Rruga luftarake e Heroit të Popullit Ramiz Aranitasi

June 22, 2018 12:59

Rruga luftarake e Heroit të Popullit Ramiz Aranitasi

Orhan Frashëri*

Ramiz Aranitasi i përket ajkës së atij brezi të lavdishëm që bëriLuftën e madhe Antifashiste Nacional çlirimtare, asaj lufte që përbën një nga periudhat më të ndritura të historisë së popullit shqiptar.

Heronjtë nuk lindin të tillë! Ata ndikohen, formohen dhe shquhen në veprimtarinë e tyre në gjirin e popullit , në rrethana të caktuara të historisë se tij. Ndoshta ndokujt s’ia merrte mendja që ai, Ramiz Aranitasi, bir i një fshatari te vegjëlisë aq i urtë, aq i qetë, i sjellshëm, do të bëhej një ditë një nga figurat e shquara në historinë e luftës së popullit shqiptar për çlirimin e Atdheut nga zaptuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto – zogistë.

Biri i Aranitasit dhe Mallakastrës trime, i frymëzuar mga Rilindasit tanë dhe e gjithë trashegimia e luftëtarëve me pushkë e me penë, Ramizi do të piqej dhe do të bëhej i vetëdijshëm që të luftonte jo vetëm padrejtësitë ekonomike e sociale të regjimit të kohës, që nga agai i fshatit e deri tek satrapët qeverisës, por mbi të gjitha, të urrente pushtuesit fashistë e të ndjente thellë detyrën e shenjtë për t’u rreshtuar, qoftë edhe me sakrificën më sublime për çlirimin e vendit.

Ramizi, mbasi mbaroi shkollën fillore të fshatit, Aranitas, i dha formimin fillestar të karakterit të tij, që sa vjen e rritet kur Ramizi vazhdon shkollën e mesme teknike në Tiranë, në Kavajë e në Korçë, ku vihet në kontakte me shokë të grupeve komuniste dhe ku përfaqëson ato ide, tek të cilat ai ëndëronte shoqërinë e ardhshme.

Shokët në kujtimet e tyre në shkollë si Mujo Salih, Jakov Xoxa, Lefter Kasneci, Abaz Fejzo, Mehmet Alishehu etj, Ramizi qëndronte në ballë të klasës në atë ditë të prilli te 1939. Ai qe ndër të parët që së bashku me shokët kërkuan armë për të luftuar pushtuesit fashistë.

Veprimtaria e Ramizit dhe e shokeve të tijë bëri që shkolla teknike të bëhej një qëndër e fuqishme rezistence antifashiste duke dale plotësisht nga kontrolli dhe mbarëvajtja nga ana e administratës shtetërore. Është kjo veprimtari antifashiste që e bëri Ministrinë e Arsimit të mbyllte shkollën dhe nxënësit të shpërnguleshin në shkollën bujqësore të Korçës .

Në shkresën e drejtorisë së Institutit Bujqësor, Mali i Robit Kavajë më 12.05.1940, urdhërohej

përjashtimi nga shkolla deri në fund të vitit i nxënësve: Ramiz Qazimi, Qemal Brovina dhe Sejdin Avdiu.

Kështu shkollën teknike të Tiranës për vitin arsimor 1939 – 1940 e transferuan në Kavajë, në shkollën Bujqësore Kavajë, me tre bashkënxënës, u transferua në shkollën bujqësore Kavajë.

Edhe në Kavaje Ramizi i zgjodhi shokët me të cilët do të punonte.Këtu ra në kontakte me shokët e grupit komunist me ato antifashiste e të Rinisë si Sejdin Avdia, Nimet Ymeri etj.

Tok me këta djelmosha, Ramizi u mor me ngritjen e grupeve edukative nga Katriot Muço e Sul Baholli.

Në prill 1940, fashistët organizojnë mbas një viti pushtimi një vizitë në ambientet e luftës të Detit Adriatik, në portin e Durrësit. Sapo zbritën në skelë dhe me varka shkuan u nis ne anijet luftarake, Ramizi organizoi menjëhere shokët nëpër rrugët e qytetit të madh bregdetar, duke kenduar këngë patriotike.

Mësuesi i edukatës fashiste dhe i gjeografisë në mbarim të vizitës u shpreh se “Shqipërinë me Italinë i lidh deti Adriatik”. Ramizi nuk duroi më tej, u ngrit në këmbe dhe menjëherë ia ktheu: “Profesor ! U shprehet gabim. Deti Adriatik gjeografikisht e ndan Shqipërinë nga Italia”!

Për vitin shkollor 1940 – 1941 u regjistrua në klasën e V “Edile” të shkollës teknike në Korçë. Drejtoria e shkollës ia çoi nga mbrapa rekomandimin për aktivitetin antifashist dhe organizimin e aksioneve me ngjyra politike në shkollën e Kavajës. Marrë shkak nga lëvizjet e disa nxënësve nga një shkollë në tjetrën, prefektura e Beratit njoftonte se: “Ramiz Qazim Aranitasi dhe Kristaq Tutulani ishin komunistë të rrezikshëm”.

Për vitin shkollor 1940 – 1941, Ramiz Aranitasi gjendet në Korçë. Këtu ai u lidh me grupin komunist të Korcës. Një nga anëtarët e atij grupi, ish kuadri i LANCL, veteran i nderuar Petro Lalaj, kujton: “Ai, Ramizi, kontriboi shumë për organizimin e veprimtarive antifashiste në shkollë”.

Në  8 Nëntor 1941 komunistët shqiptarë themeluan PKSH. Për të festuar ditën e themelimit të PKSH, komunistët e Korçës organizuan Demonstratën e parë Antifashiste. Në këtë demonstratë mbeti i vrarë Koci Bako, veteran i grupit komunist të Korçës, komunisti i parë shqiptar që ra dëshmor në përleshje me pushtuesit fashistë.

Pas shpërndarjes së demonstratës filluan menjëherë arrestimet. Në burg u futën 32 komunistë e patriotë. Një prej tyre ishte edhe Ramiz Aranitasi. Atë e zune duke ndjekur gjurmët e gjakut. Djaloshi nga Aranitasi u plagos rëndë. Mbi trupin e tij të njomë u derdh një dhunë mizore.

Me ndihmën e ish gardianëve Asllan Osoja dhe Rrapo Koka u bë e mundur të arratisen nga burgu dhe qysh nga ky moment për Ramizin fillon një epokë e re e luftës ilegale drejt Maleve të Skraparit.

Ramiz Aranitasi nisur nga një sërë rrethanash dhe kërkesash lufte u mendua të delegohej në krahinën malore të Skraparit.

Atje ai do të njhej dhe do të rritej  në gjirin e popullit e të luftëtarëve të tjerë vendas.

Kahreman Ylli kujton: “Ishte maji i vitit 1942. Ramizi dhe Sotir Gura, shoqeruar nga patrioti Asllan Osoja, që la Korçën dhe hyri në thellësi të Skrapait. Në Leshnjë për herë të parë takova Ramizin. Më përshëndeti me plotë gojën, me atë zërin e tij të qartë “Vdekje Fashizmit”, ku qëndruam 2-3 ditë. Folëm, biseduam, bëmë plane dhe takime me burrat sidomos me Avniun dhe Shaqir Kapinovën me shokët e tijë. Të gjithë ishin të gatshëm për veprime. Unë u nisa për në Tomorricë, tek Hysen Zaloshnja ku vura në dijeni se do të vinin dy ilegalë, Ramizi me Sotir Gurrën. Ata u takuan me patriotin Hysen Zaloshnja dhe aty biseduan e morën vendime për të vazhduar luftën kundër armikut.

Pastaj Ramizi u nda dhe u nis drejt çetës partizane të Skraparit, pikërisht në fshatin Kuç, ku Ramizi bëri takimin e parë me bashkëfshatarët e një ideali. Aty njihet me Mestanin Skraparliun dhe Gjin Mirditorin, me të cilin u lidh përjetësisht, luftëtar e një kuadër të një epopeje mbarë kombëtare. Ramizi që në ditët e para në çetë u bë shpirti dhe zemra e partizanëve. Si partizan i thjeshtë u vlerësua nga drejtuesit e çetës partizane dhe u emerua zëvendëskomandant i çetës plakë.

Me 31 gusht 1942 për të shkatërruar çetën trime të Skraparit, armiqtë dërguan plot bujë detashmentet e drejtuara nga tradhtari me damkë Xhafer Bali. Në katundin Mëlove të Tomorricës, ky detashment pësoi një disfatë të turpëshme.

Çarmatosja e detashmentit të Xhaf Balit u pasua dhe aq më tepër në luftimet e ashpra që u zhvilluan më vonë për çlirimin e Çorovodës e të gjithë Skraparit më 5 shtator 1942, zëvëndës komandant i çetës së parë të Skraparit dhe më vonë si komandant e komisar i çetës se 2–të  të Skraparit, Ramizi përballoi me sukses operacionin që ndërmorën më pas fashistët pas kësaj humbjeje, bënë edhe më të njohur figurën e tij.

Çeta partizane e komanduar nga Ramizi u bë flamur jo vetëm në Skrapar, mbasi ajo qarkullonte në Berat, Përmët, Dangëlli, Kolonje, Mallakastër, Roskovec, Sulovë, Gramsh. Si bashkëluftëtar i tij mund të them se është nga ata komisarë që me çetën partizane për periudhën tre mujore, fund viti 1942 deri në ditët e para të majit 1943, duke kaluar sa në një rreth në tjetrin, duke kryer veprimtari të gjërë politike dhe ushtarake, duke mbajtur një qëndrim të qartë në zbatimin e direktivave të KQ të PKSH për kryerjen e aksioneve.

Në letrën që iu ka dërguar shokëve Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo në 21 prill 1943 shkruan:

“Ka tre akte që kur ka filluar lufta. Në Nivicë kanë pushkatuar 20 fshatarë. Lufta është zhvilluar në Lekdush. Krisma e baterive është dëgjuar në Kuç dhe Vernik. E kemi dëgjuar edhe ne. Nqs e lejon situata e atjeshme, për t’ua lehtësuar barrën shokëve, unë mendoj që të bëjmë ndonjë aksion atje ku ta shohim të nevojshme.

Vendosni dhe na vini në dijeni“

Përshëndetje  revolucionare

Ramiz Aranitasi

 

Ndërkohë KQ të Partisë për Korçën e informonte për disa problem :

“Ndodhem në Polenë.Kam ardhur bashkë me Mestanin që nga Mallakstra duke kaluar nga Leshnica, Përmeti, Dangëlli, Kolonjë, Vithkuq e Voskopojë.

Në Mallakastër, Përmet, Skrapar, Vithkuq e Voskpojë e pjesërisht në Dangëlli gjendja qëndron e mirë si poltikisht edhe ushtarakisht,ndërsa ushtarakisht zë vendin e parë Mallakastra dhe pastaj Skrapari. Së fundi u propozojmë:

Rruga Korçë – Vithkuq, Korçë – Voskopojë si dhe Maliq dhe anës së Devollit duhen prishur në shumë vende me qëllim që forcat armike nuk do ta kenë të lehtë të kalojnë në këto anë”.

Çlirimin e Frashërit e përshëndeti mbarë populli i Dangëllisë  dhe parizanët. Ramizi iu drejtua popullit të Frashërit dhe partizanëve:

“A e shihni vëllezër se ç’bëjnë armiqtë e kombit? A mund të qëndrojë kjo emblemë e fashizmit në shtëpinë e tre vëllezërve Frashëri, Avdyl, Naim e Sami që u shkrinë si qiriri për ta parë Shqipërinë zonjë?”

Jo, aspak jo! – ishte përgjigja.

Gjithmonë në aksione.

Në muajin Nëntor 1942 me rastin e 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ramizi iu drejtohet partizanëve :

“Shokë ! Sipas direktivave të udhëheqjes dita e 28 Nëntorit ne shqiptarët, populli dhe luftëtaret e lirisë do ta festojmë me luftë. Ndërsa fashizmi bën përpjekje të shumta për ta festuar shpalljen e pavarësisë me madhështi që të japë përshtypjen se respekton pavarsinë. Italianët synojnë që këtë dite  të shenjtë kombëtare ta përdorin si mjet shperblimi për t’u afruar me popullin e revoltuar”.

Gazeta “Zëri i Popullit’,nr.11-12, faqe 20, Janar 1943, shkruan:

Në rrethin e Përmetit,më 27 Nëntor 1942 u bë goditja nga çeta partizane e Ramiz Aranitasit dhe çeta e Kolonjës. U vranë 32 vetë nga ushtarët e okupatorit. Asnjë humbje nga ana e partizanëve…”

Ramizi dha një kontribut të çmuar në ngritjen, forcimin dhe zgjerimin e këshillave nacional-çlirimtare, sidomos në Skrapar. Edhe në rrethin e Beratit, sidomos në krahinën e Terpanit dhe atë të Shpiragut, për qëndrimin ndaj organizatës së Ballit Kombëtar Ramizit i është dashur të përballojë një punë të gjërë duke u ballafaquar me krerët e Ballit Kombëtar.

Në maj të vitit 1943 në fshatin Plashnik krerët e Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, Besim Belishova e Jakup Shehi me shokë mbledhin gjithë popullin e krahinës Tërpan –  Shpirag për të joshur me propogandën e tyre që të ndaheshin nga Fronti NAÇL. Ramizi e dëgjoi këtë gjë dhe menjëherë ndërhyri duke iu drejtuar me fakte popullit se këta ballistët janë tradhëtarë dhe nuk kanë dalë për të luftuar. Ç’keni bërë ju që sot kërkoni t’i nxirrni sytë këtij populli? Kundër kujt e keni shkrehur ju pushkën gjer më sot, kundër armikut apo kundër nesh? Kurse ne gjatë kësaj kohe e derdhur gjakun në gjithë Skraparin, çliruam Çorovodën, luftuam në Përmet, në Terpan e Mallakstër e do lufojmë kundër çdo armiku që do na dalë përpara deri sa ta çlirojmë atdheun tonë të dashur.

Në  një letër drejtuar Mehmet Shehut shkruan:

“Shok ! Me  luftën NAÇL duhet të grumbullohen të gjithë antifashistët.Kjo do të thotë që t’u jepet vënd ne lufte kundër fashizmit të  gjithë  mbështetesve të ndershëm në Frontin NAÇL.

 I dashur shoku Vjosa !

Për të qëndruar në krye të situatës për forcimin e Frontit nacional –  135lirimitar, nesër, më 6 maj kam mbledhjen e të gjitha këshillave nacional – çlirimtarë të fshatrave bashkë me komandantët e çetave.

Qafime nga e gjithë çeta.

V.F.L.P !                      Komisari Politik i Çetës

5/5/1943                               (Ramiz Aranitasi)

Një veprimtari kaq e madhe e Ramizit në Skrapar dhe në mjaft krahina të tjera me partizanët dhe me popullin, sigurisht ishte një dashuri dhe një lidhje me popullin, ngjalli zilinë dhe xhelozinë  e balistëve të cilët e shihnin se po u shkiste toka nën këmbë. Prandaj ata, në shenjë urrejtjeje dhe duke shpresuar se Lufta antifashiste NAÇL do të zbehej në Skrapar dhe më gjërë  organizuan vrasjen e  komisar Ramiz Aranitasit. Kjo u bë në 22 qershor 1943, në një kohë kur Ramizi po zbriste nga mali për në Leshnjë, për të marrë detyrën e re, atë të Komisarit të batalionit partizan “Riza Cerova“.

Gjin Marku e ka informuar Enver Hoxhën për vrasjen e komisarit.

“Ramizi ishte komisar, por më tepër ishte komandant çete. I ashpër dhe i tërbuar kundër çdo lloj armiku të popullit. Ishte luftëtar i madh, organizator, agjitator, orator i shkëlqyer.

“Unë e  kam njohur atë nga afër – ka thënë udhëheqësi i asaj lufte Enver Hoxha, – ishte djalë i ri, i fortë, me vullnet të hekurt, me mendje të ndritur.” Këto fjalë janë sintezë e figurës së Ramiz Aranitasit.

Karaman Ylli kujton: “Ramizin lufta po e rriste çdo ditë. Këtë trim, lindur e rritur enkas për atë e këtë kohë na e vrau dora e tradhtarit Ali Turbohova”.

Kanë kaluar 75 vjetë nga vrasja e Ramiz Aranitsit . Vite dhe shekuj do të rrjedhin por brezat do ta nderojnë e  kujtojnë me krenari jetën dhe luftën, që ai  dha jetën në lulen e rinisë për çlirimin e Atdheut.

*Veteran i LANÇ-it

 

RAMIZEJA   PER   RAMIZIN (ARANITASIN)

Qani Duraj

Ramize Gjebreja nё vitin 1943 kryente detyrёn e Sekretares Politike tё Rinisё Antifashiste nё zonёn Berat-Skrapar. Nё aktivitetet pёr organizimin dhe drejtimin e Luftёs Nacional Çlirimtare, kishte njohur moshatarin e saj, Komisarin e Çetёs partizane, Ramiz Aranitasi. Po sjell nё kёtё shkrim fjalёn qё ajo mbajti, para trupit pa jetё tё Ramiz Aranitasit, ditёn e varrimit nё Çorovodё.

 

Ramiz, dora e tradhёtarit tё goditi kur Lufta jonё Nacional Çlirimtare ka nevojё mё shumё se kurrё pёr djem si ti, qё tё mbrojnё vatrat dhe nderin e arbёrit. Pёr ty o shok, po qan sot tёrё populli i Skraparit dhe Rinia Antifashiste. Ata ndihen krenarë pёr historinё e lavdishme qё po shkruajnё djemtë e vajzat shqiptare me gjakun e tyre tё kulluar, dhe janё tё bindur qё tё tjerё djem e vajza do t’i dalin zot ksaj lufte dhe do ta derdhin gjakun si edhe ti, pёr lirinё e kёtij populli tё shumёvuajtur.

Fytyra jote dhe emri yt shoku Ramiz, do tё mbeten tё paharruar dhe do tё kujtohesh si hero jo vetёm nga fshatarёt e Skraparit, pёr tё cilёt ti punove dhe luftove pa u lodhur pёr ta çliruar gjithё krahinёn nga thundra e pushtuesёve fashistë, por nga e gjithё Shqipёria. Armiku le tё dridhet, tradhtarёt le tё pёlcasin se ti, o shok le pas popullin e Skraparit qё do ndjekё gjurmёt e tua, qё do tё dijë tё ruajë arёn dhe kasollen, fshatin dhe krahinёn tё çliruara me luftё. Ky popull qё sot derdh lot para trupit tёnd, do t’i bashkojё fuqitё e tij dhe do vёrsulet me tёrbim kundёr zaptuesit fashist pёr tё ndihmuar edhe çlirimin e krahinave tё tjera tё Shqipёrisё.

Armiku le tё dridhet, tradhtarёt dhe kompromisaxhinjёt le tё pёlcasin, se ti, o shok le pas rininё antifashiste shqiptare e cila me luftёn e saj heroike nё çdo kёnd tё Shqipёrisё dhe me gjakun e heronjve tё saj, po afron ditёn e lirisё dhe tё idipendecёs sё popullit shqiptar dhe po hedh themelet e njё Shqipёrie tё lirё dhe demokratike, pa armiq e tradhtarё.

Ramiz! Jemi para trupit tёnd, o shqiponja e maleve tё Skraparit. Humbja tёnde na mallёngjen dhe na mbush me urrejtie kundёr okupatorit fashist dhe tradhёtarёve tё shitur. Sot nuk kemi kohё tё qajmё, se trimat nuk qahen por kёndohen. Pёr tё nderuar emrin dhe veprёn tёnde, do ngremë mё lart flamurin e lirisё pёr tё cilin ti re dёshmor. Do tё bashkohemi grusht çeliku dhe me kujtimin tёnd nё mёndje e zemёr, nga malet e Skraparit tё lirё lёshojmё kushtrimin pёr tё vazhduar mё me forcё luftёn kundёr okupatorit dhe tradhtarёve tё atdheut. Para teje betohemi se hakёn tёnde dhe tё vёllezёrve tё tjerё rёnë nё kёtё luftё, do tё merret njёqind pёr njё. Armikun do ta pёrzёmë. Shqipёrinё do ta çlirojmё.

 

Nuk ёshtё rastёsi qё vajza gjirokastrite Ramize Gjebreja, pёrcjell pёr nё banesёn e fundit djalin e Mallakastrёs, dёshmorin Ramiz Aranitasi me fjalё prekёse motre, por edhe burrёrore. Janё dy tё rinj qё i bashkuan idealet e luftёs antifashiste nё njё zonё patriotike e liridashёse si ajo e Skraparit e Beratit. Ishin tё dy njëzet vjeçarë, nё moshёn e ёndrrave rinore ku bukuria e shpirtit harmonizohet e frymëzohet natyrshёm nga idealet atdhetare, qё tё rinjtё e asaj kohe i kthyen nё motive angazhimi pёr tё luftuar kundёr pushtuesit fashist e bashkpunëtorёve tё tij. Kёto motive i çuan ata dy tё rinj nё malet e Skraparit. E njohёn njёri tjetrin nё veprimtaritё e pёrbashkёta politike, organizative dhe ushtarake, por t’iu gjёndur pranё edhe nё tё tilla çaste prekse ndarjeje. Ramizeja e vazhdoi luftёn nё seksionin politik tё Brigadёs sё Pestё partizane, qё njё ditё edhe ajo tё goditej nga njё plumb “shoku”, siç ndodhi edhe me Ramizin.

Ramizi u lind nё Aranitas tё Mallakastrёs nё 16 mars 1923 nё njё familje atdhetare, nga e cila trashёgoi dashurinё pёr jetёn dhe pёr truallin e tё parёve. Mёsimet e para i mori nё fshatin e lindjes dhe nё Ballsh, pёr tё vijuar mёsimet nё shkollёn teknike nё Kavajё dhe mё pas nё Korçё. Aty ra nё kontakt me idetë pёrparimtare tё kohёs dhe me idealet e djalёrisё shqiptare pёr njё jetё mё tё mirё e mё tё begatë, pa bejler e agallar, ku njerzit tё jetojnё tё lirё dhe tё barabart me ndershmёri dhe dinjitet njerёzor.

Nё letёrkёmbimet me shokёt e tij tё fёminisё (Dino Kalenjёn e Hysen Aranitasin)  shprehet qartë  dhe bindshёm pёr urrejtjen e thellё pёr fashizmin dhe pёr domosdoshmёrinё e luftёs sё armatosur.

Nё shkurt e mars tёvitit 1943, Ramizi ishte delegat nё konferencёn e partisё tё qarkut Berat dhe nё konferencёn e parё tё vёndit tё PKSH, qё u zhvillua nё Labinot tё Elbasanit. Ishte delegati mё i ri qё tёrhoqi vёmendjen e pjesmarrёsve pёr vlerat e tij tё spikatura, pёr qartёsinё e mendimeve qё shfaqi dhe propozimeve qё bёri pёr tё kaluar nga çetat nё batalionet partizane.

Nё prill tё atij viti, Ramizi nё krye tё cetёs partizane qё drejtonte mbriti nё Mallakastёr. Mori kontakt me formacionet partizane tё krahinёs dhe bёri pёrpjekie pёr tё harmonizuar veprimet midis tyre. Nё takimet qё pati me Mehmet Shehun dhe Bilbil Klosin, shkёmbyen mendime dhe pёrvoja pёr tё rritur formacionet partizane nё numur dhe nё aksione. Ata gjetёn mirkuptim pёr gjithshka biseduan dhe u ndanё me urimin pёr tu takuar me fitore. Lidhjet me Mehmet Shehun ai i mbajti edhe mё pas. Korespondenca e ruajtur dёshmon pёr vlerёsimin qё kishin pёr njёri tjetrin nё raport me luftёn e pёrbashkёt qё bёnin kundrё fashistёve dhe bashkpuntorёve t ёtyre, qё nuk ishin tё pakёt nё tё dy krahinat ku ata drejtonin. Nё Mallakastёr pati rast tё takonte edhe dy nga shokёt e tij tё shkollёs fillore, Hysen Aranitasin dhe Hekuran Pobratin. Veç tё tjerave me ta ndau opinione qё kishin tё bёnin me frymёn e pёrçarjes dhe goditjes nga brenda tё frontit antifashist nacionalçlirimtar nga Balli Kombёtar, qё ishte kundёr aksioneve me armё kundёr fashizmit etj. Kёto fenomene qё ishin shfaqur dukshёm nё Skrapar dhe Mallakastrё flisnin pёr njё qёndrim tё orientuar nga krerёt drejtues tё Ballit. Nё koefidencё i kёrkoj Hekuran Pobratit (Hero i Popullit), qё t’i bashkohej çetёs sё tij. (Nё atё kohё Hekuran Pobrati ishte i plagosur dhe nuk mundi t’i pёrgjigjej dot propozimit tё tij, qё pas vrasjes sё Ramizit tё kuptonte se pёrse ai e kёrkonte ta kishte pranё).

Ishte data 22 qershor 1943. Nё Qafёn e Martёs do tё pёrurohej batalioni “Riza Cerova”. Pёr atje ishte nisur Ramizi tё merrte detyrёn e komisarit tё batalionit. Ishte duke kaluar nё Qafёn e Devries, kur u godit pёr vdekje nga personi qё e shoqёronte. Ishte duke pirё ujё te burimi…

Kanё kaluar 75 vite nga ajo ditё, qё vulosi me gjakun e njё heroi pavdeksinё e tij. Ai mbeti midis nesh legjendë trimёrie dhe vetmohimi, djalё njёzet vjeçar, bir i shquar i Mallakastrёs, Skraparit dhe gjithё Shqipёrisё.

 

         

 

June 22, 2018 12:59
Komento

10 Komente

  1. Bureto June 22, 15:32

    “Ramiz Aranitasi nisur nga një sërë rrethanas dhe kërkesash të luftës u mendua të delegohej në krahinën malore të Skraparit”, shkruan autori. Kjo thënje më kujtoi atë që një nga protagonistët në atë zonë ka pas thënë se aty në çetën e Skraparit është vrarë duke pirë ujë në burim edhe Anastas Lulo, një nga themeluesit e PKSh, në mbledhjen e 8 nëntorit 1941. Të shpallur si fraksionistë nga Miladin popoviçi dhe Dushan Mugosha, bashkë me Sadik Premten, Anastasi përjashtohet nga Kom. Qëndror dhe si i dënuar dërgohet në çetën e Skraparit, aty ku u dërgua dhe Ramizi për një sërë rrethanash….!? Tani cila dorë tradhëtore, e vrau Anastasin, cila ishte dora tradhëtore e “shokut” që vrau Ramizin? Ç’janë këto duar që vranë Ramize Gjebrenë dhe po nga shokët në një përpjekje me pushtuesit vranë dhe Zaho Kokën, për të cilin thuhet se është qëlluar pas shpine?! Shumë dyshime ja edhe për vrasjen e Qemalit dhe të rinjve të tjerë komunistë idealistë që kanë qenë ndoshta dhe dyshues për veprimtarinë sektare të udhëheqjes komuniste që në fakt drejtohej nga M. Popoviçi (deklaratë e E. Hoxhës në Pleniumin e II të Beratit tetor 1944.) Këta shokë ‘tradhëtarë’ mos ishin në mision, sepse për Ramiin është përfolur se është vrarë nga partizani Gjeli Argjiri, që pas luftës arriti deri gjeneral. Për veprimtatinë terroriste të udhëheqjes (Enver Hoxha dhe emisarët jugosllavë) ka diskutuar qy në mbledjen e Beratit edhe sekretari i Qarkorit të Tiranës komunisti idealist proletar Gogo Nushi, i cili vdiq parakohe, se kushedi ç’fat do kishte dhe ai. Për këto flitet shpesh nën zë, por po ashtu shpesh anashkalohen, nuk dihet pse. Ndoshta frika se mos i quajnë dhe ata bashkëpunltorë, tradhëtarë, përbaltës të Luftës, gjakut të dëshmorëve etj etj,. (Siç blnë dhe këto ditë me Naun Kulen, kur në një liblr të tij e ka quajtur M. Shehun kriminel, sikur të mos ishte kjo gjë e njohur dhe e dokumentuar). Ky është kompleksi i atyre personazheve që kanë ditur ose dinë shumë rreth atyre kohëve por heshtin. Mendoj historia duhet të bazohet në të vërteta, se tjetër gjë qe lufta kundër okupatorit, tjetër të rinjtë komunistë apo partizanlt e thjeshtë, dhe tjetër ata që abuzuan me sakrificat dhe gjakun e tyre, për pushtetin e mbas luftës, që siç dihet u vu në shërbim të jugosllavëve. Tjetër gjë si rrodhën ngjarjet më pas, si psh ato që varrosnin dhe ç’varrosnin Nako Spirun, herë si tradhëtar dhe herë si hero, histori që vazhdoi deri sa u mbyll si finale e një tragjedie me Mehmet Shehun!

    Reply to this comment
  2. Bureto June 22, 15:38

    “Ramiz Aranitasi nisur nga një sërë rrethanas dhe kërkesash të luftës u mendua të delegohej në krahinën malore të Skraparit”, shkruan autori. Kjo thënje më kujtoi atë që një nga protagonistët në atë zonë ka pas thënë se aty në çetën e Skraparit është vrarë duke pirë ujë në burim edhe Anastas Lulo, një nga themeluesit e PKSh, në mbledhjen e 8 nëntorit 1941. Të shpallur si fraksionistë nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, bashkë me Sadik Premten, Anastasi përjashtohet nga Kom. Qëndror dhe si i dënuar dërgohet në çetën e Skraparit, aty ku u dërgua dhe Ramizi “për një sërë rrethanash”….!? Tani cila dorë tradhëtore, e vrau Anastasin, cila ishte dora tradhëtore e “shokut” që vrau Ramizin? Ç’janë këto duar që vranë Ramize Gjebrenë dhe po nga shokët në një përpjekje me pushtuesit vranë dhe Zaho Kokën, për të cilin thuhet se është qëlluar pas shpine?! Shumë dyshime ja edhe për vrasjen e Qemalit dhe të rinjve të tjerë komunistë idealistë që kanë qenë ndoshta dhe dyshues për veprimtarinë sektare të udhëheqjes komuniste që në fakt drejtohej nga M. Popoviçi (deklaratë e E. Hoxhës në Pleniumin e II të Beratit tetor 1944.) Këta shokë ‘tradhëtarë’ mos ishin në mision, sepse për Ramizin është përfolur se është vrarë nga partizani Gjeli Argjiri, që pas luftës arriti deri gjeneral. Sa shumë është abuzuar me vrullin dhe naivitetin e të rinjve!…Për veprimtatinë terroriste të udhëheqjes (Enver Hoxha dhe emisarët jugosllavë) ka diskutuar qysh në mbledjen e Beratit edhe sekretari i Qarkorit të Tiranës komunisti idealist proletar Gogo Nushi, i cili vdiq parakohe, se kushedi ç’fat do kishte dhe ai. Për këto flitet shpesh nën zë, por po ashtu shpesh anashkalohen, nuk dihet pse. Ndoshta frika se mos i quajnë dhe ata bashkëpunëtorë, tradhëtarë, përbaltës të Luftës, të gjakut të dëshmorëve etj etj,. (Siç bënë dhe këto ditë me Naun Kulen, kur në një libër të tij e ka quajtur M. Shehun kriminel, sikur të mos ishte kjo gjë e njohur dhe e dokumentuar). Ky është kompleksi i atyre personazheve që kanë ditur ose dinë shumë rreth atyre kohëve por heshtin. Mendoj se historia, cilado qoftë ajo, duhet të bazohet në të vërteta, fakte, dëshmi dhe dokumenta se tjetër gjë qe lufta kundër okupatorit, tjetër të rinjtë komunistë apo partizanlë e thjeshtë, dhe tjetër ata që abuzuan me sakrificat dhe gjakun e tyre, për pushtetin e mbas luftës, që siç dihet u vu në shërbim të jugosllavëve. Tjetër gjë pastaj, si rrodhën ngjarjet më pas, si psh ato që varrosnin dhe ç’varrosnin Nako Spirun, herë si tradhëtar dhe herë si hero, histori që vazhdoi deri sa u mbyll si finale e një tragjedie me Mehmet Shehun!

    Reply to this comment
  3. Soll lili June 22, 15:51

    Ramizi u vra nga shoku i tij “partizon” per ti marr florinjt qe kishte me vehte.

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D(Dh.Xh.) June 22, 16:52

    Na flet 97 vjecari ish Partizani oreve te para:
    Orhan Frasheri.

    S’ka me te besueshme se kur”HEROI” flet per HEROIN Orhan Frasheri per te pavdesmn Ramiz Aranitasi !
    Per te,Ai flet ne kete shkrim epope.si nje nga veteranet e asaj lufte, sot 97 vjecar, i rralli nder pasuesit “Velezerve Frasheri”gen Frashelliu,ORHAN FRASHERI.
    Faleminderit mik, atdhetar i nderuar, Antar i kryesise se Komitetit te pargjithshem te Veterane ve te vendit sa Kryetar i atyre te Berati,njeherres NDERI i Dangellise ,bir i nderuar i se ciles jeni dhe, na beni krenare ne bashkekohesve sa pasardhesve,me veprat e tyre atdhetare dhe Tuajat sot, pas 74 vite clirim….
    Ditet NJEMIJE ;pasues i denje i “Vellezeve Trasheri”
    Orhan Frasheri.

    Toronto 22-06-2018 Pasuesi veteran-82 vjecari
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  5. Çika June 22, 16:58

    Karemani thotë se , Ramizin e vrau tradhëtari Ali Turbohova.
    Qaniu thotë se u vra nga dora e “ një shoku “ siç u vra më von edhe Ramize Gjebrea .
    Komentuesi thotë se u vra kur pinte ujë , nga Gjeli Argjiri .
    Nëse “ shoku” është Gjeli Argjiri , më urdhër të kujt e bëri këtë krim të ndyrë , sepse më von këtë kokosh e pamë gjeneral ?!
    Lavdi heroit Ramiz Aranitasi !
    PS
    Kam dy fjalë që dua t’i lexojnë vetëm të majtët :
    Ajo Luftë është e lavdishme , por, por..! me lavdinë dhe fitoren e Luftës nuk duhen mbuluar pisllëqet , krimet , pabesitë e individëve të veçantë që iu bashkuan asaj Partie dhe asaj Lufte jo si idealistë .Duke i fshehur krimet , ato qelbën dynjanë dhe i bënë varrin vetë Partisë . Për të fshehur pisllëqet , ajo Parti u hodh nga aventura në aventurë deri sa u shua .
    Komunistët shqipëtarë folën për herë të fundit në Konferencën e Partisë së Tiranës dhe pas kesaj ç’do gjë mori fund- për ç’ do fjalë ndryshe merrje burgun ose plumbin .
    Kur të ketë parti komuniste në Shqipëri , kemi shumë gjëra për ti thënë ( në qofshim gjallë ) !
    Enveri , Mehmeti dhe Hysniu i bënë varrin Partisë për karriket e tyre !

    Reply to this comment
  6. Çika June 22, 21:31

    PS
    Në vazhdim të mendimit :
    Si vdiq Sinan Gjoni – sekretari politik i PKSH për Vlorën , kush e vrau Fejzo Gjomemon ( një Qemal Stafë i dytë ) , kush e vrau Mynyr Xhindin – komunist i shquar idealist , kush e vrau komunistin e shquar dhe patriotin trim Mustafa Gjinishi ?! Lista s’mbaron këtu !
    Këta janë vrarë nga “ dora e një shoku “ si puna e heroit Ramiz Aranitasi , po me urdhër ytë kujt ?!
    Dihet me urdhër të kujt !

    Reply to this comment
  7. banka June 23, 21:17

    fejzo gjomema e qemal stafa shoke te ngushte ne tirane…
    ah…shoket e qemalit,,,plot 17 grupi i tij i bashkpuntoreve te gjithe eliminuar tinezisht per ti hapur rrugen….asaj tragjedie kombtare 50 vjecare.

    Reply to this comment
    • Çika June 23, 22:34

      banka, më nderove !
      Kur thashë për Fejzon që ishte një Qemal Stafë i dytë , kisha parasysh virtytet e Fejzos , që ngjante shumë me Qemalin e pavdekshëm .
      E dija që ky djalë nga Tragjasi i Vlorës , ishte bërë si djalë shtëpije për shumë familje Tiranase ku strehoej . Për lidhje personale të tij me Qemalin nuk kam të dhëna .
      Të falënderoj shumë që më mbështete .
      Po të tregoj një sekret ( ! ) :
      Unë dhe shumë të tjerë e dimë kush e vrau Fejzon , pas krahëve , në Luftën e Drashovicës në vitin 1943 , por, nuk dimë kush urdhroi vrasësin !
      Edhe këtë e dimë , por , s’kemi kujt ia themi , se Partia vdiq duke iu vënë kapakun këtyre pabesive .
      Prandajë edhe vdiq !

      Reply to this comment
  8. SHQIPE-ETNIKE June 23, 21:42

    Lavdi Heronjeve te LNAC-re…
    Ramizi eshte edhe sote Gjalle mese Kengeve Mallakstriote..Cudi Asnjehere Nuk na u tha se Si u Vra Ramiz Aranitasi…tani na Dalin Disa Versjone…
    Dhe si Munde te Vritej Ramizi nga “Shoku” i tije??
    Apo u Pagua nga Dikush??
    Histografia Komuniste e PPSh-se na tha se u vra ne Beteje me Armikun…
    Megjithe ate Respekt per kete Hero dhe Djale te Mallakastres Trime..lol

    Reply to this comment
  9. Fatmir Bali December 9, 12:06

    O te mjere or pjella e enver hoxhes!!
    Po ku kishte bir e djal Nëne qe i dilte Xaferr Balit perpara ne ate kohe o te mjere.
    Po a e dini ju qe edhe babai juaj enver kurva u fuste neper ferra kur merte vesh qe po vjen Kapedan Xhaferr Bali!!
    Ooooo te mjeret ju qe ngelet partia e incestit brenda llojit qe dhe grate dhe femijet i jepnit per partine!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*