Pse rrugë me koncesion që kushtojnë 2 herë më shumë? Arsyeja sipas Gjiknurit

July 21, 2018 20:22

Pse rrugë me koncesion që kushtojnë 2 herë më shumë? Arsyeja sipas Gjiknurit

Ministri Damian Gjiknuri ka deklaruar se kontratat  për ndërtimin e rrugëve janë të matshme dhe se çmimet janë bazuar në referencat dhe manualet që ka qeveria shqiptare në fuqi.

Deri tani qeveria ka miratuar koncesionet për dy vepra të mëdha; Rrugën e Arbrit me vlerë 240 milionë euro dhe autostradën Thumanë-Kashar, e cila ka një gjatësi 20.8 kilometër. Por fatura e Thumanë-Kashar mund të arrijë deri në 337.5 milionë euro pasi përfshihet edhe mirëmbajtja e rrugës për 13 vjet, si dhe interesat që do i paguhen privatit.

Pyetjes se përse shteti nuk i ndërton vetë këto rrugë në mënyrë që të minimizohet kostoja, ministri i Transporteve i është përgjigjur:

“Projektet madhore kanë shkuar gati dyfishi i kostove të parashikuara më përpara, ndaj nuk ia vlen të marrim këtë risk.”

Gjiknuri shprehet se partneriteti publik-privat i mundëson qeverisë të ndërtojë rrugët duke i paguar me këste, por njëkohësisht e mbron atë nga risqet.

“Riskun e merr totalisht privati. Ka një tavan të shpenzimeve të fiksuara dhe çdo risk i ngarkohet privatit, ndërsa vepra dorëzohet në kohë. Mekanizmat e sigurimit të kontratës që ne kemi bërë, janë shumë më të forta sesa në tenderimet publike.

Kompanitë private do të sigurojnë financimin dhe do të garantojnë performancë të kontratës, me vlera financiare të bllokuara në bankë, që do të thotë se nga çdo lloj vonese, shteti nuk ka asnjë humbje.”

Qeveria ka parashikuar të ndërtojë në total 6 rrugë të mëdha me koncesion, fatura e të cilave mund të arrijë mbi një miliard euro.

s.a/dita

July 21, 2018 20:22
Komento

9 Komente

  1. lorik July 21, 20:37

    shqiperia eshte i vetmi vend ne evrope qe i ka rruget teresisht te pasigurta dhe pa standartet me minimale

    Reply to this comment
  2. katarakti July 21, 20:53

    Nuk eshte asgje e qarte. Titulli me duket se duhet te ishte: Rruget e bera nga shteti kushtojne 2 here me shume! Keshtu me duket se thote GjiknurI?! Por ministri thote po ashtu qe riskun e merr persiper totalisht privati?! Po atehere se spjegohet qe shteti ve 1 miliard euro ne dispozicion privatit?! Kompanite private do sigurojne financimin, – pohon ai me poshte!!! Dmth qe nuk eshte shteti qe financon, apo nuk e kuptoj une?!

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku July 21, 22:36

    Po ça dmth riskun e mer totalisht privatl? Mua me duket se pikerisht fakti qe riskun e merr privati, rruget kushtojne dyfishin e e asja qe do te kushtonin po t’i bente shteti me nerrmarjet e veta. (Sigurisht mbasi t’i krijonte keto ndermarrje). Privat “budalla” qe te mari persiper rriskun pa shperblim nuk ka mor zoti Gjiknuri.

    Keta ministrat e Rilindjes kujtojne se shqiptaret jane budalenj mer ti. Ai rrota tjeter thota, populli nuk paguan gje sei paguan buxheti i shtetit, ky tjetri thote riskn e merr persiper privati, hajde profesionalizem, hajde.

    Reply to this comment
  4. Dibrani July 21, 22:53

    Koncesionet kushtojne 2 here me shume ,..pse ndjek kete praktik qeveria Rama ?.. Po dhe nje budalla e kupton qe kjo qeveri po e vjedh ket popull haptas.

    Koncesionet eshte menyra e re e vjedhjes ne emer te zhvillimit.
    Shqipria e politikanve dhe oligarve,..populli bagti

    Reply to this comment
  5. N.VJOSA July 21, 23:10

    S K A N D A L…!
    Rruga Thumane -Kashar, 20 kilometra e gjate, nje rruge kryesisht fushore qenka llogaritur rreth 11 milion euro Kilometri!….
    Po cfare eshte nje kilometer i kesaj rruge?
    Mos do shtrohet me flori?…
    Kontrolli i Larte i Shtetit, Opozita, te mos merret me Babalet, por te therrase specialistet me te mire dhe ta marrin nen Mikroskop koston e kesaj rruge!
    Aty korrupsioni duket sheshit!
    O DITA, dergoni nje nga gazetaret tuaj me te mire investigues me nje inxhinjer specialist te ndertimit te rrugeve dhe merreni nen Lupe gjithe proceduren dhe tenderin e kesaj rruge.
    Na u justifikokan me mirembajtjen , por nje rruge e re vitet e para e ka koston e mirembajtjes minimale!
    Prandaj quhet rruge e re!
    Edhe kompania qe eshte zgjedhur!…
    Nuk jane engjej edhe keta ministrat e Rames!
    Kontrolli i Larte i Shtetit nuk duhet te fleje gjume…
    Po keshtu dhe OpoziteZeza, te mos merret me Babolen por te shohe e te denoncoje korrupsionin qeveritar ne se ka.
    Nuk jam specialist i ndertimit te rrugeve, por edhe nje njeri i thjesht e dallon se,
    krahasuar me rruget e tjera,
    11 Milion Euro per nje kilometer,
    duket qarte qe bie era korrupsion.
    Po ashtu, mire thote nje komentues me larte, pse ne te gjitha rastet duhet marre privati?…
    Sepse me Privatin korrupsioni eshte shume me i lehte per tu ushtruar…
    Nuk thone kot gjermanet:
    Ein für dich, ein für mich!…
    (nje per tyja nje per mua…!)
    Dhe pervoja ne Shqiperi ka treguar se me rruget,
    me investime qindra milionshe,
    korrupsioni eshte me i mundshem!

    Reply to this comment
  6. mirel July 22, 01:16

    Bastarde te qelbur. Financimet me miliarda te privateve i mundesoka shtetit per projekte me te lira.
    Keta jane kriminele te pafytyre te gjithe.
    Genjejne pa patur asnje lloj skrupulli.
    Plera

    Reply to this comment
  7. Arben July 22, 06:47

    Arsyeja eshte sepse keshtu pastrohen parate e droges

    qe hyjne rregullisht me toyota yaris.

    Rrofte populli shqipetar, trim heroik dhe

    trafikant nderkombetar droge.

    Reply to this comment
  8. Lili July 22, 07:00

    Oohh edhe neti po behet qytetare e jo me vetem militante!
    Times are changing bravo
    ps. Po eshte vjedhja e radhes, edhe kosto shtese mbi kurrizin e shqiptareve per interesat e nje grusht njereze. Po pa qytetare qe çohen,s’kane pse te ndalen keta…
    Kur te behemi bashke i rezojme e i dergojme ne burg,gjithe vjedheset e ketyre 30 viteve…

    Reply to this comment
  9. Ded Gjo Lyli July 22, 08:09

    Me “vepra te medha” sot nenkuptohen ato lloj betonizimesh, te cilat u krijojne mundesira hajduterve me kollaro per te mbushur thaset me para…

    Citat: “Projektet madhore kanë shkuar gati sa dyfishi i kostove të parashikuara më përpara, ndaj nuk ia vlen të marrim këtë risk.”

    Nese do e marrim si baze kete thenie as mish as peshk, atehere i bie qe barra me e madhe e fajit t’u bjere projektuesve mashtruso-hajdute, te cilet per te siguruar oferten ndertimore e ulin ne menyre artificiale koston reale te ndertimit, per t’i ndare me vone fitimet me kryemashtruesit dhe kryeabuzuesit me kollaro. Faktikisht, dhe gjiknuret e partise kete e dine si buka qe hane, ne nuk kemi patur deri me sot ASNJE te ndeshkuar per krime monstruoze si ato te Gerdecit, 21 janarit, etj. etj, dhe jo me per krime “kaq te vogla” ekonomike.

    Nga ana tjeter, kur Berisha ishte ne pushtet, braqkat e partise nuk linin rast pa shfrytezuar, per te demaskuar aferat korruptive me dorovitje koncesionesh. A nuk ishin medemek “te paperlyerit” rilindjote ata, te cilet para se te vinin ne pushtet mbeten duke u tundur shkresat para syrratit demodhjereve salisjane? A nuk ishin ata qe zbuluan si gjithmone pas pilafit aferen korruptive te ish- ministrit te transportit me vjedhjet ne rrugicen e korbit?

    Kur sipas tyre koncesionet e atehershme na paskan qene korruptive, cfare argumenti kane ata per te na provuar se sot eshte ndryshe? Argumentin e te ashtuquajturit partneritet (beqirizem?) publik privat, shijen e te cilit mund ta provojne vetem sahanlepiresit privat te seleksionuar nga Pal Pill Prenga (PPP)?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin