Rruga e Kombit, ose Varri i Kombit!

March 27, 2018 12:00

Rruga e Kombit, ose Varri i Kombit!

I vunë kësaj rruge,
kur do ta mbaronin,
një emër të madh,
vjedhjen të mbulonin!

Plot i mbushi thasët,
e dy maskarenjve,
me miliarda lekë,
të ne fukarenjve!

Hidhej edhe pirdhej,
Sala si i marrë,
një kosto e tillë,
gjëkundi s’ish parë!

Dhe kjo kosto quhet,
si fenomenale,
dhjetë herë më shumë,
se kosto reale!

Dhjetë herë më shumë,
se kosto reale,
ndaj edhe kjo vjedhje,
quhet kolosale!

Një borxh të pashembullt,
qelbashët na lanë,
aty do paguajnë,
dhe fëmijët tanë!

Aty do paguajnë,
radhë gjithë brezat,
saqë mund të shkojë,
tek nipat dhe mbesat!

Duhet bërë patjetër,
pakëz drejtësi,
se vjedhja e madhe,
është përjetë aty!

Se është monstruoze,
s’mund të ndodhi kurrë,
nuk shuhen miliarda,
me “një procedurë”!

Duhet të ridalë,
dosja nga kulisat,
dhe përpara Kombit,
të përgjigjen pisat!.

Qé marrin në gojë,
ende gjithë dynjanë,
edhe pse për vete,
kanë bërë hatanë!

Dy miliardë euro,
për pak kilometra,
dhe ato janë bërë,
ndënë parametra!

Rruga -si kuçedër,
do çdo ditë të hajë,
po merhumi shtet,
s’ka këllqe ta mbajë!

Edhe taksa “Majko”,
s’dihet ku ka shkuar,
do na duhet prapë,
ne për ta paguar!

Po për këtë taksë,
meqë erdhi fjala,
mos e hapin buçen,
Luli edhe Sala!

Por unë e mendoj,
taksën si gabim,
se nga ne u bë,
ai investim!

Dhe mund të rëndonte,
prapë mbi xhepin tonë,
nëse do qe bërë,
me një konçension!

Rruga nuk është sosur,
do të hajë akoma,
po një barrë e rëndë,
është për supet tona!

Rama ta kopsisë,
mirë muhabetin,
se veç nga kjo taksë,
mund të lërë pushtetin!

Arben Duka

March 27, 2018 12:00
Komento

25 Komente

  1. populli para 90 March 27, 12:32

    I dashur Poet, na be nje Vjershe per hajdutet qe jane ne pushtet dhe jo per ata qe kane ikur.Ben shum mire qe i rifreskon por neqoftese se je pa Parti sic mundohesh te prezantohesh, atehere ta fillojme sa me pare me Qeverine., apo je kuader i kupoles ne Pushtet.
    Me nderime nga Populli.

    Reply to this comment
  2. rapsodi popullor March 27, 13:56

    More Duke, more Duka i marr
    Rruga e Kombit nuk eshte varr
    me kete qe ke shkru sot,
    verteton se je krejt idiot.

    Reply to this comment
    • xixa March 28, 15:11

      Ne vemendje te rapsodit popullor:
      Nuk po e kuptoj ,je me kitarre
      apo me lahute
      por dukesh pak i marre
      dhe i lehte nga trute.
      Duka flet per nje varr
      por aty jane me mijera
      kur te mos jemi un dhe ti
      do ta shkruaj historia
      tymin do ta shohin gjithe viset shqipetare
      n’kosove e n’shqiperi do kendohen hajgare
      do kendohen hajgare me lahute apo kitarre
      do e kuptosh dhe vete se je pak i marre.

      Reply to this comment
  3. OLELENARRAFISALA.. March 27, 14:46

    Pershendetje Arben Duka
    .
    Ke filluar ta prishesh doren sepse po i bie avazit si bedrislami
    “O LE LE NA RRAFI SALA .
    .O BO BO NA PSHURROI LULI”
    .
    E kam thene po e them dhe do ta them edhe per te ardhmen qe Sali Bythisha eshte Kriminel-Monster-Perbindesh..por nuk eshte fajtor
    .______________________________
    Fajtori nr 1
    eshte dipllomacia euro-atllantike qe ka bere gafa me popullin shqiptar qe nuk ndodh as ne vendet e pushtuara dhe as ne vende koloniale por vetem ne Fermen e Kafsheve te Orwellit
    .
    Shembulli i pare:
    .
    Burri i shtetit i antiamerikanit Arvizu(salibytha) ne 14 shtator 1998 jo vetem qe pushtoi K/M dhe Radiotelevizionin por ne vend te ishte ne burg akoma e quan heroizem…..Dipllomate euro-amerikane ne menyre kriminale bene presion qe qeverite MAJKO-META te mos ta arrestonin Saliun e tyre biles pergezuan salikriminelin qe ktheu ” ME DESHIRE” armatimin e rende dhe e ndyra fare e moren ne ambasaden amerikane te jepte deshmine para nje prokurori amerikan..
    .
    .Tjeter fytyre (surrat) treguan miqte tane ne 21 janar 2011 ku me tmerreshmja ishte deklarate e Salibythes para nje jave “se kisha planizuar te vrisja Ramen si vrava ato 4 kokpalaret.”
    .
    Me e vogla qe duhet te bente gaztori Donald Lu per kete te fundit duhej te dilte me nje deklarate te distancohej zyrtarisht na perversitet kriminale….sepse salibisha e perdhosi dhe te derguarin e Obames.
    >>>>>>>>>>>>>>>>
    Shembulli i dyte:
    .
    Nese Fatos Nano (kryeopozitari i majte) arrestohet si Bin Ladeni ne korrik 1993 per 100 dollare nga ‘BILLAT & HILLAT’ me pit bullin e tyre SERBerishe dhe zagarin Blerim Cela…E KUNDERTA ndodhi me kryeopozitarin Lul SERBasha i cili e dhe pse vrau 4 veta si minister i brendshem edhe pse vodhi bashkine e Tiranes me mengperveshurin antishqiptar Arvizu….edhe pse vodhi gjysem miljardi dollare ne rrugen e Kombit (qe dhe ambasdorja amerikane M.R si Delli i Kosoves nuk eshte pa faj)…SHPALLET YLL NE NGJITJE…..ndoshta nga magjia qe i jep pashaporta amerikane e paraqitur ne Hollande ne vitin 1999…
    .______________________________
    Fajtori nr 2
    eshte Edi Rama per te cilen Ben Duka ka bere nje poezi me titull ku thote midis te tjerash:
    EDI RAMA NESE NUK KE BURRERI ..MOS KERKO VOTA POPULLORE….pra per nje sy te vemendshem per 6 vite Edirama:
    a-ka hapur bunkare dhe shteti gjethesh te enverit
    b-ka mbuluar dhe amnistuar te gjitha krimet berishiane
    c-edhe ne se ka bere nje pune shume me te mire se tribali berishe nuk kane asnje vlere pasi dy pikat me lart e shumzojne me zero
    .______________________________
    Fajtori nr 3
    eshte shtypi shqiptar & intelektulet me Arben Duken ne krye qe nuk kuptojne se
    SERBERISHA
    nuk eshte me problem i Shqiperise
    por i Euro-Amerikes sepse:

    -Derisa fshiu sumen me ekspertizat e FBI per 21 janarit 2011
    .
    -Derisa i tha NY-TIME-it leter higjenike per masakren e Gerdecit
    .
    -Derisa perdhosi “me heroizem” te derguarin e Obames per 21 janarit….
    .
    Atehere ti zoti Ben Duka me vuvuzelat e shtypit SHQIPTAR dhe intelektualet (nese ka mbetur ndonje) duhet ti drejtoheni Donaldit te Vogel te Tiranes dhe Donaldit te Madh te Washingtonit me keto fjale:

    OSE NA I HIQNI QAFE
    SALI PINOCETIN E BALLKANIT
    OSE NXIRRNI NJE LIGJ(BILL)
    QE AI TE JETE MEKEMBESI
    I SHTETIT AMERIKAN & BE & NATOS
    NE SHQIPERI…
    ………………….
    Prandaj i nderuari Ben ndryshoje avazin:

    O LE LE NA RRAFI SALA .
    DHE NA PSHURROI LUL TRAPI
    PO PSE NUK FLET DONALD TRAMPI ?

    Reply to this comment
  4. Cun i lagjes March 27, 16:14

    O Ben per korrupsionin ke te drejt duhet te hetohet mire dhe te sherbej si shembull. Edi i gjat ne se do qe te beje dicka te mire te shikoje si kontrollohen fitusit e apalteve.
    Sa per taksen mire eshte ta vere !! Te gjitha rruget kryesore duhet te jene me pagese!!
    Keshtu rregullojme te ardhurat e shtetit investimet ne rruget behen me te parashikushme dhe mirmbajta me e lehte.
    Nje e mire tjeter i behet edhe ambjentit se s’ka me “te morim makinen ete shkojme shpejt ne Kukes se ka qingja ne hell per dark”
    Ne Europe po diskutohet qe te behet me pagese perdorimi i makinave private ne qendrat e qyteteve! Pse jo edhe ke ne?
    A me fal se harrova qe ke ne shkojn oret 100 vjet mrapa.! Nejse Po e myll mu marun cigaret po mor makinen……

    Reply to this comment
  5. Kris 1 March 27, 16:16

    Vjedhjen e pare te rruges se kombit te qeverise Berisha e arsyetoi vet Saliu qe u be me vendim te keshillit te ministrave dhe vendimet kolegjiale nuk gjykohen.Vjedja e dyte qe po kryhet sot eshte me emrin koncension dhe koncensioni eshte nje pllake mermeri qe vihet mbi trupin qe lengon te popullit shqiptar.
    Qe ta kuptosh o Ben qe te dy palet e hajduteve te politikes shqiptare jane nje familje e piste dhe shih ne Netffliks filmin Marseja.Aty do te gjesh Saliun dhe Edin,Mafien e ndertimin si kryemafia e kohes se sotme qe neneshtron gjithe mafiet e tjera te politikes,te droges ,prostitucionin dhe cdo lloj krimi.Eshte mafia e ndertimit lavatricia e pisllekut.Do gjesh njesoj si ne Tirane problemin e Stadiumit,Teatrit dhe rruges se kombit.Do te gjesh dhe fjalime te plota te Saliut,Edvinit dhe Erion Velise
    Do te shohesh si vidhen e shiten votat dhe keshilltaret
    Kur shikon filmin kujton se je ne Tirane

    Reply to this comment
  6. intelektuali March 27, 18:57

    BUKUR KE LLOGARITUR KOSTOT E SALIUT
    PO SHIKO PAK KOSTOT E EDVIN DITEZIUT
    TE PAKTEN SALIUT JA MESUAM SHIFRAT
    EDVINIT E ERIONIT S’JA DI KUSH XHIBLAT
    ME XHIBLA ARTISTI FSHEHIN KUSERINE
    ME PROPAGANDE TRULLOSIN NJERINE

    Reply to this comment
  7. Niko March 27, 19:36

    Zoti Arben mire te ka shkruar komentuesi OLELEnarrafisala. Nuk je i ndershem ne qendrimet ndaj politikes.Pozicionohesh 99% njeanshem. Demet e pallogaritshme te Sales dhe krimet e qeverisjes se tij ndaj popullit shqiptar dihen boterisht.Por krahas kesaj do ishte mire te shkruaje ndonje fjale per qeverisjen aktuale se vjedhja e korrupsioni vazhdon kreshendo pa iu dridhur qerpiku zyrtareve.Nuk shkohet vetem me thirrjen “Ujku ,ujku” dhe ne fakt EDHE Cakalli po ben kerdine.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit March 27, 21:00

    o Duka, do behej me pagese rruga se fmn -ja, bb-ja, etj, keshilojne qe te mblidhen leke nga dhjami i pleshtit. Do behen me pagese te tera rruget, me gjasa edhe trotuaret, do paguash direkt, se deri tani paguan indirekt. Ka nje shprehje cobenesh andej nga Jugu, kur thone se i var goglat e dashit ne bige. Rama eshte dy metro mendje, nuk eshte budalla te vare te tijat, populli do e haje.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 28, 09:15

      mono skam parë ndonjë kallam me mënd!!
      mos ja fut kot tashti”Rama eshte dy metro mendje”!!
      për të kapur peshk,po!!kallami vlen sa të duash,ka vlerën maksimale!
      ej mono e di që duhet të jetë e vërtetë ajo fjala e urtë,
      “duke ngrënë vjen oreksi”?!
      tashti e kuptova se ke të drejtë!!
      ai kallam,ne peshq!!!
      njëri më keq se tjetri!!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit March 28, 14:33

        ceno, ti sepse me kujton Braçen, po ne ndryshim nga ty, braçja e nisi per letersi dhe po e bitis me diplomen e memeceve. Meqe ke replikuar me “ortekun e Fekenit”, sipas asaj qe di une, ne ’81 orteku ne Feken shkaktoi 11 te vdekur dhe shume te plagosur, studente dhe oficere te shkolles se bashkuar qe ishin ne stervitjen dimerore. Se perse dikush vendos x pseudonim nuk e di, ja psh, ti e ke antiçensure qe nuk te çensuron njeri. Fred Peza ka qene oficer ne shkollen e bashkuar, per kete u dashka pyetur, mgjthese sikur kam bindjen se Peza nuk eshte bashkstudent i asaj periudhe.. Tjeter, autostradat private ne bote numerohen me gishtat e dores, zakonisht jane publike, i nderton shteti dhe pastaj i jep ne konçension per x vjet- Mire do ishte siç e mendon edhe “tradhetari” Duka, qe te jene falas, mirepo meqe u bene me borxhe, ta do mendja qe borxhdhenesi te dikton edhe menyrat sesi ti mbledhesh parate dhe autostradat me pagese jane njera prej menyrave. Qe ti thua se duhet te ekzistojne edhe rruget dytesore falas, nacionale, dmth. Po, sigurisht qe jane, por po u nise nga Tirana per Kukes me rruget e kohes se Qepes do tre jave te mberrish ne Kukes, shto para teper per nafte, mundim, te fjetur neper bujtina, etj. Edhe ne Amerike mund te shkosh me traget, por avioni shkurton rruge, edhe pse kushton ca me shume. Do paguajme çdo gje dhe shume e me shume ceno, se jemi ne kapitalizem, apo jo? Se perse politikanet ne fushata premtojne qumesht dallendysheje e pastaj kur fitojne sqarojne se dallendyshja nuk ben qumesht, por bekerka veze, ky eshte muhabet tjeter ceno dhe nuk duhet marre shume seriozisht. Mesa shoh une, ti do e ndjekesh kembe pas kembe “tradhetarin” Duka, qe shiti me mendjen e vet uje deti grekut, dhe kot fare, sa per autoçensure, jo per antiçensure, Duka nuk po pikon akoma ca vargje nga “kazani” i tij poetik per kete punen e shitjes se detit. Ama kaq dashke ti ceno, ca vargje?! Po beji o Duka ca vargje kunder grekut a derebardhe, se nuk ben qeder, nuk te ndalojne hyrjen ne Kakavije. Apo do qe te ndihmoj une. Se une po mblodha rrush te mire i nxjerr vargjet zinxhir-

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 March 28, 18:39

          mono,o xhan i cenit!!
          nuk e di përse më krahason me braçen,por nuk ka rëndësi!!(ndoshta ke mbledh rrush të mirë,ose koçimare)
          sidoqoftë nuk do të zgjatem shumë!!
          ma merr mëndja se sikur të mos kishe bërë shkollën e bashkuar do të ishte më mirë të kishe bërë juridikun!!
          do të kishe dalë një gjyqtar paqeje që sdo të ta hante qëni shkopin!!
          mono i jam qepur me gurë në trastë dukës për të vetmin fakt se duka nuk shkuran poezi për tu englendisur!!shkrimet e tij janë propagandistike!!pra prandaj i kërkoj mendimin e tij!!
          unë e quaj tradhëti atë që bën qeveria jonë!!
          duka nuk thotë një fjalë!as në krah të qeverisë e as në krahun tim!!
          mono,e di përse??
          sepse i mjafton të jetë tradhëtar pasiv,nuk ja mban bytha të bëhet aktiv!!
          sepse e di se çpo luhet o mon,djali në pension!!
          “Po beji o Duka ca vargje kunder grekut a derebardhe”mon djali,koçimarja është e keqe po se zjeve dy herë!!prandaj mo më detyro të të tregoj se ku duhet ti fusësh këto fjalë!!nuk kam asgjë me gërkun,dhe shpesh e kam thënë se duhet ti marrim shëmbull për devotshmërinë që kanë për shtetin e tyre!
          e kam me ndyrësinë tonë!e kam me atë ndyrësi që ke sharë ti deri dje sepse nuk ishte ndyrësia tënde!!sot je bërë një me të!sot është zgjyra tënde o mon,prandaj e mbron!!
          të dy jemi shqiptarë,dhe mesa duket dhe lebër,por nuk e vlersokemi njëlloj zgjyrën!!
          unë nuk e duroj dot timen,përfytyro të tjetrit!!
          ti qënke ndryshe!!
          shnet mon shnet!!

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 March 28, 19:32

          flm për shpjegimin e kapitalizmit o mono,bile shumë flm që më shpjegove se me aeroplan shkohet më shpejtë se me këmbë!!
          nuk kam dalë dhe nuk dua të bredh botën për të numëruar autostradat private,por më kujtohet që palloshi bëri namin një herë e një kohë,për këtë që po bën sot!!
          nëse berisha ka pasur të drejtë atëherë,palloshi duhet të kërkojë falje për atë që ka thënë!pra për këtë që po bën sot!!
          nëse duhet bërë me pagesë kjo autostradë atëherë le ta bëjë shteti që është dhe ndërtues i saj!pra fitimin ta marrështeti për të ndërtuar rrugë të tjera,nëse do të teprojnë nga mirmbajtja e saj,dhe jo një kompani private për të mbushur xhepat e pronarëve të saj!!
          e lexove rrugën e arbërit??atë rrugën me emër karrem!!
          këta mbushin xhepat kurse ti me ben dukën,njëri mbledh rrush tjetri e bën raki!!

          Reply to this comment
  9. katarakti March 27, 21:27

    Te kjo e ashtuquajtura “Rruga e Kombit” ka shume pikepyetje. E para eshte rentabiliteti. A eshte rentabile apo veçse patriotike?! Pra kur dhe si do te fitohen parate e investuara aty?! Nga ana tjeter “Rruga e Kombit” ndertohet me paret e buxhetit te shtetit apo me koncesion nga ndonje shoqeri vendase apo e huaj?! Ne rast se ndertohet nga buxheti i shtetit, pra nga parate e popullit, nuk ka nevoje per takse. Sepse populli nuk mund te paguaje 2 here per te njejten gje. Por ne rast se eshte dhene me koncesion ajo duhet te ndertohet me fonde private. Sipermarrja qe e nderton merr per nje kohe te caktuar edhe “harxhin”, edhe koston e fitimit.Ne France psh nje praktike e tille eshte tejet normale. Dhe se fundi shteti duhet te organizoje nje “audit” per te pare se ku kane perfunduar miliardat qe jane shpenzuar per kete rruge qe nuk po mbaron kurre! Dhe me kete pune, qe nuk eshte e vogel, dhe qe bie ere korrupsion gjigand, duhet te merret vete Arta Marku.

    Reply to this comment
  10. Albani March 28, 03:00

    NE TE GJITHE BOTEN E QYTETERUAR KA RRUGE DHE AUTOSTRADA NE TE CILAT QE TE UDHETOSH, DUHET TE PAGUASH, BILE DUHET TE PAGUASH EDHE ME SHUME SE NJEHERE DERI SA TE ARISH NE DESTINACION.

    Reply to this comment
    • dashamires March 28, 09:13

      Ne te gjithe ate boten e qyteteruar ama qe ka pagesa per rruget, nuk ka te ardhura per fryme 100 Euro ne muaj si ketu te “Shqiperia qe duam”.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 28, 09:24

      bano,
      hë tu bëfsha mos ja fut pordhës!!
      në autostradat që paguhet duhet të të vijë në mënd,nëse rastësisht e ke harruar ashtu si padashje,se janë private!!
      duhet të të vijë në mëndje se në krah të këtyre autostardave private ka rrugë shtetrore që nuk paguhen për kilometër,por ka taksë qarkullimi,vjetore!!
      kështu o bano,nuk e di nivelin tënd!?
      por timin e di fare mirë!!
      autostrada është bërë me paratë tona,ne paguajmë 2 miliardëshin,tashti duhet ta çojmë në 3 miliardë “borxhin”që duhet të paguajmë??apo mos jam gabim??
      ka shumë mundësi,sepse me karburantin ne paguajmë gjithashtu për atë rrugë dhe gjithë të tjerat!!
      nuk dua të të them se je një mashtrues i dobët,por jam i sigurtë se ke shumë pak dijeni!!
      kjo e fundit është mëse e sigurtë,për të dy variantet!!

      Reply to this comment
      • Orteku i Fekenit March 28, 11:05

        Nuk jane private autostradat !! Krijohen shoqeri qe i mirmbajne mbas ndertmit me pjesmarrje te privateve Autostradat jane pasuri kombtare kudo!! Po ty kjo s’te intereson rendsi ka o burra ti “biem” Rames! Eshte per tu bere me pagese pike. Diskutime te tjera jane vetem POPULIZEM

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 March 28, 11:53

          njëlloj i kam rënë dhe berishës,o të zëntë oretku i fekenit!!
          bile duke mbështetur ramën në atë kohë!!
          apo populizmin e sheh tek unë dhe jo tek ti??
          ndoshta ti ke mbështetur berishën në atë kohë lali??
          pra kemi një ndryshim të vogël!!
          unë kam goditur berishën atëherë dhe ramën sot!
          ti ke mbështetur berishën dje dhe ramë sot??
          ndoshta unë dhe mund të quhem “populist”,por ti me siguri duhet të quhesh bythëlëpirës pushteti??

          Reply to this comment
          • Orteku i Fekenit March 28, 12:26

            Orteku i Fekenit eshte per ta ditur nga fryn era!
            Po ti se KUPTON dot se ndryshe nuk do jepje kete pergjigje Nuk me intereson pushteti as opozita se jam 12000 km larg
            Pyt A.Pezen si esht puna e O.Fekenit
            Sa per te lepimen ti mbase ke nevoj une jo

          • anticensurë25642654 March 28, 12:44

            lali kam nja dy ditë që se kam takua A.Pezën!!e ka zon purtha e kështu,ma merr mëndja se nuk do të ndriçohem dhe për nja dy tre ditë të tjera!!lali nuk rri të luj me gjë a gjëza se çpërfaqson pseudonimi i gjithkujt,ose mesazhet që jepen duke ndryshuar pseudonimet në çdo koment!!
            tashti meqënëse unë se “KUPTOJ DOT”!?
            përse nuk ma shpjegon ti??
            ps:”Po ti se KUPTON dot se ndryshe nuk do jepje kete pergjigje”,këtu ja ke fut kot lali!!nëse ti do të ishe shpjeguar më mirë,në përshtatje me nivelin tim të ulët,atëherë do të të isha përgjegjur me një FALEMINDERIT PËR SHPJEGIMIN!!

  11. anticensurë25642654 March 28, 09:27

    ben tradhëtar duka!
    e ke lënë rehat like metën??nuk po e sulmon si para takimit me ramën??
    ça po ndodh beno??
    të ka ndaluar miku të lehësh??
    eh ben duka ben duka,u bëre si ata qentë elektronik!!
    shtyp butonin dhe “hum,hum” ti!!

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit March 28, 14:54

      Me ” Se kupton” s’ishte ofendim! Ne Feken nen Ortek vdiqen shoket tane!! Pseudonymi anticensura me sa duket per ty dmth te jesh i lire te perdoresh terma bythlepirs pallosh kallam koqe etj etj athere paske mbrritur ke livadhi jot i preferuar lum si ti !!
      E ke vetem me Ramen!! Te pakten me kete Pseudonym

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 March 28, 18:54

        ortek i fekenit!
        e para
        e di si ka qënë ngjarja,por nuk e kuptova lidhjen me mua dhe me pezën!!
        e dyta
        prandaj nuk e mora dhe për ofendim “Se kupton”,sepse duke mos njohur lidhjen me mua,nuk mund të kuptoj!
        e treta
        duke qënë se je i “RI”,shumë rrallë e kam parë pseudonimin tënd(dhe ti nuk je me emër e mbiemër)duket që nuk ja ke idenë se që kur ka filluar të dalë në komnete ky pseudonim!!
        për të mos përsëritur atë që ju kam shpjeguar dhe të tjerëve,po të them një rrugë të shkurtër dhe më të besueshme!!
        drejtoji pyetje ben dukës!
        drejtoji pyetje neti vjosës!
        nastro tallashit,dhe monit,pra gjermanit të fundit!!
        këta janë të anës së benit(pa nastrokarin)
        më njohin që në atë kohë kur flisnim të njëjtën gjuhë!!
        nga prilli i ’13ës kemi filluar të mos merremi vesh!!
        mënyrën e të shkruarit e kam të tillë që do të ishte e vështirë të mos kuptohesha nëse do të shkruaja me pseudonim tjetër!
        mos ki merak xhani,dhe me një pseudonim nuk arri të shpreh dot të tërë atë që mendoj,atë që do të desha të them!!më del dhe më tepron një lali!!
        dhe po të jemi përball nuk e kam problem të ta them mendimin tim!!ndoshta pak më me mirësjellje!!kontakti direkt,sy më sy të detyron të kesh një respekt më të madh për personin!!

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*