RTSH mund të ‘mbyllet’ më 17 qershor

February 6, 2015 10:12

RTSH mund të ‘mbyllet’ më 17 qershor

Nga Gjergj Erebara, BIRN

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon drejtorinë e RTSH se nuk po bën asgjë për të kaluar në transmetimet dixhitale ndërkohë që vendi gjendet katër muaj e gjysmë larg mbylljes së transmetimeve analoge

Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) ka përcaktuar datën 17 qershor të vitit 2015 si datën finale të mbylljes së transmetimeve televizive analoge dhe kalimin në transmetimet dixhitale, por Drejtoria e Përgjithshme e Radios dhe Televizionit nuk është shqetësuar shumë nga ky fakt. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni akuzon drejtimin aktual të RTSH se nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe është shumë vonë për të shmangur fikjen e televizioneve me transmetime në sistemet analoge, përfshirë edhe vetë TVSH-në.

“Drejtoria Teknike e RTSH-së, prej disa kohë sh po punon për aspektet teknike të kësaj risie teknologjike por nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme është vënë re mungesë vizioni, bashkërendimi dhe gjithpërfshirjeje. RTSH aktualisht gjendet e papërgatitur nga ana menaxheriale dhe organizative. Përmbushja e këtij detyrimi brenda afateve kohore, sipas strategjisë së kalimit në transmetimet numerike dhe kërkesave ligjore, është pothuajse e pamundur, gjë që do të prekë drejtpërdrejt (mungesë sinjali dhe cilësi shërbimi) publikun shqiptar si kontribuuesi kryesor financiar i RTSH-së”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Televizioni publik qe dizenjuar si institucioni që do të udhëheqë transferimin e vendit te teknologjia dixhitale për transmetimet e veta si dhe për transmetimet e televizioneve vendore. Edhe pse ky afat po afrohet, transmetuesi televiziv publik shqiptar, RTSH, nuk e ka filluar akoma procesin e instalimit të antenave transmetuese dixhitale, për shkak se tenderi për blerjen e tyre është subjekt i një çështjeje gjyqësore midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane Rohde & Schwartz.

Çështja është aktualisht e bllokuar dhe nuk ka ende vendim zyrtar se kush është fituesi i tenderit dhe kur mund të nisë puna. Por KLSH thotë se vonesat e tenderit janë vetëm një pjesë e problemit. Audituesit thonë se drejtuesit aktualë të RTSH-së nuk kanë punuar për t’u përgatitur për ndryshimet.

“Për sa kohë drejtuesit e RTSH paguhen, ja në në detyrë dhe i njohin vetes autoritetin për të ushtruar vendimmarrje në menaxhimin e financave, burimeve njerëzore, teknologjisë, administratës, ata kanë të gjithë auto ritetinligjor edhe për të ushtruar vendimmarrje në drejtim të përgatitjes së dokumenteve të nevojshëm strategjikë, duke mundësuar që çdo reformë të ideohet dhe eventualisht të kryhet pa akumuluar problematika më të rënda,” thonë audituesit e KLSH në raport.

Për audituesit, struktura menaxheriale e RTSH është një kaos i vërtetë. Sistemet e brendshme të komunikimit thjeshtë nuk ekzistojnë ndërsa Këshilli Drejtues nuk duket se është i interesuar të veprojë në drejtim të nxitjes së autoriteteve për nevojën e zhvillimit me shpejtësi të platformës dixhitale.

Raporti i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH të “prezantojë në Komisionin e Medias rreziqet e mëdha dhe efektet sociale që vijnë nga shtyrja e a fateve për ka limin e RTSH-së në transmetimet numerike” si dhe “t’i kërkojë Komisionit të Media s t’i kërkojë Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës një vendimmarrje përfundimtare mbi projektin, pasi çdo vendimmarrje do të rëndojë mbi qytetarët, performancën dhe të ardhmen e RTSH-së”.

Pavarësisht se fikja e transmetimeve analoge dhe kalimi te transmetimet dixhitale është një proces që ka nisur nëpër botë që prej një dekade, autoritetet shqiptare zhvilluan planet për kalim në vitin 2012, kur u vendos afati final për fikjen e analogut në Shqipëri për në qershor 2015. Në mars 2013, qeveria shqiptare thirri një tender për një kontratë 23 milionë euroshe për ndërtimin e infrastrukturës së transmetimeve dixhitale. Tenderi hyri në ngërç kur Genc Pollo, Ministër i Inovacionit në atë kohë, vendosi të anulojë garën pasi ajo qe kryer. Njëra prej kompanive u ankua në gjykatë dhe gjykata e Tiranës në dhjetor 2013 e shpalli kompaninë fituese. Në nëntor 2014, ministrja e Inovacionit Milena Harito deklaroi për emisionin Tonight në Ora News se qeveria është tërhequr nga procesi i apelimit të vendimit për të mos humbur më kohë duke e shpallur efektivisht kompaninë Rohde & Schwarz fituese të tenderit. Por Harito deklaroi se qeveria qe ulur në bisedime me kompaninë pasi nuk disponon të gjithë shumën e parave për të paguar tenderin. Ndërsa ecejaket e tenderit vijojnë, koha kalon dhe dita kur shërbimi i transmetimeve analoge do të fiket, afrohet gjithnjë e më shumë.

February 6, 2015 10:12
Komento

12 Komente

  1. as February 6, 10:59

    Le te fiket, nje hap pozitiv fikja e tij, Cdo shqiptar pagon per kete palo kanal takse per shikim ne shtepi, takse per shikim ne garazh, takse per shikim ne magazi, takse ne kantiere ndertimi, taskse ne apartamente bosh, takse kur jetoj jashte shtetit e ku do qe ka nje kontrate per furnizim me energji elektrike ose trasmetusash kabllore . Stacion televiziv parazit e medioker.
    Si gjithe kanalet e tjere dhe ky institucion duhet te kaloje ne sistemin kerkese oferte.

    Reply to this comment
  2. "Horri i Bulevardit" February 6, 11:14

    Iku edhe RTSH, skam durim, por dikush qe ka kohen e duhur, mundet te na rreshtoje, te gjitha uzinat, kombinatet, fabrikat, institucionet shkencore, si ne fshat e qytet, ku ata qe se kane jetuar ate kohe, te shohin, se Shqiperia ne kohen e diktatures, nuk e punonte token dhe nuk e korrte prodhimin, me buaj qe dhe kuaj, por me traktore dhe autokombajna, qe kur shifeshin nga lart, te jepte pershtypjen se je ne fushat e pamate te mbjella me grure te Kanadase.
    I futi ne dore dhendri i serbise sali berisha dhe me te vertete i zbatoi porosite e Serbise, pike per pike.
    RTSH-ja, habitem si ka mbijetuar deri tani.

    Reply to this comment
    • Sallakja February 6, 13:40

      Ore Horri, ore qerrata.
      Po nuk te duket se po ekzagjeron pak me ato
      institucionet,autokombajnat……canada…. e ku di une ?
      Tani, vertet qe ky llum qe na mbyti kete cerek shekull,
      eshte i pa pranueshem, por nga kjo, nuk duhen thurur
      lavde komunizmit e komunisteve.
      Me keto ritme qe ke ti, meqenese Hitleri nuk pinte duhan,
      do na thuash qe ishte burre i mire.

      Reply to this comment
    • info analitike February 6, 14:47

      Qyfyri i Bulevardit po te informohesh do te mesosh se ne RTSH tani komandon LSI-PS. Ka disa persona aty brenda qe marrin rrogen edhe pa shkuar fare ne pune e me profesion qe nuk ka te beje fare me ate per te cilin jane punesuar.

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" February 6, 15:03

        Rakitiku info, jam shume i informuar, sa e di qe cdo qindarke, ne tete vitet e shpellarit tend, eshte vjedhur dhe si pasoje, ka ardhur kjo gjendje.
        Rakitiku info, vazhdo largimin ndaj saliut, se shume shpejt do te shohim me emer tjeter, si lepires i Rames.
        Kurse une e kam patur per Ramen, te njejtin opinion, si kur nuk ishte fare ne politike, si kur erdhi ne politike dhe tani qe eshte kryeminister.
        Tung rakitiku info, mos harro racionin e darkes ke SHQUP, se saliu ka hongur mish thiu, morra vesh.

        Reply to this comment
        • info analitike February 7, 03:47

          Qyfyri i Bulevardit dmth. sipas rradakes tende le te leme keta hajdutet e qete te vjedhin tani e te merremi me ata qe ishin me pare! Une them qe te kapen hajdutet pa bere dallime partiake e ti me thua se qenkam berishist. Keshtu si ti silleshin dikur edhe berishistet ndaj kujtdo guxonte ti kritikonte idhullin e tyre.

          Reply to this comment
  3. specialisti February 6, 13:18

    Ky artikull, si shume artikuj me jete teme, nuk eshte i sakte. Problemet, te cilat trajtohen jo rralle, kur vjen fjala per RTSH nuk sqarohen si duhet.
    RTSH eshte operator publik dhe si i tille nuk do mbyllet asnjehere.
    Tenderi i RTSH e ka fituesin e tij dhe kjo eshte kompania gjermane Rohde&Schwarz.
    RTSH i ka te gjitha mjetet financiare per te perballuar kredine prej 20 milione eurosh, qe do perdoret per realizimin e projektit te transmetimit te programeve te saj, transmetim qe eshte ne formatin dixhital.
    Sigurisht ka faktore mediatike te cilet nuk duan te lejojne zhvillimin e RTSH dhe dihet kush jane. Ata e vonuan kete proces, qe po te ishte realizuar qe para dy vjetesh (tenderi eshte bere ne muajin maj, 2013, sot shqiptaret do shihnin sinjalin e RTSH, qe do u sillte dhjetra kanale pa pagese.
    Asnje shqiptar nuk paguan takse per RTSH. Kjo ka qene gjithnje nje deklarate e pasaklte. Shikoni me vemendje faturen e OSHEE dhe do shihni se nuk ka asnje referim per ndonje pagese per RTSH. Te gjithe vendet paguajne taksen e aparatit marres. Ne Shqiperi kjo takse eshte afersisht 0,7 euro. Bosnje-Herzegovina dhe Kosova paguajne respektivisht 3 dhe 4 euro ne muaj per te njejten gje. Keta jane paguesit me vlere minimale ne Europe. Ne Itali paguhet 113,5 euro ne vit, ne France rreth 175 euro, pwer te vajtur ne Gjermani e gjetke ku paguhet me shume se 270 euro ne vit.
    Zoti Erebara duhet te kete kujdes ne shkrimet e tij, sepse, padashur, con uje ne mullirin e atyre qe nuk e duan RTSH…
    Kur RTSH te dale ne transmetime dixhitale, njerezit do kene te drejte te flasin…dhe do kenaqen sepse do kene mundesi te shohin programe te cilat sot as i mendojne.

    Reply to this comment
  4. spartaku February 6, 13:31

    Kame tete vjete qe nuk e hap asnjehere televizorin te TVSH-ja se eshte bere nje kanal gjoja zyrtar i Sali Berishes.Mire bejne ta mbyllin dhe te mos e hapin me, se nuk na duhet.Ka plot televizione te tjere.

    Reply to this comment
  5. spartaku February 6, 13:32

    Kame tete vjete qe nuk e hap asnjehere televizorin te TVSH-ja se eshte bere nje kanal zyrtar i Sali Berishes.Mire bejne ta mbyllin dhe te mos e hapin me, se nuk na duhet.Ka plot televizione te tjere.

    Reply to this comment
  6. spatari February 6, 14:15

    Rtsh kanal televiziv pa interes e vizion vetem e vetem per tu mare parate shqiptareve te thjeshte e per ti perdorur po prape si duan vete te hiqet te zhduket.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim