Rrugët e dëmtuara; Qindra kilometra kanale u hapën për fibrat optike

August 23, 2018 16:39

Rrugët e dëmtuara; Qindra kilometra kanale u hapën për fibrat optike

Rrugët shqiptare kanë kosto të larta mirëmbajtjeje, pasi në to po vihen re gjithnjë e më shumë punime jo cilësore.

Sipas programit buxhetor afatmesëm 2018-2020, kostoja e mirëmbajtjes është 13,8 milionë euro. E megjithatë, këto para nuk garantojnë aspak rrugë cilësore.

Krahas rrugëve me punime jo cilësore, ka edhe rrugë që u nënshtrohen ndërhyrjeve të ndryshme për hapje kanalesh për fibra optike, linja elektrike apo tubacione të ndryshme.

Pra nga njëra anë shihet rritja e kostove të mirëmbajtjes dhe nga ana tjetër hapja e kanaleve, të cilat janë hasur sidomos në rrugët nacionale, duke qenë shpesh herë edhe burim aksidentesh.

Hapja e 1500 kilometrave në rrugët kryesore nacionale për fibrat optike nga firma “Gener 2” për llogari të “Albanian Telecommunications Union”, shkaktoi shumë kaos dhe polemika.

Top Channel shkruan se përveçse bëhej fjalë për një dhënie ekskluzive të dyshimtë nga qeveria Berisha të zotërimit 20-vjeçar të linjave të internetit me shtetet e tjera nga një kompani e panjohur deri atëherë, firma kontraktore e saj për shtrimin e fibrave u përfol se ishte shkaktare për shembjen rrugës nacionale Librazhd-Elbasan në vitin 2016. Por, ministri i atëhershëm i Transporteve, Edmond Haxhinasto e cilësoi shembjen e rrugës nacionale si rrjedhojë të punimeve me cilësi të dobët.

Shtrimi i këtyre linjave ka përfunduar dhe si dëshmi ka mbetur tashmë vetëm e çara e kanalit anash rrugëve nacionale, që të çojnë në katër cepat e Shqipërisë.

 s.a/dita
August 23, 2018 16:39
Komento

4 Komente

  1. Kush e rrun per rruget August 23, 16:47

    Qindra km kanale ama qindra milion per kuqon e stefanaqit genc pollo

    Reply to this comment
  2. ti bllokohen llogarite August 23, 17:16

    ore mire qe i hapin , por kjo kompani i ka mbulu thjesht me llac ose me balte
    ne shume vende te botes kemi pare te tilla punime , por qe me pas asfaltohet sic ishte
    Si shpjegohet , cdo gje qe behet ne shqiperi eshte abuzim , jashte standarteve, vetem vjedhje dhe shqetesuese me shume eshte se kjo gjendje vazhdon dhe perkeqesohet

    Reply to this comment
  3. Adih August 23, 20:08

    Dua tme degjojne specialistet e ministrise ,qe marin rrogat ,nga taksat tona .Pike se pari pervec shtresave qe abuzohet ,nuk punohet me materialin qe duhet per keto rruge .
    Konkretisht duhet material DIABAZ ,qe eshte me i forte se graniti . Me gurin Diabaz ,ndertohen rruget ,pistat e areodromeve , ku ulen e ngrihen avionet dhe gjithashtu ,po me kete material , perdoret tek shinat e trenit..Do ndertohet aerodromi i VLORES ,ku do perdoret guri gelqeror i ures vajgurore Berat qe eshte nga me te dobtit te gureve gelqeror..Pa permenfur pisllekun e keij guri pa cilesi ,por me e bukura te gjithe firmat e shesin kubikun 500 leke ,por shteti si ne kohen e Saliut e tani me Ramen e blejne tek firma Selimllari ,me shume se tre here me shtrenjte me 1700 leke ,te tjerat i kuptoni vete i kane groposur ,me brutalitet ??!! ???Prandaj Rama ja ka dhene Turqve ,tendren .Ku komshite tane KROATE po ndertojne ne Dubrovnik aerodrom dhe ka fituar tenderin nje firme gjermane ,,ku gjermanet perdorin materialin DIABAZ ;bile cdo material i pistes kontrollohet dhe i behen analizat ne labotatoret te klasit te pare .E njoh shume mire ballkanin ,ku edhe Boshnjaket pervec materialit Diabaz nuk perdorin as edhe nje material tjeter qofte granit. ,qofte edhe per nje rugice fshati .Kane kulture dhe zbatohen kushtet teknike me pikmeri ,kurse ne Shqipot me na lepire qeni ,ai ngordh .Tna roje miqesia midis partise tone dhe Turqit qe do ndertojne aerodromin ne Vlore .
    Jam ne dijeni te plote te ketyre problemeve dhe punoj vete dhe i kam ne kurrizin tim keto probleme dhe te kushteve te domosdoshme teknike ne perendim..

    Reply to this comment
  4. luka August 24, 02:15

    Adih, mos u mjafto me nje koment gazete, por drejtohu drejtperdrejt portalit antikorrupsion.al ose kryeministrit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*