelet nje nga segmentet me te cuditshme te botes! U inaugurua pa u mbaruar, dhe ende nuk dihet se kur dote perfundoje! Pse nuk prononcohet ministri i transporteve per kete ngecje te punimev, apo ka frike se mos del genjeshtar? Ne te vertete i tille eshte se na mashtroi me premtimin se do mbaronte brenda pranveres se 2015! Deri kur do paguajme keto njerez te papergjegjeshem e te paafte ne krye te puneve? mendohuni o njerez para se te hidhni voten ne kutine e votimit! Dhe sa kohe do i mbajme ne kurriz keto specie?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*