Rrugë e re me koncesion, 100 mln euro për 18 km nga Miloti në Balldren

June 28, 2018 15:44

Rrugë e re me koncesion, 100 mln euro për 18 km nga Miloti në Balldren

Qeveria miratoi projektin e katërt të madh koncesionar në infrastrukturë nga paketa 1 miliardë euro.

Bëhet fjalë për rrugën Milot-Balldren, pjesë e autostradës adriatiko-joniane.

Sipas projektit, ky segment ka një gjatësi 18.2 kilometër dhe do të kushtojë rreth 100 milionë euro. Rruga do të ndërtohet me koncesion nga një kompani private dhe më pas do të shlyhet më këste për disa vite nga qeveria.

Propozimi për segmentin Milot Balldren është bërë përmes një oferte të pa-kërkuar nga kompania shqiptare ANK. Për këtë arsye qeveria e ka shpërblyer kompaninë me një bonus prej 8.5 për qind të pikëve duke i dhënë avantazh në tenderin që pritet të zhvillohet shumë shpejt.

Rruga Milot Balldren është segmenti i katërt kombëtar që miratohet nga programi 1 miliardë euro i rindërtimit. Më parë, nga ky program janë miratuar rruga e arbrit dhe aksi Thuman-Kashar, ndërsa javën e shkuar qeveria miratoi edhe koncesionin e rrugës Orikum-Dukat.

Të katër rrugët e miratuara deri më tani kanë një kosto totale prej 670 milionë euro ose rreth 6 për qind e prodhimit kombëtar, pa përfshirë aeroportin e Vlorës. Të gjitha këto investime do të paguhen me këste nga buxheti I shtetit gjatë 15 viteve të ardhshme, ku fatura mund të shkojë deri në 100 milionë euro në vit.

Qeveria vazhdon të miratojë koncesionet e programit 1 miliardë euro edhe pse fondi monetar ndërkombëtar I pati kërkuar pezullimin e menjëhershëm të tij. Sipas FMN-së, procedurat se si qeveria jep koncesionet nuk garantojnë mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe mund të sjellë rreziqe të mëdha për financat e shtetit në të ardhmen./tch

l.h/ dita

June 28, 2018 15:44
Komento

11 Komente

  1. anticensurë25642654 June 28, 16:25

    “Të gjitha këto investime do të paguhen me këste nga buxheti I shtetit gjatë 15 viteve të ardhshme, ku fatura mund të shkojë deri në 100 milionë euro në vit.”
    ju jeni fantastik në shkrimin e lajmeve,por mua më duket se këto shifra janë pak si të frikshme!!
    pra kompanitë private do të na japin,do ndërtojnë rrugë me vlerë 0.67mld € dhe do të marrin një shumë prej 1.5mld€??
    pra më shumë se dyfishin??????
    po kjo qënka arritje mor njerëz!!
    merr një e paguaj dy??
    atëherë duhet investuar në këto firma që ndërtojnë rrugët e shqipërisë “pa rënduar buxhetin e shtetit”,ose më mirë “ndërtim rrugësh pa paguar asgjë”,fjalët e largpamësit të tironës!!
    të jemi kaq idiot si popull??
    luli vodhi 360 mln,por ky qënka keq e më keq!!ky dashka me vjedh 800mln dhe na thotë se i ka bërë falas!!

    Reply to this comment
  2. Arben June 28, 16:53

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE HEROIK ME

    SHOKET EDVER DHE LALIDHJER NE KRYE

    Vidheni, rriheni DHE q…jeni kete popull, se NUK thote gje.

    Reply to this comment
  3. info analitike June 28, 18:38

    fajin e ka saliu! Ore dini gje sa ka shkuar borxhi se keta e boshatisen fare arken e shtetit e po behen gati te kerkojne nje dore tjeter borxhesh. PPP-te do ta cojne vendin drejt falimentimit.

    Reply to this comment
  4. info analitike June 28, 18:39

    Ore po cudi se para per thiatron nuk kishte po per keto koncesionet ka nje mal me para!

    Reply to this comment
  5. petriti June 29, 09:10

    E mori qeverisjen me 700 milion euro borxh te fshehur (keshtu e quante ai) dhe po e len me 1 miliard borxh te fshehur(sigurisht qe nuk e quan keshtu).

    Reply to this comment
  6. perkthyesi June 29, 09:42

    100 milion euro 18 km rruge? Ore, me duket vetem mua, apo eshte nje shifer astronomike?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 29, 17:01

      5’555.5 € ml
      zvicra nëdroi tunelin më të gjatë në botë,(total, me gjithë tunelet ndihmëse gati 200 km)në një terren tmerrësisht të vështirë dhe harxhoi 75 mijë franga për ml!!
      po të llogarisim se vetëm rroga në zvicër është 10 X më e lartë se në shqipëri!!
      këtu kemi të bëjmë me një pastrim të tmerrshëm parash dh eme një borxh të ardhëshëm,jashtëzakonist të madh!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 29, 17:04

      pastaj kemi dhe FMN
      “Sipas FMN-së, procedurat se si qeveria jep koncesionet nuk garantojnë mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe mund të sjellë rreziqe të mëdha për financat e shtetit në të ardhmen./tch”
      kur këta të këshillojnë të mos e bësh një gjë!?
      atëherë fillon e vepron si berisha!!
      i nxjerr nga shqipëria!!
      dhe rama ka për ta bërë,pavarsisht se i ftoi me trumeta 5 vjet më parë!!

      Reply to this comment
  7. demo June 29, 10:04

    Meqe parashkruesi permendi Tetatrin,A duhen me shume se 5 miljon Euro per te ndertuar nje teater klasik,pa kulla?
    Kur shteti nuk i gjen dot 5 miljon Euro per Teatrin,,ku do t`i gjeje 100 miljon Eurio per kete rrugen Milot -Balldren?Kaq e pazevendesueshme eshte kjo rruge sikur te jete tuneli i La Manshit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*