RRUGA E FERRIT

Nga Arben Duka June 11, 2013 00:16

RRUGA E FERRIT

Kaloj Memaliaj,

për në Tepelenë,

Ej, sa unë në këmbë,

gropat aty qenë!

 

Me palo gënjeshtra,

u ngopëm të tërë,

dhjetëmijë kilometra,

po kjo s’qënka bërë!

 

Këtu xha Saliu,

ka kaluar vetë,

Veç 10 kilometra,

po ferr i vërtetë!

 

Vërtetë ajo rrugë,

i bëri qeder,

ndaj e bëri kthimin,

me helikopter!

 

Se dhjetë kilometra,

thoni – s’janë gjë fare,

por të shkretat janë,

rrugë kombëtare!

 

Gropat dhe hendeqet,

aty ulërasin,

kalo vetë Sali,

pastaj hajde flasim!

 

Kjo rrugë sot lidh,

Jugun me Veriun,

kush kalon këtu,

s’e beson Saliun!

 

S’e besojnë Saliun,

po me zë mallkojnë,

janë qindra makina,

që këtu kalojnë!

 

Do të thotë ndonjëri,

që mbron “kapedanin”:

“Për një plesht të vogël,

dogje gjithë jorganin!

 

Po s’është e vërtetë,

ndaj janë këto rreshta,

Tiranë-Gjirokastër,

ka me qindra “pleshta”!

 

Ka me qindra pleshta,

domethënë gropa,

në ndonjë pa frikë,

mund të humbë dhe lopa!

 

Gjersa nuk po bëhet,

tani për fushatë,

për të shkretën rrugë,

nuk ka asnjë datë!

 

Nuk ka asnjë datë,

dhe ta ngasim fjalën,

se këtej shumica,

nuk e votojnë Salën!

 

E meqë ky Sala,

është nga përfundimi,

e la këtë rrugë,

si biçim dënimi!

Nga Arben Duka June 11, 2013 00:16
Komento

2 Komente

  1. ARUSHA June 11, 18:02

    realiteti i dhemb qeverrise gomare dhe une e kam perjetuar kete qene rruge qe ne 2001 dhe 2009 , ishte nje rruge ulurime qe nga saranda deri ne durres dhe kam fotografouar .

    Reply to this comment
  2. Mark.uk June 12, 14:51

    13 deputet ka nxierr Tepelena te gjith socialista pse nuk e kan bere o qytyk.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*