Rama në Kinë: Lidhje e Shantout, ku nis Rruga e Mëndafshit, me qytetin e Durrësit

November 24, 2015 12:56

Rama në Kinë: Lidhje e Shantout, ku nis Rruga e Mëndafshit, me qytetin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kinë, ku po merr pjesë në punimet e Samitit Ekonomik dyditor, Kinë-Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili po zhvillohet në qytetin Suzhou të Kinës Lindore.

Ky takim është katërti që zhvillohet mes kryetarëve të qeverive të 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kryeministrit të Kinës, Li Keqiang.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se takimi i këtij viti konfirmon më së miri vullnetin politik dhe angazhimin e 17 vendeve pjesëmarrëse për të rritur nivelin e bashkëpunimit, në shtyllat kryesore të tij, të përcaktuara si të tilla në takimet e mëparshme.

Duke theksuar se Shqipëria ka qenë pjesë e kësaj nisme që prej fillimit, Kryeministri siguroi se qeveria shqiptare do të mbështesë dhe do të angazhohet për të përmirësuar më tej cilësinë dhe efikasitetin e këtij partneriteti.

“Në këndvështrimin tonë, qëllimi i kësaj nisme është bashkëpunimi ekonomik dhe vazhdimësia e dialogut politik. Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë, në vitin e tyre të 66 janë shumë pozitive për momentin dhe jam i kënaqur të nënvizoj që po forcohen në drejtime të tjera; nisma 16+1 dhe projektet Belt e Road janë dy platforma të tjera që forcojnë marrëdhëniet tona. Lidhja e qytetit Shantou, ku nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, qyteti ynë i dytë më i madh, do të shtrojë rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit”, theksoi Rama.

Duke u ndalur në disa projekte konkrete, me rëndësi për zhvillimin e gjithë rajonit, Rama theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë nxitje zhvillimit të sektorëve me interes të përbashkët në këtë drejtim.

“Shqipëria po punon që t’i japë hov turizmit, i cili është një sektor. Në vetvete, turizmi është ngushtësisht i lidhur me infrastrukturën, gjë që është e rëndësishme për zhvillimin e gjithë rajonit. Së bashku me qeverinë e Malit të Zi, si edhe me Bosnie-Hercegovinën dhe Kroacinë, presim me padurimin financimin e Autostradës Adriatike-Ioniane që e quajmë ndryshe “Korridori i Kaltër’”, shtoi ai.

Në takim do të miratohen dy dokumente, të cilat do të ndërtojnë një platformë bashkëpunimi në fusha të ndryshme si dhe do të planifikojnë mekanizmat e bashkëpunimit.

–   Agjenda Afat Mesme (MTA) për Bashkëpunim

–   Udhëzuesi i Suzhout.

November 24, 2015 12:56
Komento

4 Komente

  1. osman lala November 24, 15:06

    llafe ne ere
    muhabet pa bereqet shume larg gjerave qe bejne burrat reale te shtetit qe mbi te gjitha jane me kembe ne toke dhe nuk fluturojne avionave larg vendit te tyre 6 dite ne 7 dite te javes

    Reply to this comment
  2. Z/Kallami November 24, 16:20

    Rame!
    Mos harro te hapesh pikture ekspoziten.Pse te kemi votuar me 1 miljon shpulla bithve opozites.
    Populli pret shume nga tya.Rrofte Rilindja e te berit histori.Sa ma shume ekspozita aq ma shume rritet mirqenia e miletit.

    Reply to this comment
  3. Bert November 24, 16:36

    Te dhjefsha protokollin qe nuk shikojne flamurin kombetar qe ka Rama mbas shpatullave,Rama duhet ti shkarkoj direkt keta parazit qe marin dhe paga te larta nga taksapaguesit dhe lejojne qe flamuri I deformuar te vendoset ne takimet e niveleve te larta.

    Reply to this comment
  4. nafta November 24, 18:10

    Zonja Fico dha nje interviste se si duhet te vishen grate kur jane lakuriq.Rama eshte ne Kine dhe ishalla nuk i mbushet mendja qe te shkoje ne ndonje plazh dhe te pozoje lakuriq me ndonje kineze.Me siguri kineze do te marrin kete eksperience te vyer te shteti shqiptar se si i zgjedh k/ministrin.Per fjalime e dokrra te tjera ka Bracen Dhe Ballen qe s’can bythen njeri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*