Mjerimi inatçor i një opozite që e shpëtoi Ramën nga zullumet reale

May 29, 2019 10:27

Mjerimi inatçor i një opozite që e shpëtoi Ramën nga zullumet reale

 

Bedri Islami

Është i pashoq, sidomos këtyre ditëve, ngulmimi i opozitës për të krijuar mendësinë e rreme se, nëse nuk do të krijohen kushte të tjera, çka i kërkojnë prej javësh, atëherë vendi do të jetë përballë një katastrofe dhe gjithçka do të shkojë drejt përplasjes civile, të cilat, as më pak e as më shumë, do të jenë shumë më të ndjeshme se ato të vitit 1997.

Një tufë politikanësh në kupolën e saj dhe, pas tyre, një sërë analistësh inatçorë, me një pezm dhe agresivitet naiv, përpiqen të krijojnë bindjen se edhe pak orë e ditë na ndajnë nga katastrofa që kemi pranë dhe se në këtë përballje do të ketë mynxyra të papërballueshme. Shumë prej tyre kanë filluar të lexojnë mes rreshtave të letrave kryeministrore – një lojë e re qeveritare kjo që ngjan me ato fuqitë boshe që marinarët e zgjuar, të mbetur në varkë, ua hedhin peshkaqenëve që të merren me to – të tjerë, edhe më të bindur japin sinjalet se filloi nënshtrimi i shefit të qeverisë dhe ëndrrën e mbrëmjes e përkthejnë në realitet ditor.

Më agresivët, në stilin e Berishës, e sjellin ditën e kataklizmës shqiptare edhe më afër, në 2 qershor, si e kanë predikuar edhe gjashtë herë të tjera, dhe mllefin e tyre e mbushin me kufoma të hedhura në Lanë, të cilët do i zvarritin rrugëve, për gjyqe dhe të burgosur, për drejtësi të kapur dhe të dhunuar, ushqejnë mendjet e sëmura me lojë luftrash dhe kanaçe bombash.

Disa të tjerëve 2 qershori u duket një datë e afërt për përmbysje…ata shohin 30 qershorin kur i gjithë vendi do të futet në flakë e gjëmë dhe ata vetë, kapedanët, pasi të kenë shijuar fitoren e gjakut, do të ndërtojnë republikën e re me burimin e çadrës së dy viteve më parë.

Vërtet, çfarë do të bëjë opozita, nëse qeveria e tashme nuk do të heqë dorë nga ajo që Departamenti i Shtetit e përcaktoi se qeveri legjitime; nëse shefi i qeverisë do të vazhdojë punën e tij, herë duke nënqeshur e duke i sorollatur të gjithë rreth tepsisë , pa iu dhënë as ujë për të shuar etjen; çfarë mund të ndodhë nëse kjo qeveri dhe shumicë parlamentare vendos që zgjedhjet të zhvillohen mw 30 qershor, ashtu si është dekretuar nga presidenti i vendit dhe si e thotë Kushtetuta?

A do e mbajë “fjalën “ e saj opozita e tashme dhe do të bëjë hatanë? A do e shohim një riosh në politikë, Gazmend Bardhi, të marrë hunjtw e zjarrit dhe të shkojë në qendër votimi, njwrën pas tjetrës dhe t’i verë flakën?

A do të niset nga Astiri i biri i Balliut për të vënë zjarrin kullave të Surrelit? Po Alibeaj cilin hu profetik do të marrë e vete dhe ta përçojë tek rioshët e tjerë rreth tij, të cilët , kur ndodhi viti i zi 1997 ishin ose fëmijë, ose studentë jashtë vendit, ose po bëheshin gati të tradhtonin Kosovën me plagët e saj?

Së bashku me të, tashmë nën zë, janë bashkuar edhe disa figura anësore të së majtës, të cilët më shumë se gjithçka kanë drojë nga zullumet që kanë bërë dhe kanë drojën e madhe se një ditë Drejtësia do i godasë edhe ato.

Opozita është betuar një mijë herë, në të gjitha format dhe në të gjithë nuancat zanore, se nuk do të futet në zgjedhje me shefin e qeverisë në detyrë.

Në këtë rast ajo do të zhbëjë zgjedhjet anë e mbanë. Do e bëjë këtë.

Prishja e zgjedhjeve është , ndoshta, interesi më i madh i Edi Ramës, alibia më e madhe e tij. Opozita, duke lënë mandatet e saj dhe duke u vetpërjashtuar nga parlamenti e bëri Ramën lojtarin e dorës së parë. Ajo, me dashje, pa dashje apo si rrjedhojë e marrëveshjes së majit 1017, e nxori atë nga hija ku e kishin vënë zullumet qeveritare dhe sidomos largimi i qeverisjes së tij në dobi të shtresës së mesme dhe të varfër dhe e bënë njeriun ku shpresat e botës perëndimore mund të vareshin.

Opozita u terratis dhe askush deri tani nuk ka një arsye të posaçme, të veçantë, të qëndrueshme, përse ajo është larguar. Ishte një vendim që vazhdon të mbetet enigmë dhe në të cilin Lulzim Basha ka vënë të gjitha kartat e tij. Ose të fitojë gjithçka, ose të humbë gjithçka.

Për të sulmuar qendrat e votimit, rrëmbyer kutitë e votimit, shkatërruar zgjedhjet në mbi 5000 qendra të tilla, nga një përllogaritje naive, të duhen minimumi 20 mijë vetë që janë gati të përleshen me shtetin, të rrëmbejnë hunjtë, të sulmojnë, të grabitin, të shkatërrojnë.

Të gjesh 20 mijë vetë të tillë është e pamundur, por edhe nëse i ke gjetur ato dhe i ke saktësuar, do të thotë se ke bërë përpjekjen më të rrezikshme për grusht shteti. Mbi të gjitha duke krijuar jashtë suazave dhe strukturave shtetërore një forcë të armatosur, agresive, pushtuese, dhunuese dhe shtetprishëse.

Këto njerëz duhet t’i gjesh jo vetëm në zonat që i mendon si bastionet tuaja politike dhe elektorale, por kudo, në çdo cep të vendit, edhe aty ku në 30 vite nuk të kanë qasur dhe nuk e ke  njohur pushtetin lokal edhe në kohët më të mira.

Nëse Basha dhe Berisha do provojnë të ngritin këtë njësi agresive, kapuçonët e të cilës u panë në disa protesta, ata duhet të kenë parasysh se veprimi i tyre do të ishte goditje e shtetit dhe, nëse janë falur gjynahet e vitit 1998, grushti i shtetit në shtator të këtij viti, që ishte në fakt thika e madhe e opozitës së tashme kundër luftës në Kosovë, tani askush nuk të fal, pasi vendi nuk është më një depo e çartallosur, por vend pjesë e Natos, në një epokë të rëndësishme që lidhet me reformën në Drejtësi dhe me mundësinë që, nëse Shqipëria nuk i zgjidh dot vetë strukturat e larta të Gjyqësorit, të vijnë ata që edhe po e bëjnë këtë reformë. Para kësaj trupe gjyqësore nuk ka vend as për falje politie, as për marrëveshje paraprake.

Të ngritësh një falangë sulmi për të përmbysur çdo kuti votimi e çdo qendër të tillë do të thotë të kesh ngritur më parë, shumë më parë, një sistem dhe strukturë organizimi, sepse këto gjëra të mëdha, me kaq shumë njerëz, nuk bëhen nga halabakët e zakonshëm.

PD dhe LSI, nuk besoj se kanë dalur mendsh, që të kenë ngritur struktura të tilla në këto përmasa. Strukturat e dikurshme presidenciale të Kuliçit, Memisë, Shehut, kanë qenë të vogla, agresive, tunduese dhe shkatërruese ndaj jetës së një njeriu, një organizmi politik, por jo kundër të gjithë vendit. Mitingashët e shtatorit 1998 vërtet nuk e kanë marrë mësimin që duhej, por kjo nuk alibi për të falur të tjerët, nëse kërcënimet e tashme politike do të synojnë të bëhen jetësime.

Të zbulosh fajin dhe gjëmën me gojën tënde është paraqitja e një strukture të tillë, ç’ka do e bënte PD-në një mekanizëm ushtarak dhe jo një parti politike.

Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita nuk erdhi nga vjedhja e votave që bëri Dako – deri sa të vërtetohet nga drejtësia është vetëm një supozim-, nuk erdhi as nga që Rama ka fituar me vota të vjedhura bashkinë e Dibrës , – përsëri për këtë duhet të vendosë drejtësia -, nuk erdhi as nga fakti se qeveria po bënte zullime me PPP-të e famshme apo kishte ngritur taksat. Të gjitha janë sebepe e jo shkaqe serioze. PD ka qëndruar edhe në vitin 1997 , kur urrehej dhe gjuhej me gurë nga gjysma e vendit, ka qenë pjesë e zgjedhjeve edhe kur ajo vetë priste të dilte jashtë ligjit, edhe kur lideri i saj Berisha ishte bërë njeriu më i mallkuar….PD vetë ka qenë shembulli më i keq se si vidheshin zgedhjet, qoftë në vitin e largët 1996, qoftë në Bashkinë e Tiranës. Basha është vetë njëri nga vjedhësit më të mëdhenj të votave dhe jo vetëm të tyre. Figura të njohura të PD-së, si Paloka, Spaho e kanë akuzuar haptas LSI-në si vjedhjes masive të votave.

PD doli nga sistemi duke menduar se bashkë me të do të dilte e gjithë Shqipëria. Naivisht Basha mendoi se bashkë me të do të rebelohej e gjithë bota, por ajo nuk ia vari dhe as nuk e çau kokën se çfarë inati dhe me cilin e kishte Basha.

Thirrjet e tashme dëshpëruese për faktorin ndërkombëtar, kapjen me thoj dhe gishta pas deklaratave spontane të figurave politike në kontinentin e vjetër, gërmimi mes rrjeshtave se çfarë ka dashur të thotë Rama apo çfarë mendon Ruçi, ankthi i heshtjes ndërkombëtare, e kanë bërë opozitën të jetë në pritje të “Godo-së”, i cili nuk po vjrn, por , edhe nëse vjen, ai nuk ka pas vetes një thes me dhurata për t’i dalë inati Bashës dhe për të bërë grimin e rradhës Kryemadhi.

Opozita dhe njerëzit nxitës pranë saj po thërrasin qametin, pasi nuk do të lejojnë të ketë një ditë normale me 30 qershor.

Ata ende nuk kanë bërë pyetjen më të zakonshme : Po socialistët çfarë do të bëjnë?

Vërtet ata kanë besuar një politikan periferik se të gjithë socialistët janë dele dhe presin të dëgjojnë blegërima?

Uluni të bisedoni pa kushte, për atë se çka mund të merrni në tavolinë. Jeni të vonuar. Humbët kohën tuaj dhe ajo nuk do ju përsëritet. Mos humbi edhe kohës e së ardhmes. Dëgjoni njerëzit e mençur rreth jush.

Vendi nuk do të digjet se doni ju apo disa rreth jush, që ju të pushtetoheni dhe ata të fërkojnë duart rreth zjarrit.

May 29, 2019 10:27
Komento

12 Komente

  1. syri May 29, 10:50

    Uluni he bisedoni pa kushte- i keshllon Bedri Islami vrasesit si Saliu dhe Luli me Liken! Mendoni vertet se Bedriu eshte kaq naiv? Nuk ka dialog me ata qe kane kryer krime! Nga i merr udhezimet Bedri Islami?

    Reply to this comment
    • mirel May 29, 14:06

      Nga letrat e dashnorit te Lulit. Dashnori i vrerosur Ramut i ka derguar 6 letra Lulit deri tani.
      Pret akoma me teper, apo si kurve Rilindase te duken pak..

      Reply to this comment
  2. Vasili May 29, 11:16

    islamistet-komunist si puna e kesaj specie me lart vazhdojne marshimin,per ta denatyruar dhe asgjesuar historine dhe te ardhmen e ketij kombi europian,duke e degdisur dite mbas dite ne humnerat e vrimave te zeza te islamizmit dhe komunizmit asgjesues.
    Nje turme prej isisash dhe muhaxhedinesh,ulerinin ne stadium dhe me vone iken te patrazuar ne pune te vet dhe hale-mediat albanistane heshten ne forme duartrokitjesh si gjithmone.
    Dhe mbas kesaj keta te paftyre te erresires me te erret,vazhdojne te krakarisin per Europen.
    Vec te vazhdojne ti hane buken,qe tu rritet fuqia xhihadiste,per ta shkaterruar ate.

    Reply to this comment
    • Vasili May 29, 13:46

      Jeni rufjan te vertete ju te gazetes,qe kini vene para shkrimit tim,nje shkrim tjeter kur une fjalen e kishja per bedri islamist komunistin nga katundet e Pukes,amballazhuar dhe maskuar me kostum allafrenga dhe hyxhym perpara me flamurin e hoxhes se kuq dhe isisit.

      Reply to this comment
      • PSE ? May 29, 17:44

        O Vasillaqis … , po si eshte e mundur te mos jesh ne gjendje te shenosh as edhe nje argument ne keto qe thua ?! Ti mbahesh edhe si burre i mençëm , por burri i vertete te mbush mendjen me forcen e fjales dhe te mendimit . Je vërtet në hall se te mungojne “allatet” , ndaj je katandisur thjesht inatçi , se nuk di te thuash gje tjeter ! Ngushellime per mendjen !

        Reply to this comment
  3. Duan, apo nuk duan mijtë e kënetave e mizat e kalit, Drejtësia do të BËHET. May 29, 11:48

    O Bedri, nuk janë mjerim inatcorë i një opozite veprimet bastarde të sajë, por reflekse të pandëshkueshmërisë së krimeve makabre të diktaturës komuniste dhe persekutorëve në to, që si dje dhe sot me një mijë e një të zeza vazhdojnë të riciklohen në të tre pushtetet pa i hyrë gjemb në këmbë. O Bedri, koha po vërteton katërcipërisht se një krim i pa ndëshkuar, është një krim që vazhdon, që nuku duhet injoruar e sponsorizuar, por denoncuar, dhe hetuar me tërë fuqinë e ligjeve në shërbim ndaj vetes, familjes dhe Shqipërisë në Progres Njerëzor. C’do puthadore, apo injorim, e sponsorizim ndaj krimeve, është një grusht ndaj vetes, familjes dhe popullit të tejtramatizuar e tej grabitur dhe gjakosur në ditë e vite deri më sot. Dhe së fundi, besoni e binduni, dhe denonconi, se nuk do të ketë lekë të pisët e pushtet të ricikluar në të tre pushtetet brënda jashtëqitjes shqiptare të denoncuar me zë, figurë e dëshmi të gjalla nga institucionet , medja dhe më shumë nga populli që mund t’i shpëtojë këta bastardë e tradhëtarë të interesave kombëtare, nga banga e Drejtësisë. Besoni, binduni dhe vazhdoni të denonconi botën e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik në të tre pushtetet, plus pushtetin lokal dhe atë pjesë të medjas e biznesit të pisët, që si lavatriçe vazhdojnë të pastrojnë lekët e pisët dhe servirur popullit produkte ushqimore të tejngopura me hormone e kimikate që po ja nxijnë e shkurtojnë jetën popullit, pa i hyrë gjemb në këmbë si autorë apo bashkëautorë me krimin. Prisni, se nuk keni parë gjë akoma, kur kësajë pjesë të politikës bastarde me një barrë krimesh mi supe, e djeshmja dhe e sotmja supërluksoze e vënë nga binjakëzimi me botën e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik në të tre pushtetet, do t’i mbetet një ëndër dhe e nesermja duan apo nuk duan mijtë e kënetave e mizakalit, do të dalin në bangën e Drejtësisë ku do të marrim një fund të turpshëm e pa kthim, nga SOVRANI, SHBA, BE e Ligji dhe ZOTI.

    Reply to this comment
  4. ela May 29, 14:04

    Delet sipas Paskal Milos,quan gjithe socialistet.po i bej nje pyetje Paskal Milos ke quan dele ti ?ata qe ty te ben Minister te jashtem dhe me trafikimin e vizave u more ti jo delet,ke quan dele ti zoti Paskal qe u bere me 3 ,4 shtepi ne saje te deleve? ke quan dele ti Paskal ata qe vajzen tende ta mbajten kaq vjet sekretare ne ambasaden gjermane?,ke quan dele ti Paskal qe kur ato delet rinin pa pune dhe gruaja jote punoj tere jeten tek Ministria e Ekonomise?Po pra Paskal perpara atyre deleve duhet te ulesh perulesisht dhe ti repektosh se ne saje te ketyre deleve po e ben jeten ne parajs dhe shetit qete nga liqeni sepse po konsumon te gjitha parate qe i vure ne saje te deleve.Sa do je perpjekur here pas here o me shtremberime te historise,o te perkrahesh Ilir Meten me sali berishen ,gjithmone e ke bere ne hije ,here pas here ke folur,po tani the te verteten tende qe ti di i quajte DELE nje turp per ty dhe inteligjencen tende,shkove ne origjine.Rri dhe meshoi vendit se shum shpejt ste haron vettingu,vertet sje aktiv ne politike se te shmangu politika po ste harojne delet

    Reply to this comment
  5. mirel May 29, 14:15

    Nuk ka per te ndodh gje. Opozuta do perpiqet te sabotoje zgjedhjet duke krijuar incidente, do i quaj rezultatet te paligjshme, kaosi do vazhdoje, Ramuti do vjedhi, madheshtor si gjithmone, gjithe rruget dhe pyjet dhe lumenjte, detit besoj i la dhene drejtim, ..po gjithe ky skenar me duket i pamundur qe Luli tr humbase mandatin, ose Ramuti te kendoje si gjel i vetem ne zgjedhje pa opoziten. Sado ka Rudinen, ajo nuk konsiderohet Sali apo Bashe.
    Gjasat jane ose do bien dakort para zgjedhjeve, ose do i shtyjne.
    Ramuti nderkohe ndaj po ju bie me top PPPve dhe rrugeve, njelloj sic beri Basha para se tua linte qeverine socialisteve.
    “Te marrim said te mundim”.
    Ky eshte parimi i shtetit. Zgjedhjeve, c’i q. t’emen

    Reply to this comment
  6. Kosovari May 29, 15:17

    kjo o=pozite uk eshte vetem inatqore e trozovaqe e pandrgjegjshme,pior eshte edhe frikacake,Opozita me destructive qe perbalte cdo velere materiale e shpirteror kombetar,perbalte edhe shtetin vwet.Eshte frogacake per krimet qe ka bere.Mendon me kaod,ljashtdemokratike te merr pushtet e shtet.Urime Qeveri me besnike e me pergjegjese e popullit dhe shtetit shqiptar.

    Reply to this comment
  7. Kolonel Janullaqisi "mik" i qoshes ne shtepine e shqiptarit May 29, 17:57

    O @Kosovar , te gjitha sa thua jane te sakta dhe te verteta . Ti je nje deshmitar i gjalle i mbijeteses se gjakut e races shqiptare , qe megjith terrorin e pa shpirt te sllavoserbeve ndaj vellezerve kosovare , duke iu trajtuar si qytetare te dores se fundit , per t iu lene te pa arsimuar , gje qe duket nga teksti i komentit , nuk ua ndryshoi dot genin shqiptar brez pas brezi . Megjithate kohët kanë ndryshuar dhe po punon për shqiptarët , në se do të dinë ta shfrytëzojnë si duhet kësaj radhe ! Pergezime !

    Reply to this comment
  8. Arbeni May 30, 08:51

    Opozita me diegien e mandateve te atij parlamenti karagjoz me deputete fillimisht me precedente penale e me tej me diploma fallco, i ka hequr masken e nje demokracie fallco kesaj qeverie Rame. Tani me shume se kurre kjo qeveri dhe ky Rama jane sot bythjashte para shqiptareve ne zullumet e tyre, njelloj si karagjozi Rama dikur ne plazh publik.

    Reply to this comment
  9. jaku June 1, 13:28

    DUKE LEXUAR KOMENTET SHOH SE KA NJERES QE AKOMA NUK E KANE KUPTUAR

    NUK MUNDT TE KETE 2 TE PANDEHUR
    RAMA ESHTE PER KRIJIMIN E DREJYESISE ,SALIU E LULI JO.
    PRA KUSH JANE KETO PATRIOTE SI LULI E SALIU QE NA BEKEN LUFTE PER TE MIREN E POPULLIT
    GERTHITJET E SALIUT DHE LULIT TREGOJNE QARTE SE JANE ATA HAJDUTET DHE KRIMINELET E SHQIPERISE,,KETO TE .P.D. DOGJEN MANDATET PER TE MIRE TE VENDIT..NA QENKEN KAQ PATRIOTE?BURRAT PATROTE ULEN E DISKUTOJNE ,BURRAT E KEQIJ BEJ LUFTE,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim