RTSH: Ja pse nuk mundëm ta transmetojmë Europianin

June 10, 2016 21:49

RTSH: Ja pse nuk mundëm ta transmetojmë Europianin

RTSH është kritikuar shumë sot për mostransmetimin e Kampionatit Europian.

Por televizioni publik sqaron se ka konkuruar dhe nuk ka fituar. Oferta e RTSH megjithese e lartë për mundësitë e tij financiare, ka rezultuar sa gjysma e TCH dhe Digitalbit.

Më poshtë, pjesë nga deklarata e RTSH mbi arsyet e mostransmetimit të fazës finale të Euro 2016.

“Ashtu siç e kemi shpjeguar edhe më parë për publikun, proçedura e tenderit për blerjen e të drejtës televizive të transmetimit të Euro 2016 (ku përfshihen edhe ndeshjet e Kombëtares) është organizuar gati dy vite më parë nga UEFA. RTSH ka marrë pjesë në këtë tenderim ndërkombëtar nëpërmjet EBU (Bashkimit të Transmetuesve Publikë në Europë), ashtu si edhe në shumë raste të tjera të ngjashme, por oferta e EBU-RTSH për territorin e Republikës së Shqipërisë nuk rezultoi fituese.

Ndërkohë për transparencë sqarojmë se përveç RTSH-së, edhe transmetues të tjerë publikë në Europë nuk arritën t’i blinin këto të drejta, si Franca që është edhe organizatorja e Euro 2016, Spanja, Polonia, Rumania, Ukraina, Islanda, Izraeli etj”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se edhe pas përfundimit të kësaj proçedure tenderimi ndërkombëtar, RTSH ka bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me fituesin e këtyre të drejtave për territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim blerjen e së drejtës për transmetim në televizion pa pagesë për shikuesit, madje duke ofruar edhe vetëm për transmetimin e ndeshjeve të kombëtares, por pa patur sukses.

 RTSH thotë se “ka kënaqësinë t’i bëjë me dije publikut shqiptar se këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin e parë të RADIO TIRANËS, ashtu si edhe të gjitha ndeshjet e tjera të këtij turneu deri në ndeshjen finale”.

Më tej thuhet se RTSH do të transmetojë Kupën e Botës dhe Lojërat Olimpike Verore Rio 2016 (në muajin gusht).

 

June 10, 2016 21:49
Komento

8 Komente

  1. kujtesa June 10, 23:00

    Ky eshte turp!
    Te dali RTSH dhe te deklaroje pa ju dridhur qerpiku se nuk ka mundesi financiare per te transmetuar ndeshjen,kjo ska bythe ku te ri!
    Imagjinoni nje operator gjigand,me te ardhura te sigurta vjetore prej mese 8 milion Euro,vetem nga pagesa e takses se televizorit qe paguajne qytetaret shqiptare pa llogaritur te ardhurat nga reklamat,kesaj i thone hgajduteri me cizme llastiku.
    Po si ka mundesi qe operatoret private,te cilet e nisin nga 0,te kene mundesi per ta blere te drejten televizive?
    I duhet thene nje Jo e madhe qytetare ketij operatori,sepse ne fund te fundit,as nuk e ndjek njeri por edhe paret na i mer per qej te k***t!
    Mendoni qe jane mbi 600 mije abonente qe paguajne faturen e energjise dhe cdo muaj ne kete fature paguajne 150 lek takese televizori!!!!!!!!

    Yyyyyyyyyt,hajduta!

    Reply to this comment
  2. kolonel Xen Gedafi(Gerdeci) June 10, 23:25

    ‘E doni SKiperine si gjithEuropa po si ne kohen e SHOKUT ENVER!?Shifni koqet e kalit tim.

    Reply to this comment
  3. raimond vlonjati June 11, 07:44

    Shume turp , dhe fyese per popullin tone

    TV shteteror e ka per detyre te japi te gjitha ndeshjet e Kombetares,
    Po sic duket ai huri ne krye te qeverise, qe esht nje krijese super e koruptuar ben pazar me Top Chanel , ndaj edhe e ka katandisur TV Shteteror aq keq

    SHume qeveri e qelbur , qe nuk respekton ndjenjat e populit te saj nga i cili paguhet
    Bastarde te felliqur –Tamam nje qeveri e mbushur me rugece ….

    Reply to this comment
  4. maks June 11, 10:31

    meqen se tvsh nuk jep ndeshjen atehere asnje te mos paguaj taksen e tvsh

    Reply to this comment
  5. babica June 11, 10:42

    Nuk ka sesi te jete ndryshe kur autoriteti qe duhet te mbiqyre kete padrejtesi ndaj taksapaguesve qe eshte AMA drejtohet nga nje ish-drejtor i Digitalbit te Top Kanalit.
    Pra ujkut i jkane varur melcite ne qafe.
    Rilindje.
    Njesoj me Salinjte vetem se keta te Rilindjes vishen me bukur dhe shkojne ne palester qe te q..hen pak me shume

    Reply to this comment
  6. perkthyesi June 11, 12:17

    Edhe ne kohen e diktatures transmetoheshin gjithe ndeshjet e ketyre veprimtarive, ndersa sot po ndodh cudia! Per kedo eshte e qarte se ketu luhen pazare te ndyra parash. Jetojme kohen e demokratures! Ju lumte kur keni gjetur!

    Reply to this comment
  7. perkthyesi June 11, 12:21

    THIRRJE: “BOJKOT PAGESES SE FATURES PER TVSH”! NDERGJEGJESOHUNI, PASI PO PAGUANI DUKE MOS MARRE MALLIN! VJEDHJE ME TE PASTER NUK MUND TE KETE!

    Reply to this comment
  8. normali June 11, 12:59

    Ne Shqiperi ndodhin gjera qe bota demokratike nuk i njeh. Ndeshjet e kombtares dhe kapinatet europian e botror duhet te transmetohen vetem nga TVSH, ne qoftese eshte televizion publik shtetror dhe paguhet nga taksat e shqiptareve, ndryshe, shqiptaret nuk duhet te paguajne asnje takse. Te tjerat ti zgjidhe qeveria dhe TVSH. Bojkotoni TVSH nga taksat se vetem ju vjedhin. Te pakten, ne te gjithe Europen jane kanalet shtetrore qe i transmetojne keto evenimente falas per qytetaret dhe kuptohet qe : kane taksen brenda. Mbylleni tvsh s’ka ç’u duhet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*