Rruga Elbasan-Gjinar, dërgohet për gjykim dosja ndaj ish-zyrtarëve të ARRSH

April 24, 2018 17:15

Rruga Elbasan-Gjinar, dërgohet për gjykim dosja ndaj ish-zyrtarëve të ARRSH

Prokuroria e Elbasanit, pas përfundimit të hetimeve, ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Për gjykim ka shkuar dosja ndaj ish drejtorit të ARRSH, Andi Toma, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe dosja e Dashamir Xhikës, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH, i cili është akuzuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Bashkë me ta, si të pandehur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan do të ulen edhe nëntë persona të tjerë, tre prej të cilëve janë pronarë të firmave të ndërtimit, ndërsa të tjerë specialistë në Drejtorinë e Rrugëve.

Nga të pandehurit në këtë çështje pesë prej tyre janë me masën e arrestit me burg, ku përfshihen edhe dy ish-drejtorët Andi Toma dhe Dashamir Xhika, ndërsa gjashtë të tjerë janë me masën detyrim paraqitje.

Sipas organit të akuzës, personat e çuar për gjykim kishin për detyrë sistemin dhe asfaltimin e rrugës së Gjinarit, punë e cila nuk u krye asnjëherë.

Nga hetimet paraprake të Prokurorisë së Elbasanit rezulton se ka dyshime të forta për një dëm prej 5 miliardësh lekë të sjellë ndaj shtetit, duke mos kryer detyrimet ndaj rrugës së Gjinarit.

Në komunikatën e plotë, të ofruar më poshtë, jepen emrat e 9 personave e 3 kompanive të tjera që do të gjykohen për abuzimet me rrugën Elbasan-Gjinar.

Komunikata e plotë

1) Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2) Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3) Rexhep Tarba, Mbikqyrës i punimeve, adminstrator i shoqërisë “Zenit-06” sh.p.k,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

4) Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

5) Kujtim Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal,

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

6) Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë “Arifaj” sh.p.k.,

– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

7) Lek Tushaj, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Cilësisë pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

8) Astrit Qafa, Përgjegjës i Sektorit të Kualifikimit pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

9) Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit,

– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.

– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

10) Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standarteve dhe Normativave pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit,

– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.

– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

11) Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standarteve dhe Normativave pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

12) Shoqëria tregtare “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, me Nipt.K12911201C, me qendër në Elbasan,

– E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

13) Shoqëria tregtare “Arifaj” sh.p.k, me Nipt.J76418907K, me qendër në Tiranë,

– E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

14) Shoqëria tregtare “Zenit-06” sh.p.k, (“Zenit & CO”), me Nipt.K61731002D, me qendër në Tiranë.

E akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

s.a/dita

April 24, 2018 17:15
Komento

1 Koment

  1. +++++ April 24, 18:29

    Gazeta jo-profesioniste ne lajmerim.
    “Zyrtaret”, eshte cilesim i pergjithshem.
    Ata individe kane perfaqesuar institucione dhe pozicione te caktuara.
    S’behet dot transparenca e informacionit ne masa (ne ket rast ecuria e drejtesise) nese gazetari e mban lajmin ne nivel pergjithesimi.
    Gazetari mediokre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim