Rruga që do ripaguajmë pasi e paguam 2 miliard euro për vetëm 137 km!

March 25, 2018 19:29

Rruga që do ripaguajmë pasi e paguam 2 miliard euro për vetëm 137 km!

E kanë quajtur krim politik, dhe pas gjithë këtij mali me para janë të shumta pikëpyetjet dhe dyshimet.

Tri hetime janë nisur deri tani për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën.

Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikoi në 2014 artikullin e mëposhtëm, i cili ribotohet nga Dita me shkurtime.

Ky artikull është prodhuar si pjesë e një programi të quajtur “Një gjurmë letre për qeverisje më të mirë”, me fonde nga Austrian Development Cooperation (ADC):

 

Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme.

Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro.

Ambasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri.

Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode.

Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës iu dha  në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell.

Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës.

Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra.

BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për shpërdorim detyre në lidhje me kontratën.

Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”.

Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës.

Të gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’

Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm dhe jashtë kontrollit.

Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim.

Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.

“Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska.

“Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.

Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe.

Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Asnjëherë, asnjë dëshmi nuk ishte prezantuar për të justifikuar këto shuma.

BIRN-i ka pyetur Bashën, i cili tani është udhëheqës i Partisë Demokratike në opozitë, lidhur me autostradën, por ai ka refuzuar të komentojë.

Marcie B. Ries

SHBA-ja sheshon rrugën për “Bechtel”-in

Propozimi i Bechtel-Enka-s po ashtu ngriti kritika të shumta nga Banka Botërore dhe FMN, të cilat refuzuan që të mbështesin projektin, ose të ndihmojnë Tiranën me fonde për ndërtimin e autostradës.

Në një dokument diplomatik të Wikileaks-it të vitit 2006 të titulluar “Pengesa e ofertës së ‘Bechtel-it’ për të ndërtuar pjesën kyçe të autostradës”, Marcie B. Ries, ambasadore e atëhershme në Shqipëri, kishte thënë se do ta ndihmojë qeverinë për të tejkaluar kundërshtimet e Bankës Botërore, pasi autostrada e re “jo vetëm që do të ndihmonte tregtinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës”.

Përfshirja e ShBA-së shkoi përtej përkrahjes nga ambasada. Ries shkroi se Basha i kishte thënë asaj se ish-sekretari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Tom Ridge, ishte duke këshilluar Tiranën në lidhje me marrëveshjen. Ridge kishte ardhur në Shqipëri me kontratë prej 40,000 dollarësh në muaj për të këshilluar qeverinë për anëtarësimin e saj në NAT O dhe themelimin e lidhjeve me Washington DC.

Sipas të njëjtit dokument, Orsalia Kalantopoulos, kordinatore e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, i tha qeverisë se ajo fuqimisht kundërshton projektin me katër korsi, e përveçse përzgjedhja e ‘Bechtel’-it ishte “jokonkurruese, autostrada duhet të bëhet me dy korsi për të reduktuar shpenzimet.

Shqipëria nuk ishte në gjendje që të huazonte nga  institucionet ndërkombëtare financiare sepse që të dyja, Banka Botërore dhe Fondi Ndërkombëtar Financiar, kishin këshilluar kundër projektit të autostradës.Vendi u detyrua të shikojë nëpër bankat komerciale me rata më të larta se tregu.

Shpenzimet në Kosovë u dyfishuan

Në Kosovën fqinje, kostoja e autostradës po ashtu u rrit pak më shumë se dyfishi nga çmimi fillestar i dhënë nga Bechtel-Enka. Pjesa e Kosovës, edhe pse e shtrenjtë me çmimin prej 400 milionë eurosh për 102 km, sipas kompanisë konsulente Eversheds, në fund fluturoi në 820 milionë euro për 77km.

Po ashtu, qeveria duhej të alokonte edhe 128 milionë euro shtesë për shpronësimet e tokave private.

Diplomati Italian, Andrea Capussela, njeriu me detyrë për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës pas deklarimit të pavarësisë më 2008, i tha BIRN-it se nënshkrimi i kontratës ndërmjet Kosovës dhe “Bechtel”-it arriti në një “krim politik”.

“Paramendoni numrin e spitaleve dhe shkollave, librat shkollorë dhe kompjuterët dhe shumë rrugë më të dobishme që mund të ndërtoheshin me ato para”, tha ai.

Christopher Dell

Diplomati ndërkombëtar Pieter Feith me detyrë nga BE-ja dhe ShBA-ja për mbikëqyrjen e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë saj më 2008, i tha BIRN-it se ambasada e ShBA-së dhe ambasadori i saj e penguan “që të kryente punën”.

Feith u largua nga Zyra Ndërkombëtare Civile (ICO) pasi ajo u mbyll më 2012. Ai thotë se gjatë kohës së tij në zyrë,

“Dell më ka thënë në terma shumë të qartë se unë nuk duhet të fusë hundët në kontratën me ‘Bechtelin’ – se ajo nuk ishte punë e imja dhe se kjo ishte një çështje ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.”

Feith, i cili po ashtu mbante pozitën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Kosovën ishte i brengosur se kontrata me “Bechtelin” do të shkatërronte financat e brishta të shtetit të ri dhe argumentonte se ato para do të mund të shpenzoheshin më mirë po të prekej shkalla e lartë e papunësisë së Kosovës prej 45 për qind.

“Informatat mbaheshin të fshehura dhe papritmas na është prezantuar me një “fait accompli” [fakt i kryer] i kësaj kontrate – të qenët e kryer dhe të qenët obligim për buxhetin”, tha ai.

Dell refuzoi të intervistohet, por më herët mbrojti procesin e përzgjedhjes për autostradë, duke theksuar se ishte një ndër më transparentët në histori të Kosovës.

Shumë para për thuajse asgjë

Ndërsa institucione të ndryshme përpiqen që të kuptojnë se si 137 km kanë kushtuar kaq shumë, autostrada gjithashtu ka dështuar që të japë efekte sa u takon përfitimeve ekonomike.

Përkundër investimit të madh, tregtia në mes dy shteteve nuk është fuqizuar aq sa duhet.

Sipas Agjencisë Kosovare të Statistikave, 10.3 për qind  e tërë eksportit kosovar ka shkuar drejt Shqipërisë në vitin 2005, gjersa shifrat e vitit 2011 tregojnë për një rritje vetëm 10.8.

Shifrat zyrtare tregojnë se eksporti nga Shqipëria në Kosovë ne vitin 2005 ishin vetëm 1.6 për qind në totalin e Kosovës. Më 2011, shifra ishte 3.9 për qind.

“Kjo rrugë punon vetëm në 10 për qind të kapacitetit”, tha ndërtuesi dhe politikani Behgjet Pacolli.

Lahudin Myrtaj, kryesues për mbikëqyrjen e autostradave brenda Ministrisë së Infrastrukturës, tha se shfrytëzimi i saj do të rritej nëse lidhet me rrugët e tjera rajonale.

Deri atëherë, rruga do të mbetet pak më shumë se një luks për kosovarët dhe shqiptarët të cilët nuk mund ta përballojnë.

n.s. / dita

 

 

March 25, 2018 19:29
Komento

15 Komente

  1. mirel March 25, 19:48

    Do vazhdojme te paguajme kriminelet dhe hajdutet.
    Praktika baze e Ramutit.
    Njelloj si me Teatrin Kombetar dhe Stadiumet.
    Pronesojne dhe privatizojne pronat kombetare dhe detyrojne popullin ti paguaje perjetesisht.
    Kjo eshte klike e hajduteve dhe krimineleve qe kane kapur shtetin
    Shperthejini ato pikat e pageses me ca tritol dhe ti marrin leket qelbesirat.
    Hajdute te pafytyre.
    Ne asnje vend te botes nuk ka rruge me pagese.
    Kjo behet vetem kur ka rruge alternative qe ti e zgjedh me deshire per te shkurtuar trafikun e renduar.
    Ku eshte pare e degjuar kjo lloj cmendurie?
    vetem ne ciflikun e Ramutit, Metes dhe te Berishes.
    E kane kthyer shtetin ne ciflik te tyre dhe popullin ne skllav.
    Nuk ka me vjedhje te hapur se kaq.
    Ky eshte krimi i radhes.
    Ndaj ku kritikues te artisteve duhet ta kuptoni se artistet kishin nje qellim me te larte se mosdeshira e prishjes se Teatrit.
    Kishin si qellim kundershtimin e privatizimit te cdo gjeje.
    Ne asnje vend te botes nuk te mban rrugen peng privati.
    Ato punojne si kontraktore, mbarojne punimet, dhe qerrohen.
    Jo si ketu, qe te vjelin dhe taksa si ju do bytha.
    Taksat i paguan populli qe kur merr rrogen. Pike.
    Cdo gje paguhet nga populli. Asnje cent nuk ka hedhur koncesionari.
    Dhe leket ju jane paguar dhjetra here nga taksat, dhe nga ndihmat qe po ju jep FMNja.
    Ku jane ndihmat?
    Ku kane shkuar qe u dashka te paguhet kompania ndertuese pafundesisht?
    Ramuti eshte numri nje qe duhet ti nenshtrohet Vettingut.
    Ne te njejten banke si Berisha dhe Basha, dhe Meta.
    Boll u moret me funderina si Lllalla dhe Gashi.
    Ja ku jane kermat kriminele. Ne qeveri. Dhe po na grabisin e vjedhin perdite.
    Shko o popull dhe shembi ato kullat e ramutit atje ku jane.
    Jua grabiten vendin dhe po ju trajtojne si skllever.
    Dhe ajrin do e paguani.
    Po te helmuar dhe ate, se do ju vene incineratoret te thithni kancer tere diten.
    Hani miell serb

    Reply to this comment
    • besi March 26, 09:32

      Sikur e keni gabim 137 km…. Rruga qe konsiderohet autostrade por qe nuk i ploteson kushtet si te tilla eshte dicka me shume se 50 km. Termi durres kukes duhet hequr pasi lulushi dhe saliu e kane bere nga rresheni deri ne kukes. Ku eshte durres kukes kur ka pasur nje rruge ekzistuese nga durresi deri ne fushe kruje po keshtu nga miloti deri ne rreshen dhe kukes morine nuk jane bere nga fondi prej 1.5 miliarde i rruges qe per fat te keq vazhdon te quhet autostrada durres morine.

      Reply to this comment
  2. Lili March 25, 19:50

    Paguani,mbasi nuk dini me u revoltuar kunder te keqes.

    Reply to this comment
  3. xixa March 25, 19:57

    Kete parulle ” mire se erdhet ne tunel ” duhet ta vini ne çdo pike kufitare te Shqiperise dhimokratike pasi eshte vleresimi me real qe munde te behet per kete shtet te katandisur ne mjerim.

    Reply to this comment
  4. Lili March 25, 20:09

    Xixa,
    Best comment of the year!

    Reply to this comment
  5. Arben March 25, 20:12

    vertete brekegrisur, por ama

    popull trim dhe heroik

    Reply to this comment
  6. i juaji Edi Rama. March 25, 20:43

    Ta gezojme o njerez kete taksen e re Rama, ashtu si gezuam dikur dhe taksen Majko! Ju kujtohet? Kemi paguar kush kish makine nga 70 mije leke ne vit takse Majko, edhe ato qe banonin ne Sarande dhe nuk e shihnin me sy fare rrugen e Kombit. Nga taksa Majko te taksa Rama, per te njejten rruge. Eshte “Shqiperia qe duam” nje Shqiperi ku te vjedhin me vendim qeverie, te vetmen gje qe kjo qeveri u ka ofruar qytetareve te vet.

    Reply to this comment
  7. 5 euro per nje kalim jane shume. March 25, 20:47

    O Qirje xixaqi po nuk te pelqeu shqiperia, majat nga thembrat dhe keput qafen ne gerqi ha xaxiqi.

    Reply to this comment
  8. intelektuali March 25, 21:50

    AFERA MAFIOZE E RRUGES SE KOMBIT NJESOJ SI AFERA MAFIOZE E GERDECIT, TE DYJA ME PJESMARRJEN E ZYRTAREVE TE LARTE TE SHBA

    vetem:

    Me nje ndryshim:

    Ne Rrugen e Kombit, Sali Berisha vodhi me sekserin e tij Lulzim Basha si i papare, sikur deti te ishte bere kos dhe daroviti shume amerikane,

    Ne Gerdec vrau njerez, dhe femije te pafajshem nga tahmaja dhe lakmia per te vjedhur LEKA nga armatimet e ndryshkura te Enverit i financuar nga Pentagoni i Bush Junjorit me 300 meleone dollaro

    PSE EDI RAMA NUK E NXJERR PARA DREJTESISE KUSARIN DHE VRASTARIN SALI BERISHA PER KETO DY AFERA TE DOKUMENTUARA DHE PSE RILINDJA SOCIALISTE NUK I KERKON SPJEGIME SHBA ZYRTARE PER ZULLUMET QE KANE BERE EMISARET E SAJ NE SHQYPNI?

    sepse:

    Edi Rama eshte njesoj si Saliu ne aferat e tij dhe mendjen e ka vetem tek LEKAT dhe jo tek Drejtesia qe shqyptaret dru me pre kane 27 vjet qe e presin gjuhejashte.

    A DO TE KORIGJOJE AMBASADORI ENERGJIK LU SHENJESTREN ME VETTINGUN E TIJ PER TE KAPUR “PESHKUN E MADH”?

    Kjo mbetet ta shikojme, por me keto qe po lexojme ne gazeten DITA dhe ato qe dime per Gerdecin, sidomos lajmet per arrestimin e Adriatik Llalles nga “Dipllomacia Nderkombetare” kur Arta Marku i ka vene dryn gojes dhe Prokurorise Kombetare dhe nuk thote asgje,

    KJO NA BEN SHUME SKEPTIKE DHE TE TRISHTUAR

    Reply to this comment
  9. Adih March 26, 00:14

    Vjedhjet me brutale jane bere me rruget ne shqiperi .Jemi i vetmi vend ne bote ,ku ne te gjuthe autostradat ,nuk eshte ndertuar sheshpushimi emergjenxe ,pra jo vetem ketu per ne te gjitha autostradat . Kurse Kosove e ka ndertuar ,zotit faleminderit .Kjo rruge ,me gjithe se ka vjedhje eshte ndertuar me parate e taksaüagueseve shqiptare ,dhe qeveria nuk ka te drejte te mbaje takse . Ndryshon ne Itali ,por atje ka investuar privati dhe jo taksapaguesi Italian . Rama ,per karburantin e shtrenjte justifikohet se e mbajme dhe per taksat e rrugeve ,???Pamvaresisht cilesise mizerabel te karburantit ,dhe per PPSH e tyre ,si PS ,PD dhe LSI,i vjen nga AUSTRIA ,akullore ,prej me se dy dekatash ,dhe popullit i shesin ???,dhe ironia e radhes Bracja dhe Palla ,bejne sikur zihen me gogolet ne perlament . Ah mer popull i mjere ,jemi vet fajtore mire na i bejne ,edhe pak e keni .

    Reply to this comment
  10. Merqez Katunari March 26, 01:14

    Thene Troc (ish)partia e punes as ka dasht me ja dit ndonje here per Kosovaret. Na grine me taksen Majko, na lodhen me kthesat e shpalit e gropat e ShenMrise, na can veshet duke thene qe rruga e kombit u be per kaprico te doktorit e tani na ndane edhe me taksa. Inshalla nuk na vene taksa edhe ke kthesat e Gomsiqes e tragetin e Komanit.

    Reply to this comment
  11. fteri March 26, 08:49

    paska vendosur qeveria dhe kompania me zhvat xhepat e shqiptarve 5deri 10 euro me u pasurua shum shpejt !!!

    E habitshme Londër -Sauthend gati 200 km paguhej me 1 PAUND !!!!!!!!!!
    Edhe në rrugën e kombit me kosovën ,pagesa për veturat të jetë 1 paund ,për makinat e mëdha ,fugonët e tregëtarët 5 -10 paund ,dhe asnjë lek më tepër .

    kjo tarifë nuk e rëndoin xhepin e varfanjakve shqipëtar,dhe lejon edhe trafikun familjar për turizëm . Kur dihet se vlera e kësajë rruge e ka kaluar ylberin ,dhe akoma hajdutët me çizme nuk jan ndëshkuar .

    Reply to this comment
    • Arben March 26, 13:11

      DUBROVNIK-ZAGREB, 600 KM PAGUAN 30 EURO

      5 EURO/100 KM

      1. ESHTE RRUGE PREJ VERTETI BEHET 4 ORE
      NUK KA NEVOJE TE ULESH SHPEJTESINE
      NEN 150 KM

      2. ESHTE E BERE NGA INVESTITORE PRIVAT
      0 PARA KANE PAGUAR TAKSAPAGUESIT KROAT
      PRA, TARIFEN E MERR AI QE KA PAGUAR
      PARATE PER TE BERE RRUGEN.

      POPULLI SHQIPETAR, ESHTE VERTETE I VAFER
      POR AMA, TRIM DHE HEROIK, TE MOS MERZITET PARTIA ME TE VJEDHUR PAK, PAGUAN EDHE BREKET.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*