“Rruga e Vdekjes”, gara sfiduese në Bolivi

August 1, 2017 16:33

“Rruga e Vdekjes”, gara sfiduese në Bolivi

E kanë pagëzuar si “Rruga e vdekjes”, por kjo nuk i ka penguar pjesëmarrësit ta përshkojnë, në edicionin e 6-të të asaj që njihet si “gara drejt qiellit”.

Bëhet fjalë për një prej garave më të vështira në botë, ku pjesëmarrësve u duhet të ngjisin rreth 1800 metra përgjatë 28 km. Kompeticioni mbyllet në lartësinë e 3 mijë metrave mbi nivelin e detin mes erërave të fuqishme që fryjnë nga malet në amazonën Boliviane.

Rreth 200 atletë nga e gjithë bota morën pjesë në garë. Vendi i parë mes garuesve femra i shkoi Pamela Olivares së cilës iu deshën 3 orë e 30 minuta për të përshkuar “rrugën e vdekjes’.

“E gjithë bota flet për ‘rrugën e vdekjes’, dhe më duket e pabesueshme që munda të përshkoj atë më shpejt se pjesëmarrëset e tjera. Mu duk se po vrapoja në qiell”, u shpreh Pamela Olivares.

Ronald Ivan De La Riva u rëndit i pari mes burrave me një kohë prej 2 orësh e 39 minutash. Aktiviteti organizohet nga organizata Boliviane Impacto Social që synon përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitetet me disavantazhe ekonomiko sociale.

August 1, 2017 16:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*