“Rruga e Kombit do edhe 200 mln euro, aq sa akuzohet se vodhi Basha”

March 31, 2015 21:20

“Rruga e Kombit do edhe 200 mln euro, aq sa akuzohet se vodhi Basha”

Duke folur për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit dhe fondet që nevojiten për përfundimin e kësaj rruge, Zv.ministri i Transportit, Ylli Manjani thekson se projekti i nisur nga qeveria “Berisha”  ka nevojë ende për punime shtesë inxhiniereke.  Në një intervistë për “Ora News”,Manjani shprehet se vlera e punimeve shkon në 200 milionë euro, po aq sa i mungojnë projektit të rrugës e për të cilat nuk ka dhënë kush hesap në drejtësinë shqiptare.

Z.Manjani, prej kohësh përflitet për dhënin me koncesion të Rrugës së Kombit. A mund ta na sqaroni se si qëndron e vërteta dhe kur është marrë vendimi?

Atëherë dua të sqaroj diçka: nuk është Ministria e Transporteve sot, pra qeveria shqiptare sot që ka nisur procesin e dhënies me koncesion apo për përfshirjen e sektorit privat në mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Ka qenë qeveria e djeshme, që në vitin 2010 ka nisur punën nëpërmjet lidhjes së një kontrate konsulence me IPC-në dhe në vijim në vitin 2012 ministri i kohës ka urdhëruar fillimin e procedurave të dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit. Duke pasur parasysh që nevoja për para për ta mirëmbajtur këtë rrugë është e jashtëzakonshme, mund t’iu them vetëm një fakt, që vetëm në tunelin e Thirrës, vetëm energjia elektrike sot paguhet diku te 500 mijë dollarë në vit, vetëm faturë energjie elektrike. Nevoja për shpenzime për mirëmbajtje është e jashtëzakonshme dhe nisur nga këto arsyetime, qeveria dje e nisi procedurën e dhënies me koncesion. Pra nuk është qeveria sot, por qeveria dje e PD. Nëse Partia Demokratike sot nuk e njeh qeverinë e vet të djeshmen jemi dakord, por kjo është e vërteta dhe ai proces dështoi. Dështoi sepse nuk pati pjesëmarrës në konkurs. Arsyeja pse nuk pati pjesëmarrës në konkurs është fare e thjeshtë, sepse rruga nuk ka përfunduar ende, pra është e pambyllur.

Ju po thoni se rruga nuk ka mbaruar ende, por edhe sa fonde nevojiten për mbylljen përfundimtare të Rrugës së Kombit sipas projektit fillestar?

Kemi parasysh, mjafton t’iu kujtojmë se flitet për rrugën Durrës-Kukës-Morinë dhe jo rrugën për segmente të caktuara siç është Kalimashi apo hyrja e Kukësit e kështu me radhë. Kemi parasysh që Milot-Rrëshen është ende me dy korsi, kemi parasysh që Milot-Thumanë ka një progres por jo në 100% dhe këtu ndërpritet kjo histori. Pra, Rruga e Kombit nuk ka përfunduar dhe që të përfundojë Rruga e Kombit duhen edhe të paktën 200 milionë euro të tjera, aq sa akuzohet z. Basha sot që i ka zhdukur. Po të mos i kishte zhdukur ato para do të kishte mbaruar ajo rrugë. Kjo është situata që duhet të sqarojmë, duhet ta dinë mirë të gjithë shqiptarët se kjo rruga që ka kushtuar shumë, madje shumë-shumë, dhe mirë është bërë që është bërë, nuk diskutohet kjo, duhet të kishte mbaruar, duke futur në lojë edhe ato 200 milionët që i zhduku z. Basha dhe pastaj mund të kishim folur për koncesion apo jo koncesion.

Pastaj PD-ja mund të kishte një farë morali që të bënte oponencë, por për këtë çështje nuk bën dot oponencë, sepse ka lënë praktikisht rrugën më të rëndësishme, ku është investuar më shumë se sa në çdo vend tjetër, e ka lënë rrugëve. Dhe fatura e mirëmbajtjes së kësaj rruge dhe të gjithë sistemit rrugor shqiptar është e jashtëzakonshme dhe nuk i është thënë asnjëherë shqiptarëve se sa është kjo faturë, por vetëm kap e gjej lekë, merr borxh, bëj rrugë, lëri përgjysmë, krijo fatura, krijo gropa dhe kjo është një histori që duhet të marrë fund. Ne prandaj kemi bërë një farë ndryshimi prioritetesh, që fondet që ka buxheti i shtetit dhe jo vetëm të shkojnë më shumë në favor të mirëmbajtje, më shumë në favor të sigurisë së rrugëve ekzistuese se sa të çeljes së kantiereve të reja, të cilat do të krijonin gropa të reja. Jo se nuk duam ne t’i hapim kantieret e reja, absolutisht duam t’i hapim dhe me shumë përparësi madje, por po kërkojmë forma financimi sa më të buta të jetë e mundshme duke ruajtur nivelin e borxhit, por edhe duke i mbyll kantieret. Sepse kemi sot kantiere të hapura dhe të pambyllura. Kjo është sa i takon historisë që shqetësohet sot Partia Demokratike për Rrugën e Kombit se me demek po jepet me koncesion apo se njerëzit do të paguajnë.

Deri më sot në Shqipëri nuk është aplikuar dhënia e rrugëve me koncesion. Kjo do të rëndojë në xhepat e shqiptarëve. Si e parashikoni efektin e këtij vendimi?

Tani në të gjithë botën sistemi rrugor paguhet, ose nga sistemi i taksave, ose nga sistemi i trarëve që vendosen kur njerëzit paguajnë sipas mënyrës së përdorimit, ose në mënyra të kombinuara. Nuk ka sistem tjetër, kjo është e gjithë historia. Dhe kur flasim në qoftë se duam të krahasojmë me perëndimin, në perëndim çdo njeri që punon dhe paguhet, minimumi 40% e pagës i lihet shtetit, në çdo sistem perëndimor. Kjo është minimumi 40%, sepse ka edhe më shumë se shkon deri në 60% të pagës i lihet shtetit në favor si taksave, si tatime si kontribute sigurimesh e kështu me radhë. Dhe shteti me këto para bëjnë dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërsa këtu diskutojmë që çdo i punësuar mesatarisht të paguajë 10%, 12%, 13 % të pagës apo të ardhurave që ai ka, apo ajo ka në çdo muaj. Dhe në këtë 10% apo 13%, qoftë dhe 20% në rast se ka pagë më të lartë, apo të ardhura më të larta, presupozoni se shteti duhet të mbajë shëndetësinë falas, arsimin, kulturën, rrugët, ujësjellësit e kështu me radhë. Nuk funksionon kështu. Pra, duhet ti themi gjërat siç janë.

Është e qatë që po flasim për një investim madhor në infrastrukturë, por si e shikoni e ju mundësinë që ky projekt të jetë funksional në çdo aspekt dhe të eliminohen të gjitha problemet që janë shfaqur në këtë segment?

Por që të kthehemi prapë tek Rruga e Kombit. Është një projekt i nisur nga Partia Demokratike, është vazhdimësi e Partisë Demokratike. Në qoftë se Partia Demokratike ka heq dorë nga projektet e veta që ka lënë vetë, ky është një lajm i ri dhe jemi gati të bëjmë dhe oponencë me këta. Por ne po eksplorojmë të gjitha mundësitë që ky projekt të mbarojë në mënyrë të suksesshme. Janë zhvilluar disa skenarë se si të bëhet fizibël kjo rrugë në gjendjen që është, e theksoj në gjendjen që është sepse rruga ka shumë defekte teknike, ka përditë avari, pothuajse në mënyrë periodike ka avari. Javën që shkoi ju e patë që u shemb një masiv mali atje dhe që punimet kanë qenë të paprojektuara mirë, të paparashikuara mirë dhe ka nevojë ende për punime shtesë inxhiniereke që kapin masën diku tek 50 milion euro shtesë për të siguruar skarpatet e rrugëve në ato zona që janë të rrezikshme, nuk janë bërë. Duhen diku tek 100 milionë euro për të mbyllur shtesën e urës në hyrje të Kukësit dhe në dalje rruga që të çon në Morinë dhe diku po 100 milion euro të tjera për t’u lidhur me Durrësin dhe këto janë para të cilat i mungojnë kësaj rruge, sepse nuk ka dhënë kush hesap në drejtësinë shqiptare për 200 milionë që mungojnë. Kjo është çështja që duhet ta sqarojmë mirë, duhet ta dijë mirë opinioni publik.

March 31, 2015 21:20
Komento

6 Komente

  1. info analitike March 31, 21:33

    Ky po thote qe duan te mos i lene gje mangut paraardhesve edhe ne vjedhje.

    Reply to this comment
    • LSIJA AMNEZIA March 31, 22:39

      Po atehere pse LSI e zgjodhi Lul Bashen kryetar bashkie te Tiranes? Si ka mundesi qe LSI zgjodhi kete hajdut te madh ne krye te bashkise ne Tirane. Pse nuk jepni deklaratat e LSI per rrugen e kombit gjate kohes qe qeverisnin me Berishen. LSI mbron tere krimet kur eshte ne qeveri. Pastaj kur ndrron krah flasin per skandalet e medha. Eshte nje skandal qe jepen keto deklarata te ketyre te LSI pa asnje koment. Pse kaq budallenj jane njerezit qe te harrojne qe kriminelin Berisha e mbajti LSI vite me rradhe, dhe hajdutin Basha e emeroi LSIJA ne krye te Tiranes? Keta flasin sikur i ka zene amnezia.
      LSIJA AMNEZIA; LSIJA AMNEZIA LSIJA AMNEZIA LSIJA AMNEZIA LSIJA AMNEZIA LSIJA AMNEZIA LSIJA AMNEZIA LSIJA AMNEZIA

      Reply to this comment
  2. LOVE March 31, 21:39

    me pak fjale ky ILLI i partise ,i partise me te ndershme qe ne kemi ,po thote :
    Duhen ende 200 mil. sepse ne nuk mund te lejojme te vjedhe vetem Luli
    dhe ne duam po aq sa ka vjedhur ai , nuk pranojme te vjedhim me pak

    zv/ minister ,o shoku Maniaku ,po pse nuk rihapet dosja e Lulit ?
    Pse ? ehe ,mos bej interesantin ,se tani ju duhet per fushate …
    ose ju duhen per te mbyllur dosjet tuaja ….

    Reply to this comment
  3. Kris 1 March 31, 22:37

    Keta trapa e hajdut jane ne rrugen e Saliut.Ne vend te sqarojne popullin qe paguan taksat sqarojne shoket e vet,hajdutet e Saliut .Luajne pipkpong me koqet dhe ne duhet ti degjojme

    Reply to this comment
  4. rudi April 1, 05:29

    Kemi degjuar shpesh Ballen se Luli duhet te gjykohet !Po degjojme me shpesh Manjanin duhet te gjykohet por pse su gjykua realisht nuk thuhet !.Ja drodhi Luli me raporte me bllokime tunelesh per avukatet dhe kaluan afatet keshtu na serviret!!!!! CUDI E MADHE.Si mund te besohet te vjedhesh 230 milion euro nje maune me lek shqiptare reth 320 miliarde dhe sot te jesh krytari i opozites dhe te shesesh moral neper shqiperi! Po 140 deputete qe marin rroga te majme nuk kan te drejte te vene ne fron prekurore gjykatsa avuketer qe u moren me kete ceshtje qe e mbyllen pa pergjigje dhe me ze te mekur ciren vetem dy Balla dhe tani u kujtua dhe Manjani! JO ZOTRINJ YLLI DHE TAULANT ZAGANJOR DHE RAME ME 320 MILIARDE LEK KORUPTOHET DHE PREKURORI A GJYKATSI ME I SINQERTE NE BOTE I MBYLLET GOJA QOFTE DHE BALLES DHE MUA QE PO LLOMOTIS KETU SE JANE MILIARDA LEK DHE SOT TE ZHDUKIN PER NJE VARSE FLORI NE QAFE PRANDAJ Z YLLI NE KE BYTHE KERKO NE PARLAMENT SHKAQET E VERTETA TE KALIMIT TE AFATEVE DHE THIR NE INTERPALANCE SHKATARET THIR LULIN TE PARIN TE SHPJEGOHET PSE SU GJYKUA THIR PREKURORIN THIR KE TE DUASH E KINI TE DREJTEN SHUMICEN E KINI KUSH PO I GEZON KETO MILIARDA VETEM LULI APO DHE TI QE KE HESHTUR DERI TAN YAAAAAAA NJERES PA PIKEN E MORALIT TURP QE DILNI NEPER EKRANE

    Reply to this comment
  5. ben April 1, 11:19

    Me kujtohet kur ky fytyre,Manjani, e mbronte Bashen,Berishen dhe PD kur ishin ne aleance.
    Me kujtohet edhe kur PS e hodhi tej dhe u afrua tek Likja.
    Likja te ben me pare dhe me pushtet.
    Cfare transformimi!
    Edhe nje gomar e kuypton ku eshte qellimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*