Rruga Tiranë-Elbasan përfundon në qershor të 2017

August 26, 2016 15:44

Rruga Tiranë-Elbasan përfundon në qershor të 2017

Rruga Tiranë-Elbasan ka një datë të re përfundimi. Pas tre vitesh vonesë, Autoriteti Rrugor bën të ditur se mosmarrëveshjet me kompaninë ndërtuese “Aktor” janë zgjidhur përfundimisht dhe punimet në segmentin problematik nga Sauku deri tek tuneli kanë rinisur.

“Tani kemi një grafik të përcaktuar punimesh.  85 përqind e punimeve përfundon brenda  këtij viti, 15 përqind vitin e ardhshëm. Rruga përfundon në qershor 2017”, thotë kreu i ARRSH, Dashamir Xhika.

Ndërtimi i rrugës 27 kilometër që lidh Tiranën me Elbasanin ka nisur në vitin 2011. Fillimisht ajo u tenderua për rreth 290 milionë dollarë. Por për shkak të 5 rrëshqitjeve në zonën e Ibës, rruga do të kushtojë më shumë.

“Kemi kërkuar një fond shtesë prej 35 milionë dollarë nga Banka e Abu Dabit. Shumë shpejt do të shkojë për ratifikim në Parlament dhe kjo mbyll plotësisht financimin”, sqaron Xhika.

Sipas Xhikës, nësë kompania ndërtuese do të zvarrrisë sërish punimet, ajo do të penalizohet.

“Kompania të mos guxojë më të luajë me këtë kontratë, sepse do të penalizohet”, thotë kreu i ARRSH.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, për segmentin me gjatësi 13 kilometër nga Sauku deri tek hyrja e tunelit të Krrabës kostoja totale llogaritet në 120 milionë dollarë.

August 26, 2016 15:44
Komento

5 Komente

  1. perkthyesi August 26, 16:30

    Mos e besoni! Kjo rruge tashme ka hyre ne Librin e Rekordeve Gines, per dallaveret dhe babezine qe kane treguar me te. Kthetrat dhe egersia, nuk mund te tregohet me fjale, fale kjo dhe ministrit te Transporteve, qe vetem rri dher ben sehir, duke mos u prononcuar asnjehere per kete veper te mbetur teresisht rrugeve! Titullar ministrie me te paafte, vendi nuk ka pare kurre ne historine e tij! Dhe parate qe dalin nga xhepi yne, nuk merret vesh se ne cfare xhepi futen! Nuk e paskemi ditur se sa shpine te forte paskemi pasur! Aferim o qeveri, te rrosh e te na lesh prapa!

    Reply to this comment
  2. I ri August 26, 17:34

    Turp,dhe tutp për këtë organizëm pranë ministrisë Trandsortit.Ky palo drejtor Xhika,i aftë çër të bprë çfo gjë por jo për të punuar.Për gë bëre ndere në kurtiz të populldisë të pa fsjdhme si në Golem ëdhtë shumë i aftë,bpri çmos për të bëtë wokën e kujt ,,,aë Firma Gega yë bëjë karburant duke shkelur me këmbë çdo kriter e ligj.Ky këlysh është vegël e ministrit qen Haxhiqamilit ,Haxhinasto që me sa fuket kanë venfksur të thyejnë rekordet e korrupsionit.Pridhin mbikalimin e Golemit duke lçnë mbk 10mijë banorë pa zgjidhje.
    Pëf vslixhet me para që shkuan në ptokurori për të mbuluar skandelet e vetëm të kësaj rruge,për moszbtim ligji,venfim gjykate etj.Për kptk ndyrëdira kanç zhumë kohë.Dikasteri më i dobët e më i korruptuar i kësaj qeverie,me një ministër jashtë profilit e pa arsim përkatës,me mos realizimet e investimeve por që vetëm justifikohen.Kjo rrugë duhej të ishte mbaruar që para shumë vjetësh.Edi Rama fle gjumë.

    Reply to this comment
  3. I ri August 26, 17:42

    Turp,dhe turp për këtë organizëm pranë ministrisë Transportit.Ky palo drejtor Xhika,i aftë çër të bërë çdo gjë por jo për të punuar.Për gë bëre ndere në kurriz të popullsisë të pa fajshme si në Golem ëdhtë shumë i aftë,bëri çmos për të bërë qokën e kujt ,,,të firmës Gega të bëjë karburant në mes të rrugës nacionale duke shkelur me këmbë çdo kriter e ligj.Ky këlysh është vegël e
    ministrit qen Haxhiqamilit ,Haxhinasto që me sa duket

    kanë vendosur të thyejnë rekordet e korrupsionit.Prishin mbikalimin e Golemit duke lënë mbi 10mijë banorë pa zgjidhje.

    Pëf vslixhet me para që shkuan në ptokurori për të mbuluar skandelet e vetëm të kësaj rruge,për moszbtim ligji,venfim gjykate etj.Për kptk ndyrëdira kanç zhumë kohë.Dikasteri më i dobët e më i korruptuar i kësaj qeverie,me një ministër jashtë profilit e pa arsim përkatës,me mos realizimet e investimeve por që vetëm justifikohen.Kjo rrugë duhej të ishte mbaruar që para shumë vjetësh.Edi Rama fle gjumë.

    Reply to this comment
  4. normali August 26, 20:22

    Po une e di se kjo rruge Tirane Elbasan ka perfunduar qysh ne fillim te vitit 2013 kur pashe Sali Berishen qe priste shirita tek tuneli. Po rruga Durres Kukes ka perfunduar? Ajo e 230 miljoneve qe humben rruges.

    Reply to this comment
  5. Nickname August 26, 23:19

    Edhe sa here do ta mbaroni kete rruge te lene ne rruge te dashur HAJDUTE?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*