Rruga e Kombit: Taksimi nis nga 17 shtatori, nuk do paguhet në euro

September 4, 2018 14:36

Rruga e Kombit: Taksimi nis nga 17 shtatori, nuk do paguhet në euro

Prej datës 17 shtator do të aplikohet taksa e kalimit për çdo makinë që kalon në Rrugën e Kombit.

Çdo përdorues i kësaj rruge do të paguaj 660 lekë për çdo kalim.

Ndërsa për banorët e qarkut të Kukësit do të aplikohet tarifa prej 100 lekësh.

Sipas asaj që shkruan “GazetaShqiptare” pagesa nuk do të bëhet më në monedhën europiane dhe banorët e zonës do ta kenë të reduktuar këtë taksë kalimi.

Nuk dihet ende nëse do të ketë një indeksim të tarifës së kalimit për makinat me tonazh më të madh, gjë e cila u diskutua më parë, apo do të vihet një çmimi standard për të gjitha kalimet.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje-ardhje.

Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë.

Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë.

l.h/ dita

September 4, 2018 14:36
Komento

8 Komente

  1. Mark .U.K September 4, 16:33

    Do ju themi kuksianve se sa te kalojn pak kohe,te gjith nje dhoj do pagueni.Nese jua hell i lumt kti mashtrusi qe nuk i gjindet shoku po jua holli.

    Reply to this comment
    • Xha Teme September 4, 17:33

      mark analfabeti. shko me Nul Moken dhe Murriz Myslymin te beheni tre talebane kokepalare. Ah harrova Ed Paloqen, Strazon, Salianjke erotikun, cunin e Fahro Balliut. Sa shume talebane ka ketu ne SHQUP….

      Reply to this comment
  2. Arben September 4, 16:52

    Aman ore lereni ne euro, qe te integrohemi sa me shpejt ne beeeeeeeeeeee.

    Reply to this comment
  3. mirel September 4, 21:53

    hidhini ne ere piken e kalimit
    dhiteni fare te gjithe rrugen dhe mos paguani asnje kokerr leku per hajdutet dhe kriminelet qe kane kapur shtetin

    Reply to this comment
  4. Qarku. Kukes September 4, 22:00

    Qarku Kukesit do paguaje vetem 100 leke dhe do jete gjithmone kjo tarife simbolike o Mark Lleshi. Mos u mundo te perhapesh panik. Duhet te jesh nga Mirdita ose nga Fani .

    Reply to this comment
  5. sapa September 5, 07:11

    Beresi i shtetit Rama ndihmon hajdutin Basha me shoke qe populli te paguaje per ta dhe Basha mbetet prape i pandeshkuar dhe parate nuk ja luan kush.Pastaj me i forti paguan me pak se i dobeti.Po mirditoreve a ju takon autostrada?apo vetem kuksjaneve?Po te ngrihen sot mirditoret dhe te bejne ate qe bene kuksjanet cfare do ndodhe?Cili eshte ai idjot qe pretendon se ka shtet shqiperia?a duhet te jete shteti i barabarte per te gjithe?a duhet te qeshe kuksjani per mirditorin kur shikon qe ky i pari paguan me pak?Cili eshte ai qe pretendon se ka shtet shqiperia?

    Reply to this comment
  6. Lani September 6, 10:49

    Qe te paguhet rruga eshte krejt normale.Po do ishte mire qe te ishte shteti pronar dhe jo kompania private.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*