Rruga e Kombit, taksa për kuksianët do të jetë 100 lekë

June 3, 2018 19:49

Rruga e Kombit, taksa për kuksianët do të jetë 100 lekë

Taksa e vendosur në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonave përreth pritet të jetë 100 lekë për një kalim dhe 200 lekë për vajtje dhe ardhje.

Edhe pse fillimisht u përfol se taksa e kalimit për banorët dhe përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të ishte 1.5 euro, qeveria duket se ka vendosur të miratojë një taksë më të ulët, raporton Top Channel.

Kjo ulje e taksës pritet të sjellë efekt financiar të konsiderueshëm, duke ulur me disa milionë euro të ardhurat që mblidhen në stacionin e pagesës. Megjithatë, këto para nuk do të paguhen nga koncensionari privat, por do të kompesohen plotësisht nga qeveria, përmes pagesave nga buxheti i shtetit.

Tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill. Kalimi në këtë rrugë presupozohej të ishte 5 euro, ndërsa vajtja dhe ardhja do të kushtonin 10 euro. Në kontratën e koncensionit parashikohej që vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës, do të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë ndaj të cilëve do të kishte lehtësira. Ishte pikërisht kjo gjë që shkaktoi zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dolën në protestë dy ditë pas vendosjes së taksës.

Duke parë gjendjen e krijuar, qeveria nisi bisedimet si me koncensionarin ashtu dhe me banorët, për të gjetur një formulë të re. Taksa, e cila parashikon pagimin e 100 lekëve (për një kalim), do të paraqitet zyrtarisht javën e ardhshme, ndërkohë që, kompania koncesionare po vazhdon punimet për të rindërtuar, ndërtuar dhe zgjeruar zonën.

s.a/dita

June 3, 2018 19:49
Komento

11 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku June 3, 20:16

    Dmth perseri populli do ta paguaje nepermjet taksave, apo paret e buxhetit nuk jane paret e popullit, sipas ministrit gjenial te anglishtes Ahmeti.

    Reply to this comment
    • Trendi June 4, 11:40

      Jo or mik, qe luan rolin e budallait. Pjesen e pageses qe nuk mund (duan) te paguajne kuksianet do ta kompesoje shteti me paret e pjeses qe do e pagoje te plote tarifen dhe ca me shume per kuksianin. Pra pjesen qe normalisht duhej ta paguante kuksiani do i kaloje te te tjeret, meqenese kuksiani eshte i varfer. Komunizem nuk ka, ate mundet ta ktheje Sali Berisha.

      Reply to this comment
  2. Ari June 3, 20:31

    Ne Zvicer vigneta me afat 1 vit kushtonte 32 euro. Cfar turpi kjo qeveri qe vazhdon vjedh popullin.

    Reply to this comment
  3. Nje femije qe qane rritet,kurse nje popull qe hesht vies;ka thene Babai i pavaresise Ismail Qemali. June 3, 20:57

    Siharq i grabitje e rradhes me fuqine e superkorruptuar te pushteteve,populli perseri viktime e rradhes dhe kjo vetem per te ligjeruar grabitjen e rradhes nga te pabreket qe i la dita dhe miljonere i beri nata.Me kete pafytyresi qeverisese,nuke mbetet gje tjeter vetem te cohemi e te protestojme deri ne shkuljen me rrenje kete paloqeveri qe me paturpesi nuke ka te ndalur ne ligesi.
    Nje popull qe proteston lulzon,kurse nje popull qe heshte ndaj ligesise,behet varrmihes i jetes se tij.Protesto,ne emer te moralit e dinjtetit njerezor dhe ne nderim ndaj vetes,familjes dhe ngritjes se shtetit te se Drejtes,ku korrupsioni e krimi me fuqine e pushteteve te mbetet nje enderr e keqe e se kaluares.

    Reply to this comment
  4. info analitike June 3, 21:01

    Dmth. ata qe u duhet te kalojne disa here duhet te lene rrogen aty, gjithnje nese jane te punesuar? Uroj qe kuksianet ti pergjigjen edhe njehere kriepsikopatit ashtu si heren e pare.

    Reply to this comment
  5. Adih June 3, 22:11

    Nuk jam xheloz ,perkundrazi ,qeveria e te deshtuarit mesues vizatimi ,dhe me mesuesin e anglishtes minister ,me dobicllek jep vetem cmimin per vendalite e varfer ,kurse per te tjeret te ” pasurit ” nuk e thone cmimin .TURP. Jeni te vetmit ne te gjithe boten qe beni diferencime per kete teme . Cohuni o popull ,po ju rrjepin xhepat ,po paguani karburantin me te keq (cilesine ) dhe me te shtrenjte ne te gjithe boten ,Kjo rruge eshte bere jo nga privati ,por nga taksapaguesi popull ,dhe ky nuk meret me Bashen e Salen qe u vodhen 250 milione euro .Plus duhet rruge dytesore ,dhe per cilesine mizerabel , qe autostrade nuk eshte ,dhe ne kilometrat qe ka , eshte me e shtrenjta ne kete rruzull tokesor .O sot ,o kurre tregojahuni vendin qe meritojne ,neokomunistet mbare te keti tranzicioni , te pa fund.

    Reply to this comment
  6. Arben June 4, 06:30

    Do ta paguajne sepse need duam.

    partine shoket edver DHE lalidhjer.

    Reply to this comment
  7. perkthyesi June 4, 08:57

    Popullit i lind e drejta universale qe te mos paguaj asnje qindarke, deri sa Lulzim Basha te kthej mbrapsht qindra miliona eurot e vjeshura te kesaj rruge! Kjo eshte zgjidhja e vetme dhe e duhura!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim